AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama ankohet nga SPAK, kërkon që të hetohen edhe të tjerët dhe jo vetëm socialistët

Kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj në mënyrë sfiduese kritikave të ndërkombëtarëve për “presionin” që ai akuzohet se po bën ndaj prokurorisë së posaçme, ndërsa u ankua se vetëm zyrtarë socialistë janë sot pas hekurave.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Tiranë më 11 maj 2022. Foto: LSA

Rama mbajti një konferencë të pazakontë për shtyp nga zyrtat e Partisë Socialiste krahas ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja të mërkurën në të cilën u ankua se drejtësia e re po godet vetëm qeverinë e tij dhe jo opozitën, ndërsa mbajti qëndrim sfidues ndaj kritikave të SHBA-së dhe BE-së në lidhje me “presionin” e tij ndaj SPAK.

Komentet e Ramës vijnë pasi dy ish-ministra të qeverisë së tij janë pas hekurave krahas një ish-deputeti dhe disa zyrtarëve të lartë.

“[SPAK] siç po vjen në anën tonë, duhet të shkojë në çdo anë. Nuk duam një drejtësi të pjesshme dhe të njëanshme,” deklaroi Rama.

“…kur ne qepim gojën, kur një grua arrestohet për një arkë peshk, dhe pavarësisht disproporcionalitetit në raport në të tërën, themi, edhe arka e peshkut është shkelje,” deklaroi Rama duke u ankuar për ish-zëvendësministren e brendshme Rovena Voda, e cila u akuzua dhe dënua në shkallë të parë për përvetësimin e 1 mijë eurove, një celulari dhe një arke me peshk nga një aplikante për vend pune nën premtimin e mbështetjes për punësim në shtet.

“Qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vettingut,” deklaroi Rama duke kërkuar hetimin e tragjedisë së Gërdecit të vitit 2008 apo vrasjen e katër protestuesve në bulevard më 21 janar 2011.

Rama u kritikua nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim të martën ndërsa zyra e Delegacionit Evropian në Tiranë theksoi “rëndësinë e pavarësisë së prokurorëve” në komente indirekte ndaj kritikave që Rama bëri ndaj SPAK javën e kaluar gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.

Sipas ambasadores Yuri Kim, drejtësia “do të quhet e suksesshme kur të mos mendojmë më se është me vend që udhëheqës politikë në pushtet apo jashtë pushtetit të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të këtij apo atij; të thuhet se drejtësia jepet vetëm kur në burg futet tjetri dhe se drejtësi nuk bëhet kur në burg futen të mitë. Kjo nuk është drejtësi; nuk janë këto standardet që duam t’ju ndihmojmë të arrini në Shqipëri. Dhe mendoj se nuk janë këto standardet që populli shqiptar kërkon kur flet për reformë në drejtësi.”

Rama gjithsesi pretendoi se deklarata e tij nuk mund të konsiderohet presion ndaj SPAK përderi sa edhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për hetimin e korrupsionit.

“Mua nuk më jep leksione askush për ndërhyrje, as shqip, as anglisht, as frengjisht,” deklaroi Rama.

Etiketa: 21 janarBEBurgDrejtësiaEdi RamaGjykatëKorrupsioniMITPartisë SocialisteprokurorPSPunëRamaraportRovena VodaSHBAshqipShqipëriSPAKUlsi ManjaYuri Kim
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Etien Kapo – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Etien Kapo – Prokuroria e Tiranës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.