AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Speciale zgjat përsëri paraburgimin për ish-presidentin Thaçi

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i zgjatën paraburgimin ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke përmendur shqetësimet se ata mund të arratisen ose të ndërhyjnë te dëshmitarët.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi gjatë konferencës ku dha dorëheqjen. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjyqtari i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Nicolas Guillou, vendosi të enjten që Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të qëndrojnë në paraburgim përpara gjykimit të tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë.

Gjykatësi Guillou hodhi poshtë një kërkesë të mbrojtjes për lirimin e Thaçit dhe Veselit, të cilët ishin dy nga udhëheqësit e kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Dy burrat kanë rreth një vit e gjysmë që ndodhen në paraburgim, që nga nëntori i vitit 2020.

Gjykatësi Guillou arriti në përfundimin se “rreziqet që z. Thaçi (dhe z. Veseli) të arratisen, të pengojnë progresin e procedurave të Dhomave të Specializuara, ose të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të sigurojnë prova në çështje dhe/ose duhet të paraqiten në Dhomat e Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë”.

E ashtuquajtura Gjykata Speciale vendosi se arresti shtëpiak gjithashtu nuk mund të merret në kosnideratë për shkak se Thaçi dhe Veseli kanë autoritet të rëndësishëm në Kosovë dhe për shkak se ekipet e tyre mbrojtëse nuk kanë paraqitur argumente të reja në kërkesat e tyre të fundit për lirimin e tyre.

“Gjyqtari i procedurës paraprake më tej kujton se ai gjeti se provat zbulojnë se gjatë kohës që z. Veseli ishte në krye të SHIK-ut (Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë), anëtarët e SHIK-ut ishin të përfshirë në ndërhyrje të dëshmitarëve”, tha gjyqtari Guillou, duke shpjeguar rrezikun e manipulimit të dëshmitarëve nëse Veseli lirohej nga paraburgimi.

Thaçi ishte drejtor politik i UÇK-së dhe u bë president i Kosovës në periudhën e pasluftës, ndërsa Veseli ishte shef i shërbimit informativ të UÇK-së dhe më vonë u bë kryetar i Kuvendit. Ai ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, në kohën e arrestimit.

Dy burrat janë në pritje të gjykimit për akuzat për krime lufte së bashku me dy ish-bashkëluftëtarë të tyre, gjithashtu figura të rëndësishme politike në Kosovë – kreun e grupit parlamentar të partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe kryetarin këshillit kombëtar të  partisë Nisma Socialdemokrate (NISMA), Jakup Krasniqi.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen se janë përgjegjës për krimet e kryera nga ata dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së në pjesë të ndryshme të Kosovës por edhe në veri të Shqipërisë kundër qindra civilëve dhe joluftëtarëve.

Shumica e krimeve janë kryer në qendrat e paraburgimit në 17 komuna në Kosovë dhe dy rrethe të Shqipërisë, Kukës dhe Has.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.

E ashtuquajtura “Gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: dëshmitarëDhomat e SpecializuaraGjykataGjykata SpecialeGjykatëGjyqhasHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime luftekryetarLuftenismaparaburgimPartisë DemokratikePDKpresidentRexhep SelimiSHSHIKshqipVetëvendosje
Tjetri
ONM rekomandon ‘vlerësim negativ’ për profesionalizmin e gjyqtarit Gerd Hoxha

Gjyqtari Gerd Hoxha pretendoi se kishte njëanshmëri në analizën financiare të Kolegjit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.