AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisionerit për të Drejtën e Informimit përballet me kritika në Kuvend

Kuvendi miratoi të enjten vetëm me votat e mazhorancës rezolutën për punën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ndërsa opozita shfaqi kritika për rolin e tij në skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale vitin që shkoi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi, në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut. | Foto: LSA

Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, raportoi të enjten në Kuvend për punën  e këtij institucioni gjatë vitit 2021, ku u përball me kritika nga deputetët e opozitës.

Dervishi tha se ka pasur një ndërgjegjësim të publikut në kërkesat për informim, por e cilësoi transparencën e institucioneve në nivele të pakënaqshme.

“Kemi pasur 1354 ankesa, një rritje 30 për qind nga viti 2020. Kërkesat janë kryesisht nga qytetarë, shoqëria civile dhe media investigative”- tha ai.  Sipas Dervishit, “analiza tregon se përgjegjësitë në ushtrimin e transparencës së institucioneve janë ende në nivele jo të kënaqshme dhe mbeten në shumë raste ende formale”.

Në fushën e të drejtës së informimit Komisioneri tha se fokusi është në zbatimin e programit të transparencës dhe realizimin e aksesit pa kërkesë si instrument informimi.  Si zgjidhje për më shumë transparencë, Dervishi referoi krijimin e regjistrave elektronikë në të gjithë institucionet për të shmangur burokracitë. Ndërsa e cilësoi “sëmundje të autoriteteve publike” ndërrimin e shpeshtë të kordinatorëve për informim.

Rrjedhjen e të dhenave personale ai e cilësoi “ngjarje të rëndë”, dhe shtoi se komisioneri kishte pasur një reagim të menjëhershëm dhe kishte bërë hetim administrativ brenda kufinjve ligjore të punës së tij.

“Pa dashur të heqim asnjë gramë përgjegjësie nga ajo që i takon punës tonë ndihemi të keqardhur për shkak të moskuptimit edhe nga profesionistë të fushës dhe kufijve të përgjegjësisë së zyrës së komisionerit”- u shpreh Dervishi duke u kërkuar deputetëve të kuptojnë kufirin se, “ku fillojnë e mbarojnë kompetencat e komisionerit dhe ku fillojnë përgjegjësitë e kontrolluesve, pra të atyre që përpunojnë të dhënat personale, qofshin institucione publike apo private”.

Në raportin e komisionerit pati kritika për përdorimin e konfidencialitetit në kontratat publike nga institucionet publike.

“Ka paqartësi nga institucionet publike për konceptin e konfidencialitetit në kontrata publike, i trajtuar jo në përputhje me ligjin. Rregulli është transparenca, përjashtimi është kufizimi”- tha Dervishi në Kuvend.

Komisioneri sugjeroi që kontrolluesit e të dhënave personale duhet të ndërtojnë sisteme sigurie dhe të rishikojnë dhënien e aksesit në të dhënat personale. “Nuk duhet të kuptojë akses të drejtpërdrejtë dhe të pakufizuar, që mund të shpjerë në tejkalim të detyrës që ligji e autorizon një kontrollues”- theksoi ai.

Deputetët e opozitës e cilësuan një dështim programin e transparencës nga institucionet publike dhe dixhitalizimin e të dhënave si një instrument të qeverisë për të shantazhuar qytetarët.  “Për ç’të drejtë informimi flasim? As ne deputetëve nuk na jepet informacioni. Refuzojnë informimin”- tha deputeti i LSI-së Petrit Vasili. Sipas tij, qeveria ka kontrata koncensionesh sekrete, vaksina me kontrata sekrete dhe tendera sekretë. “Sekretet janë kundër interesit të publikut dhe pse bëhet fjalë për taksat publike”- shtoi ai.

Ndërsa mbrojtjen e të dhënave e cilësoi si një “gjendje dramatike”. “Ne jemi para një rënie të shtetit, moment i rëndë, kur miliona të dhëna janë sheshit” -tha Vasili.  Sipas tij raporti i komisionerit ishte i paplotë, për aq kohë sa nuk u fol për përgjegjësit që qëndrojnë pas këtij skandali.

Komisioneri mori vlerësime nga mazhoranca dhe nga përfaqësues të saj u premtua se do të bëhen përmirësime legjislative për të mbështetur më tej punën e këtij institucioni. Deputetja Klotilda Bushka mbrojti punën e komisionerit në çështjen e rrjedhjes së të dhënave duke u kërkuar deputetëve që të kuptojnë ndarjen e përgjegjësive dhe kufizimet ligjore që ka pasur komisioneri në hetim.

Rezoluta për punën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2021 doli me disa rekomandime ku i pari ishte përmbyllja e hetimit administrativ mbi publikimin e databazës me të dhënat e pagave të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe privat si dhe databazës me të dhënat e targave të automjeteve. Kuvendi i kërkon gjithashtu të vijojë monitorimin dhe mbikëqyrjen proaktive të autoriteteve publike për verifikimin e përditësimit të Programit të Transparencës, etj..

 

Etiketa: Besnik DervishideputetHetimKlotilda BushkaKomisioneriKuvendKuvendiLSIMediaParaPetrit VasiliPunëQeveriaRaportiRezolutasekretTaksatTenderaTransparencavaksina
Tjetri
Stuhia në horizont; ekonomia shfaq shenjat e para të stagflacionit

Stuhia në horizont; ekonomia shfaq shenjat e para të stagflacionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.