AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Stuhia në horizont; ekonomia shfaq shenjat e para të stagflacionit

Të ardhurat e qeverisë shënuan rritje marramendëse në tremujorin e parë të këtij viti, por volumi i mallrave të përpunuara në porte dhe importi i mallrave kryesore të akcizës pësoi rënie, duke sugjeruar se vendi mund të përballet me rënie ekonomike me inflacion të lartë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjëse duke prerë dhe paketuar bukë, në një furrë buke në Tiranë. | Foto: LSA

Të ardhurat e qeverisë shqiptare gjatë tremujorit të parë të këtij viti nga taksat dhe tatimet shënuan një rritje rekord prej 27%, udhëhequr nga të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me 43%. Megjithatë, të dhëna të tjera financiare të publikuara së fundmi sugjerojnë se stuhia ekonomike është duke mbërritur tashmë, në atë që ekonomistët e njohin si stagflacion, ku qytetarët vuajnë inflacion të lartë, ndërkohë që bizneset vuajnë kërkesë të ulët.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT [link] mbi transportin e mallrave tregon se në fakt, rritja e të ardhurave të qeverisë duket se rrjedh drejtpërsëdrejti prej rritjes së çmimeve të këtyre mallrave ndërkohë që volumi fizik i tyre është në rënie. Transporti i mallrave me det, ku kryhet shumica dërrmuese e importit dhe eksporteve, ra me 7.4% sipas volumit në tonë, ndërkohë që importi i mallrave me det u rrit me 32% sipas vlerës në lekë, në tremujorin e parë të këtij viti, në krahasim me një vit më parë. Kjo sugjeron se shqiptarët po paguajnë më shtrenjtë për më pak mallra të importuara, por kjo rënie e konsumit po vuhet vetëm nga qytetarët, ndërkohë që rritja e çmimeve është mëse e mjaftueshme për të rritur të ardhurat e qeverisë.

Stagflacioni është situata në të cilën qytetarët, përballë presionit për të paguar më shumë për disa mallra të domosdoshme, si bukë, vaj apo karburante, detyrohen të kursejnë në gjithçka tjetër që nuk është e domosdoshme aty për aty, si fjala vjen, rroba, pushime apo dëfrime. Këto lloj tronditjesh sjellin rënie të prodhimit, investimeve dhe vendeve të punës, pra stanjacion ose recesion, të shoqëruar me inflacion. Kjo situatë ndodh kur goditjet inflacionuese janë të jashtme, siç është aktualisht rritja e çmimeve për shkak të Luftës në Ukrainë. Por një pjesë e inflacionit duket se është e brendshme dhe lidhet me kursimet e larta të akumuluara nga popullsia gjatë krizës së pandemisë, kur pagat vijuan të jepen pothuajse të plota, të financuara me borxh, ndërkohë që shumë shpenzime nuk kryheshin për shkak të ndalimqarkullimit.

E gjithë bota është duke u përballur me një situatë të ngjashme. Në SHBA në tremujorin e parë u shënua rënie ekonomike në masën 1.4% dhe inflacioni më i lartë në dyzet vjet. Në Eurozonë, inflacioni u rrit me 7.5% në mars pasi çmimet e energjisë u rritën me 38% në krahasim me një vit më parë. Rritja ekonomike e eurozonës u ngadalësua në vetëm 0.2% në terma vjetorë.

Etiketa: EkonomiaInflacioniINSTATMASMinistria e FinancavePagatParaPunëpushimerecesionRritja e çmimeveRritja ekonomikeSHSHBAshpenzimeshqiptareStagflacioniTaksat
Tjetri
Qeveria urdhëron mosregjistrimin e pronave që pengojnë “investitorët strategjikë”

Ligji për investime strategjike cilësohet si mjet klientelist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.