AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Inflacioni rrit me 27% të ardhurat e buxhetit të shtetit

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me vetëm 2% në terma realë gjatë këtij viti, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por ndërkohë, dallga e inflacionit që ka përfshirë botën dhe Shqipërinë, i ka dhënë qeverisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti 250 milionë euro më shumë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministi Edi Rama dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj në Kuvendin e Shqipërisë më 21 prill 2022. Foto: LSA

Zyrtarisht Indeksi i Çmimeve të Konsumit të Shqipërisë u rrit me 5.7% në mars të këtij viti, në krahasim me marsin e vitit 2020. Ky duket një inflacion i ulët në krahasim me çfarë po përballen konsumatorët e vendeve të tjera të botës. Fjala vjen, inflacioni në SHBA u rrit me 8.5% në mars ndërsa në Eurozonë, u rrit me 7.5%. Por ndërsa shqiptarët po bëjnë llogaritë me çmimet e rritura, qeveria duket se është në krahun e përfituesve nga kjo dallgë inflacioni. Për shkak se çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar janë rritur me forcë dhe shumica dërrmuese e të ardhurave të qeverisë përbëhen nga taksa mbi mallrat e importuara, qeveria po njeh rrekorde të njëpasnjëshme në të ardhurat buxhetore.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-mars të këtij viti, të ardhurat totale të buxhetit ishin 139.2 miliardë lekë, afërsisht 30 miliardë lekë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në rast se kjo tendencë vijon në pjesën e mbetur të vitit, qeveria pritet të ketë në duar mbi 1 miliardë euro më shumë, shifër kjo përballë të cilës, e ashtuquajtura “paketë” e saj e përbërë nga indeksimi i pensioneve dhe një garanci buxhetore për importin e energjisë elektrike, të ngjajë një asgjë.

Qeveria ndryshoi buxhetin e shtetit të vitit 2022 me një akt normativ në mars, duke ndarë 20 miliardë lekë për të mbuluar koston e rritur të importeve të energjisë elektrike dhe 6 miliardë lekë në ndihmë të familjeve të varfra, një fond të cilit i vuri emrin bombastik “paketa e rezistencës sociale”. Këto të dy ndërhyrje në krahun e shpenzimeve janë më pak se sa të ardhurat shtesë prej 30 miliardë lekësh që buxheti i shtetit ka pasur në periudhën janar-mars.

Fondi prej 26 miliardë lekësh të shpenzimeve shtesë për ndihmë ekonomike dhe energji elektrike do të sigurohej, sipas parashikimeve të qeverisë, përmes rritjes së të ardhurave me 10 miliardë lekë dhe kursimeve në shpenzime operative me 5.8 miliardë dhe të investimeve me afro 10 miliardë të tjera. Siç duket, taksat shtesë që qytetarët kanë paguar për qeverinë për tre muajt e parë të këtij viti, mjaftojnë dhe e tejkalojnë koston vjetore të “paketës së reziztencës sociale” të qeverisë “Rama”.

Rritja kryesore në të ardhurat e qeverisë është në zërin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me 44%. Ndërsa çmimet e mallrave të rëndësishme janë dyfishuar dhe trefishuar në tregun ndërkombëtar, TVSH, taksat doganore dhe akcizat e paguara për këto mallra janë shtuar gjithashtu. Psh., ndërsa çmimi i vajit të lulediellit është rritur me 2.5 herë në tregun ndërkombëtar ndërsa çmimi i hekurit është rritur me 3 herë. Kjo do të thotë që qeveria po arkëton 2.5 dhe 3 herë më shumë TVSH nga e njëjta sasi malli.

Qeveria nga ana tjetër nuk duket as shumë e interesuar që të shpenzojë, qoftë duke realizuar projektet e investimeve që ajo vetë ka ndërmarrë. Shpenzimet kapitale, termi zyrtar që buxheti përdor për investimet në rrugë, shkolla e të tjera, ishin këtë vit 43% më pak se sa në periudhën janar-mars 2021. Qeveria duket se nuk e ka me ngut as për të ashtuquajturin “Fond Rindërtimi”, i cili duhet t’i ofrojë banesa qytetarëve të mbetur pa strehë nga tërmeti i vitit 2019. Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, shpenzimet për fondin e rindërtimit ishin vetëm 9 milionë euro, ose vetëm 6% e planit vjetor. Ato janë edhe 60% më të ulëta se sa në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Të gjitha tenderët e rindërtimit u bënë, në kundërshtim me këshillën e FMN-së, përmes procedurave të kufizuara, gjë që ul konkurrencën në emër të urgjencës, pra nevojës që punimet të mbarojnë sa më parë dhe banorët që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti të rregullohen sa më parë. Por së paku për tremujorin e parë të këtij viti, qeveria dukshëm nuk ka kurrfarë nxitimi për të mbyllur punimet e rindërtimit, në vitin e tretë pas rënies së tërmetit.

Etiketa: BanorëbuxhetiBuxheti i ShtetitEdi RamaEkonomiaenergji elektrikeenergjia elektrikeEuroFMNIndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitInflacioniMinistria e FinancaveParaQeveriaRamaRindertimiSHSHBAshkollashpenzimeshqiptaksaTaksattenderTVSH
Tjetri
Gjyqtarja Fida Osmani përballet me probleme të pasurisë në veting

Gjyqtarja Fida Osmani përballet me probleme të pasurisë në veting

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.