AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Lufta në Ukrainë është një thirrje zgjimi që Evropa të ringjallë procesin e zgjerimit

BE-ja duhet të përdorë këtë moment krize të jashtëzakonshme për të rivlerësuar rrënjësisht politikën e saj të fqinjësisë dhe për të nisur procesin e saj të ngecur të zgjerimit.

Paul SchmidtVedran DzihicngaPaul SchmidtdheVedran Dzihic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i BE-së. Foto: Pixabay.

Më 24 shkurt, Evropa u zgjua me një realitet të ri. Ecuria e luftës ruse kundër Ukrainës dhe propaganda e Kremlinit tregojnë përmasat e këtij sulmi ndaj botës së lirë.

Pushtimi i Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin është një pikë kthese në historinë evropiane.

Në javët e para të luftës, Perëndimi dhe Bashkimi Evropian treguan vendosmëri dhe unitet të papritur. Megjithatë, me kalimin e çdo jave dhe muaji të luftës, uniteti i Perëndimit do të testohet gjithnjë e më shumë. Debatet e fundit për ndalimin e importeve të energjisë ruse dhe pasojat e kësaj janë vetëm fillimi.

Sado që shpresojmë që vuajtjet njerëzore të ukrainasve të marrin fund sa më shpejt, duhet të pranojmë se procesi i shpërbërjes së rendit evropian të pasluftës sapo ka filluar.

Lufta po ndryshon kontinentin tonë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian, shteteve të tij anëtare dhe vendeve partnere, të shohin pamjen më të gjerë, të përshtaten me realitetet e reja dhe të riorganizohen.

Një temë që është kthyer në krye të agjendës së BE-së është zgjerimi, i cili prej disa kohësh ndodhet në një ngërç teknokratik, por edhe politik.

Kërkesat për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë ofrojnë dëshmi se gjeopolitika e zgjerimit po fiton rëndësi.

Ukraina kërkon një perspektivë të qartë evropiane, duke argumentuar me të drejtë se janë pikërisht ato që mbrojnë vlerat evropiane, në luftën e tyre kundër pushtimit rus.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë qëndruar shumë gjatë në dhomën e pritjes së Bashkimit, janë pjesë e këtij ekuacioni gjeopolitik.

Fuqitë e mëdha jodemokratike si Kina apo Rusia po ndërhyjnë në rajon dhe po sfidojnë BE-në dhe Perëndimin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ende manovron mes presionit nga Perëndimi për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, simpatisë së supozuar të një pjese të madhe të popullsisë serbe për Putinin dhe preferencës së tij për modelin shtetëror kinez.

Loja me zjarrin e liderit serb të Bosnjës pro-rus Milorad Dodik në entitetin kryesisht serb Republika Srpska në Bosnje është bërë një kërcënim i përhershëm për stabilitetin e vendit.

Ky nuk është një moment i mirë për somnambulët politikë. Në vend të kësaj, është koha për t’i dhënë përparësi projektit të integrimit evropian dhe për të rivlerësuar rrënjësisht politikën evropiane të fqinjësisë dhe procesin e ngecur të zgjerimit të BE-së.

Kërkohet: fqinjësi e re dhe politikë zgjerimi

 

Ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Ranko Krivokapiç, Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, Ministrja e Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës Bisera Turkovic, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gervalla pozojnë për një foto në fund të takimit të ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit në Këshillin Evropian, në Bruksel, Belgjikë, 16 maj 2022. Foto: www.consilium.europa.eu

Për vite të tëra, njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë pritur progres në integrimin në BE. Ngërçi politik në shumë vende të rajonit ka bërë që tendencat autoritare të fitojnë terren.

Bllokimi i negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka dëmtuar besimin e popullatës së tyre ndaj BE-së. Sondazhet e fundit të opinionit në Serbi tregojnë se për herë të parë që nga fillimi i procesit të anëtarësimit të saj, se shumica e serbëve nuk janë më në favor të anëtarësimit në BE.

Bllokimi nga të dyja palët është një rrezik i madh për stabilitetin politik. Kjo është arsyeja pse nevojitet një perspektivë më e besueshme anëtarësimi në BE – tejkalimi i bllokadës mendore në disa shtete anëtare individuale dhe përfundimi i shantazheve nacionaliste – si ai i Bullgarisë, në rastin e Maqedonisë së Veriut.

Pranimi serb i narrativave ruse duhet të dënohet, së bashku me përpjekjet e vazhdueshme për të minuar integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

BE-ja po mëson të përdorë politikisht fuqinë e saj të konsiderueshme ekonomike dhe këto mësime duhet të ushqehen me një qëndrim të ri dhe largpamës ndaj Ballkanit Perëndimor, që synon të pengojë zhvillimet destabilizuese në rajon.

Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor do të ishte një mundësi e mirë për këtë. Është një shans i vonuar për të nisur përfundimisht negociatat e anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për të hequr vizat për Kosovën.

Tregoni guxim

Nevojitet një sinjal i besueshëm përkushtimi nga Brukseli – një zgjim nga ngurtësia teknokratike që ka karakterizuar zgjerimin e BE-së dhe politikën e fqinjësisë. BE-ja ka nevojë për qartësi sa i takon asaj që mund të arrihet me procesin e zgjerimit.

Çdo largim i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor nga Evropa do të ishte më shumë se kundërproduktiv për rajonin dhe të gjithë kontinentin.

Një “evropianizim” i përbashkët gjeopolitik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, duhet të bëhet prioritet i BE-së.

Ne gjithashtu duhet të ndalojmë shtyrjen e shumicës së shpërblimeve politike deri në fund të procesit dhe në vend të kësaj të mundësojmë një integrim hap pas hapi në politikën e BE-së.

Kjo nuk do të thotë heqje të kushtëzimit, por dhënien e më shumë stimujve, duke rritur presionin për reforma. Integrimi në BE nuk do të ndodhë brenda natës dhe të gjitha vendeve do t’u duhet kohë derisa rrugëtimi i tyre integrues të arrijë objektivin përfundimtar të anëtarësimit të plotë.

Ndërsa anëtarësimi në një konfederatë evropiane, siç u propozua kohët e fundit nga Emmanuel Macron i Francës, mund të ofrohet me shpejtësi dhe të materializohet në bashkëpunim më të thellë me BE-në, në fund të kësaj rruge duhet të ruhet perspektiva e anëtarësimit aktual në BE – nëse dhe kur vendet zgjedhin të dhe plotësojnë kriteret.

Në këtë rrugë drejt anëtarësimit, rezultate të prekshme janë të nevojshme për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të nxitur guximin politik për të ndërmarrë hapat e duhur që çojnë në integrimin e mëtejshëm në Tregun e Vetëm Evropian dhe pjesëmarrjen në programet dhe fondet strukturore të zgjedhura të BE-së.

Sot, BE-ja po mëson shpejt se marrëdhëniet e ngushta tregtare nuk i dëbojnë automatikisht despotët joliberalë. Fuqia ekonomike duhet të bëhet një mjet politik dhe një vizion politik i bazuar në vlera duhet të promovohet më me vendosmëri.

Në fillim të luftës në ish-Jugosllavi në vitet 1990 njerëzit besonin se kishte ardhur “ora më e madhe e Evropës”. Në fakt, nuk kishte kështu.

Në dritën e kërcënimit më serioz për paqen në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, tani duhet të vijë më në fund “ora” e Evropës. Nuk duhet të mungojë momenti aktual për një bashkim të pavarur, demokratik dhe gjeopolitik që i pret fqinjët krahëhapur.

Etiketa: Bashkimi EvropianBEBorrellBosnjeBrukselBrukseliEmmanuel MacronEuropaEvropaIntegrimiish-JugosllaviJosep BorrellJugosllaviKinaKosovëLuftaMacronMilorad DodikOlta XhaçkaParaprogresPropagandaPunëPushtimi i UkrainësPutinrajonReformaRepublika SrpskarrezikRusiaSamitiSerbiSHshqipUkrainaUkrainëVladimir Putin
Tjetri
Shqipëria më në fund debaton rreth përdhunimeve të komunizmit

“Tronditi diktaturën”: Të burgosurit politikë kujtojnë revoltën në burgun e Spaçit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.