AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar për investimet strategjike

Disa deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të marrë në shqyrtim praktikat e ndjekura për investimet strategjike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku

Shtatë deputetë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar të mërkurën Kuvendit ngritjen e një komisioni parlamentar të posaçëm me synimin për të hetuar praktikat e ndjekura nga Komiteti për Investimet Strategjike.

Edhe pse nuk do të jetë komision hetimor, synimi sipas firmëtarëve është hetimi i shkeljeve në këto vendime duke marrë shkas dhe nga bërja publike e rasteve kur statusi u është dhënë familjarëve të ministrave apo njerëzve të afërt me pushtetin.

“Qëllimi kryesor është bërja e transparencës publike dhe sigurisht çuarja përpara drejtësisë nëse konstatohen shkelje,” tha deputetja Jorida Tabaku.

Sipas Tabakut do të shqyrtohen të gjitha dosjet e KIS-it dhe do të shikohen vendimmarrjet që kanë krijuar problematika me çështjen e pronësisë.

“KIS ka dhënë vendimmarrje që prekin çështjen e pronës në mënyrë abuzive pa asnjë transparencë,” sqaroi ajo.

Inciativa për të përdorur këtë instrument parlamentar, sipas Tabakut, erdhi pasi ishin refuzuar kërkesat njëpasnjëshme të deputetëve të PD-së për vënien në dispozicion të dosjeve përkatëse për vendimet e KIS-it. Sipas saj arsyeja pse nuk u kërkua komision hetimor kishte të bënte me zgjatjen e procedurave parlamentare.

“Komisioni i posaçëm ka një procedurë më të shkurtër parlamentare dhe ne duam që të fillojë menjëherë hetimi,” tha ajo.

Por fjala hetim nuk është pjesë e objektit zyrtar të komisionit, i cili ka të bëjë më shumë me hartimin e ndryshimeve ligjore dhe hartimin e një ligji të ri që të rregullojë çështjen e investimeve.

Sipas kërkesës zyrtare të dorëzuar në Kuvend objekti i komisionit do të jetë;  “shqyrtimi i të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike; hartimi i ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”; dhe shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit “Për investimet”.

Duke iu referuar vendimeve të KIS për dhënien e statusit strategjik familjarëve të ministres Olta Xhaçka dhe aktorit Gazmend Paja, anëtar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, deputetët demokratë argumentojnë se vendimet e dhëna “ngrejnë dyshime të forta për paligjshmëri, korrupsion dhe klientelizëm”

Etiketa: deputetHetimInvestimet strategjikeJorida TabakuKISKomisionKomiteti i Investimeve StrategjikeKorrupsionKuvendOlta XhaçkaPartisë DemokratikePDPSshqipTiranëVendimet
Tjetri

Vetingut të Elbana Llurit i bashkohen edhe fashikujt e çështjes së ish-bashkëshortit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.