AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bajram Begaj zgjidhet President i Republikës

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, zgjidhet Presidenti i ri i Republikës me propozimin dhe mbështetjen e mazhorancës socialiste.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj duke u përshëndetur nga kryeministri Edi Rama në Tiranë më 4 shkurt 2022. Foto: LSA

Ai dha dorëheqjen nga funksioni dhe gradat ushtarake vetëm pak orë para zhvillimit të seancës plenare ku me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim u zgjodh presidenti i ri i vendit.

Opozita e kontestoi procesin e zgjedhjes së tij si antikushtetues dhe braktisi votimin. Vetëm 6 deputetë të partive të vogla të opozitës, 4 të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kishte deklaruar votën kundër, dhe 2 të Partisë për Drejtësi dhe Unitet, morën pjesë në proces.

Duket se një votë pro ka ardhur nga radhët e deputetëve opozitare, pasi mazhoranca numëron 77 deputetë në radhët e saj 74 nga Partia Socialiste dhe 3 deputetë të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Zgjedhja e tij krijoi një ngërç ligjor pasi ushtarakëve nuk u lejohet të zgjidhen në detyra publike të tjera kur janë në shërbim aktiv.  Dekreti i lirimit nga detyra për Begajn, u firmos nga presidenti në detyrë, Ilir Meta, në Stamboll, ku ai ndodhej për vizitë, pas depozitimit të kandidaturës së tij në Kuvend.

Ky akt u cilësua antiligjor nga Partia Demokratike. Dekreti u publikua në faqen e Presidencës dhe u referua në raportin e Komisionit të Ligjeve, por deputeti Oerd Bylykbashi në këtë komision konstatoi mungesën e kopjes fizike të dokumentit.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi një precedent të rrezikshëm për demokracinë zgjedhjen e Begajt, duke e konsideruar atë një ushtarak aktiv në momentin e zgjedhjes.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës së vendeve të lira që nga karrigia e shefit të shtabit të ushtrisë të kalojë në karrigen e presidentit. Kjo ndodh vetëm në junta ushtarake. Me këtë precedent mund të ndodhë grusht shteti”-tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit. “Presidenti kur udhëton atributet e tij i merr kryetari i Kuvendit”- komentoi ai dekretin e Metës.

Berisha dhe deputetët e tij u larguan nga salla duke bojkotuar votimin, ndërsa pjesa tjetër e grupit të PD-së kishte deklaruar bojkotin e seancës duke akuzuar mazhorancën për një proces të njëanshëm në zgjedhjen e kreut të shtetit.

Kryeministri Edi Rama i cilësoi kontestimet “muhabete që nuk kanë lidhje fare” me zgjedhjen e presidentit.  “E rëndësishme është që Shqipëria pas një periudhe dramatike në zyrën e Kreut të Shtetit, do të ketë një president normal”- tha ai pas seancës.

Sipas kryeministrit, Begaj,  “është një figurë e identifikueshme me qytetarin shqiptar, dinjitoz dhe të respektueshëm, me njeriun besnik ndaj vendit e detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm, normal”.

Begaj ishte i pranishëm në llozhën e Kuvendit dhe u përshëndet nga kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë. Ai vjen nga një karrierë e gjatë në Forcat e Armatosura megjithëse në profesion është mjek.

Presidenti i ri u zgjodh në raundin e katërt të votimit që kërkonte shumicë të thjeshtë votash, ndërsa tre raundet e para që impononin një emër konsensual me shumicë të cilësuar u dogjën pa asnjë kandidat zyrtar.

Etiketa: BajramBajram BegajDekretidemokratedeputetEdi Ramaforcat e armatosuraGradatgrusht shtetiIlir MetaKomisionKryeministri Edi RamaKuvendliraMetaMjekOerd BylykbashiOpozitaParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePDpresidentRamaSali BerishaSHshqipShqipëriaStambollTom DoshiVota
Tjetri
Gjyqtari britanik që shkaktoi trazira në EULEX

Gjyqtari britanik që shkaktoi trazira në EULEX

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.