AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kreu i ILD-së i kërkon Kuvendit ndryshime ligjore për kriteret e inspektorëve

Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani raportoi të enjten në Komisionin e Ligjeve duke i kërkuar Kuvendit mbështetje për ngërçin ku ndodhet institucioni me rektrutimin e trupës së inspektorëve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një konference. Foto:LSA

Metani tha se gjatë vitit të parë puna është bërë me një inspektor dhe ka kërkuar komandimin e magjistratëve të tjerë pranë këshillave. “Nga KLGJ nuk ka pasur asnjë komandim, ndërsa nga ana e KLP-së janë komanduar 4 magjistratë prokurorë. Vetë ILD ka rekrutuar 4 inspektorë jo magjistratë duke e çuar numrin e inspektorëve në total 8, nga 26 që parashikon ligji’- raportoi ai.

“Nevojë imperative për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë mbetet plotësimi i njësisë së Inspektorëve me Inspektorë magjistratë, sidomos të profilit gjyqtar dhe për këtë janë të nevojshme ndërhyrjet ligjore”- tha Metani.

Ai i kujtoi deputetëve se ILD ka depozituar që para një viti propozimet për ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me ndryshimin e kritereve të kandidatëve, por Kuvendi nuk i ka futur në axhendë.

“Nevoja e ndryshimeve ligjore mbetet një prioritet për vitin 2022”- theksoi Metani.

Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, deklaroi se do të merrej parasysh kërkesa, por i kërkoi Metani që të shfrytëzonte ligjin aktual për të zgjedhur inspektorë të rinj. “Do tju inkurajoja që të shfrytëzoni të gjitha mjetet në kuadër të parimeve të funksionalitetit për t’a plotësuar skuadrën, ndërsa për pjesën ligjore ky komision do të ketë rolin e vet proaktiv”- tha ajo.

Ndërsa deputeti Fatmir Xhafa, i cili ka drejtuar komisionin për reformën në drejtësi, ofroi argumentet kundër ndryshimit të kritereve për trupën e inspektorëve, që sipas tij do të ishte me pasoja nesër. “Nuk jam për ulje kriteresh”- tha ai, duke propozuar si zgjidhje shtyrjen e afatit të daljes në pension për gjyqtarët me 3-5 vite për t’i mbajtur në sistem si inspektorë.

“Një zgjidhje që mund ta zbuste dhe nuk kemi pse prekim thelbin e kritereve”- argumentoi Xhafa.

Metani vlerësoi propozimin, duke shtuar se për të do ishte e pranueshme çdo zgjidhje që bënte të mundur funksionimin e plotë të ILD-së.

Në raportimin e tij, Metani i vuri theksin dhe problemeve të bashkëpunimit me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë për çështjen e inspektimeve.  “Ankesat që na vijnë nga këshillat shpesh herë janë të shkruara jo sipas standardeve, na duhet kohë t’i kuptojmë”- tha ai.

Ai po ashtu u ankuza se nuk ishte vënë në dijeni të hartës së re gjyqësore dhe se inspektorët nuk kishin akses në sistemin e vendimeve të KLGj-së.

Deputeti Xhafa bëri disa komente në formë kritike për punën dhe rolin e  ILD-së në sistemin e drejtësisë dhe ngriti një dyzinë me pyetje për kreun e tij.

“Institucioni është në funksion reaktiv dhe pak në rol proaktiv”- tha Xhafa, duke shtuar se qëllimi pse u krijua inspektoriati ishte që të krijojë besimin tek sistemi i ri i drejtësisë nëpërmjet inspektimit. “Nuk na intereson besimi i publikut tek ILD në vetvete”- shtoi ai, pasi pritshmëritë janë që nëpërmjet punës së ILD të krijohet besueshmëria tek sistemi në tërësi.

Metani tha se ndante të njëjtin mendim për rolin e ILD, por risolli sërish në vëmendje problemin me burimet njerëzore. “Kur nisa punë nuk kisha një karrige ku të ulesha dhe shkoi viti duke kërkuar zyrë”- tha ai, ndërsa e cilësoi sfidën më të madhe rekrutimin e inspektorëve të rinj.

“Kemi qenë proaktivë”- i tha ai Xhafës duke shtuar se “çdo akt inspektimi ka të bëjë me standardet që vendosen për të mos shkelur balancën në sistem”.

Pyetjes nëse ndihej nën presion apo i kërcënuar nga politika Metani iu përgjigj “jo”.  Kritikat apo deklaratat politike ai i cilësoi si “probleme të demokracisë”. “S’ka pavarësi të gjyqësorit nëse nuk funksionon demokracia, si dhe e kundërta”- tha ai.

Sipas statistikave në ILD janë depozituar më shumë se 4000 ankesa, kryesisht nga qytetarët dhe këshillat, ku përfshihen dhe ankesa të mbartura nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Etiketa: Artur MetanidemokraciadeputetGjyqgjyqtarILDInspektorInspektori i Larte i DrejtesiseKLGJKlotilda BushkaKLPKomisionKuvendiMagjistratndryshime ligjoreParapasojaprokurorPunaPunëulje
Tjetri
Elveta Murra përballet me barrë prove për bilanc negativ prej 14 milionë lekësh

Elveta Murra përballet me barrë prove për bilanc negativ prej 14 milionë lekësh

v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.