AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi shqyrton kandidatët për Komisionin e Prokurimit Publik

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi të enjten seancë dëgjimore me tre kandidatët e propozuar nga Këshilli i Ministrave për një vend vakant në Komisionin e Prokurimit Publik. Deputetë të opozitës ngritën shqetësimin për rënie të konkurencës dhe klientelizëm në tenderat publikë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka | Foto: LSA

Tre kandidatët e propozuar nga Këshilli i Ministrave, sipas klasifikimit të pikëve gjatë procesit të kualifikimit, prezantuan veten dhe arsyet e kandidimit për anëtar në Komisionin e Prokurimit Publik, para se ky komision të përzgjedhë mes tyre emrat që do të kalojnë për votim në seancë plenare.

Tre kandidatët vinin nga një përvojë pune në prokurorimet publike, ndërsa deputetë të opozitës ngritën shqetësimin se në prokurimet publike janë përqëndruar tenderat në pak duar.

Kandidatja e vlerësuar me më shumë pikë nga Këshilli i Ministrave ishte Nertila Mihali, e cila prej qershorit 2020 mban detyrën e drejtoreshës së zhvillimit të prokurimeve në Agjencinë e Blerjeve të Përqendrura, ku zhvillohen kryesisht tenderat për nevojat e institucioneve publike.

Mihali tha se gjatë përvojës së gjatë në fushën e prokurimeve kishte synuar të zhvillonte tendera që nuk kapnin shifrën limit të fondit të caktuar. Ajo tha se e njihte funksioninim e KPP dhe se e cilësonte si një arritje kulmore profesionale zgjedhjen si anëtare e këtij institucioni.

Deputeti Oerd Bylykbashi vuri në dukje se “tenderat po shkojnë në duart e pak kompanive” dhe e pyeti Mihalin se “si do e përballoni presionin nga ekzekutivi apo marrëdhëniet klienteliste të kompanive me ekzekutivin”.

Kandidatja i cilësoi të pavërteta konstatimet e deputetit. “Nuk mund ta konsideroj të vërtetë që është ulur konkurrenca dhe aty ku jam unë nuk ka tendera që shkojnë në fondin limit”- tha ajo. Ndërsa në lidhje me presionet e mundshme shtoi se nuk i kishte ndodhur më parë një situatë e tillë dhe shpresonte se nuk do t’i ndodhte.

Kandidati tjetër Bledar Cengu vinte nga një përvojë pune në prokurimet publike të Bashkisë Kukës dhe foli për ndryshimet që ka sjellë ligji i ri në prokurorimet publike.

Kandidati i tretë Gjergji Mersini, po ashtu kishte një përvojë në prokurimet e pushtetit vendor, si drejtues prokurimesh në bashkinë Vorë.

“KPP duhet të rrisë efikasitetin me shqyrtimin e ankesave të operatoërë ekonomikë dhe nëpërmjet dixhitalizimit të sistemit të rrisë trasparencën”- tha ai para komisionit.

Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, njoftoi se komisiioni do të vlerësonte kandidatët në një mbledhje të mëvonshme dhe do të vendoste sipas ligjit që sipas plotësimit të kritereve t’i dërgojë seancës plenare 1 ose disa kandidatë.

Etiketa: deputetkandidatëtKlotilda BushkaKomisionKuvendiMbledhjeNertila MihaliOerd BylykbashiParaTenderavotim
Tjetri
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.