AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rusia e zemëruar për anulimin e vizitës së Lavrov në Serbi

Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi vendimin e fqinjëve të Serbisë për të mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin e Sergei Lavrov, duke detyruar anulimin e vizitës së tij në Beograd.

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov. Foto: Wikimedia/Departamenti amerikan i shtetit.

Pas ditësh pasigurie, vizita e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi u anulua të hënën pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionin e tij – një lëvizje që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova e përshkroi si “një tjetër kanal të mbyllur komunikimi”.

Zakharova konfirmoi një raport nga agjencia e lajmeve Reuters se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mbyllën hapësirën e tyre ajrore ndaj avionit që do të kishte transportuar kryediplomatin e Moskës në Serbi, i vetmi vend evropian që refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Delegacioni rus do të mbërrinte në Beograd për bisedime. Shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-ja kanë mbyllur hapësirën ajrore, kanë mbyllur një tjetër kanal komunikimi”, tha Zakharova, raportoi agjencia ruse e lajmeve Sputnik.

Ajo akuzoi BE-në se po kërkon të izolojë Rusinë.

“Përfundimisht, nuk do të ketë perde hekuri nga ne. Nuk duhet të shqetësoheni. BE-ja është ajo që po e mbyll Rusinë me një perde”, tha ajo.

Më 2 qershor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi se ishin shfaqur komplikime me vizitën e planifikuar të Lavrov në Beograd.

Situata ishte veçanërisht e pakëndshme për Serbinë, një vend kandidat për anëtarësim në BE, sepse tre ditë pas vizitës së lajmëruar të Lavrov, kancelari gjerman Olaf Scholz ishte planifikuar të mbërrinte në Serbi.

I pyetur nëse do të ishte “lajm i keq” nëse kancelari gjermane nuk do të vinte në Beograd për shkak të vizitës së Lavrov, Vuçiç tha se do të ishte, por shpresonte se një rezultat i tillë do të shmangej.

Presidenti serb vuri në dukje se sipas një sondazhi, 77 për qind e popullit serb janë kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia e dënon atë që po ndodh në Ukrainë, por se “nuk beson në sanksione”.

“Ne nuk duam të zgjedhim anë në këtë luftë”, shtoi ai.

Serbia votoi për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj, por deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pavarësisht se është një kandidate për anëtarësim në bllok, që do të përfshinte përafrimin e politikave të saj të jashtme me ato të shteteve të BE-së.

Serbia mban lidhje të forta me Rusinë, si dhe ka një mbështetje të madhe energjetike nga Moska. Pasi Vuçiç pati një bisedë telefonike me Vladmir Putinin më 29 maj, presidenti serb njoftoi se ka rënë dakord për një çmim të favorshëm gazit për importet ruse, i cili do të llogaritet në bazë të çmimit të naftës.

Beogradi gjithashtu e sheh mbështetjen e Moskës për Kosovën si shumë të rëndësishme. Ashtu si Serbia, Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Moska ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilën mund ta përdorë për të moslejuar anëtarësiminb e Kosovës në OKB.

Etiketa: BEBeogradbisedimeBullgariaImportetKandidateKosovëMaliMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutMaria ZakharovambështetjeMoskaNATOOKBOLAFOlaf ScholzraportRusiasanksioneSerbiSerbiaSHSputnikvizita
Tjetri
Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.