AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni për reformën zgjedhore nis punën me mungesë besimi

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore zhvilloi mbledhjen e parë të premten, me sfidën për të arritur me konsensus politik ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor. Anëtarët e opozitës u treguan skeptikë për zbatimin e reformës nga ana e mazhorancës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:57 | 17/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Pak më shumë se një vit nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike u ulën sërish në tryezë të premten në një komision të përbashkët për një reformë të re zgjedhore.

Komisioni do të drejtohet nga dy kryetarë; Damian Gjiknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD dhe do të ketë në përbërje nëntë anëtarë nga PS, gjashtë nga PD dhe tre nga partitë aleate në opozitë.

Sipas Gjiknurit, komisioni do të funksionojë me frymë bipartizane dhe do të synojë kompromisin për ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor.

“Jemi të detyruar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin të gjejmë konsensusin e pika të përbashkëta kompromisi,” tha Gjiknuri në çeljen e mbledhjes së parë.

Anëtarët e opozitës u shprehën dyshues, duke rikthyer në vëmendjen përvojën e një viti më parë, kur pas arritjes së një marrëveshje politike, mazhoranca ndërmori në mënyrë të njëanshme ndryshime të tjera thelbësore në sistemin zgjedhor.

Bashkëkryetari Alibeaj tha se sfida më e madhe e reformës është zbatimi i saj.

“Reforma zgjedhore duhet parë si shërbim për publikun,” tha ai duke kërkuar që ndryshimet të bazoheshin në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e fundit.

Deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që komisioni të mos kthehet në pazare politike dhe as të shkelet në mënyrë të njëanshme.

“Është bërë e mërzitshme reforma zgjedhore çdo vit, që nga viti 2002. Edhe në vitin 2020 u arrit konsensusi, por u vra në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca socialiste,” tha ai. Bylykbashi kërkoi që komisioni të ishte gjithpërfshirës edhe me partitë politike jashtë parlamentit.

Duke iu referuar përvojave të mëparshme, Bylykbashi shtoi se “nëse ky komision do të shërbejë për të krijuar një krizë të re politike, ose një pazar të ri, më mirë të mos jetë”.

I njëjti skepticizëm u shfaq dhe në diskutimet e anëtarëve të tjerë nga opozita.

“Problemi me zgjedhjet nuk fillon e as mbaron te Kodi,” tha Grida Duma, pasi sipas saj, sfida ka të bëjë me kufizimin e qeverisë në përdorimin e administratës dhe burimeve të tjera në fushatë.

Petrit Vasili i LSI-së kërkoi që komisioni të mos kthehej në “tualetin e radhës të politikës” ndërsa ngriti shqetësimin se si ligji mund të ndalonte fenomenet e shitblerjes së votës dhe përdorimin e administratës në zgjedhje.

Edhe më i ashpër ishte deputeti Dashnor Sula, sipas të cilit reformat janë bërë ndër vite për interes të liderëve politikë.

“Jemi katandisur sot në këtë gjendje, ku deputetët janë të emëruar,” tha Sula. “Edhe në 25 prill të 2021, në Kuvend vjen grupi i të fortëve, grupi i biznesmenëve të dyshimtë që blejnë vota në zonat e tyre elektorale dhe të korruptuarit e administratës që vjedhin në 4 vite dhe ato para i shfrytëzojnë për të blerë mandatin,” shtoi ai.

Deputetët socialistë kërkuan që reforma të jetë sipas standardeve më të mira dhe çdo vendim të merret me konsensus politik. “Ky komision duhet të jetë i fundit,” tha Klotilda Bushka duke shtuar se “reforma zgjedhore duhet të garantojë integritetin e votës”.

“Komisioni nuk mund të jetë as çështje egoje, as dëshirash, por standardesh,” shtoi ajo.

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco, ishte i pranishëm gjatë mbledhjes së parë të komisionit, ndërsa komisioni ra dakord që të kërkohet zyrtarisht ekspertiza e kësaj organizate dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë në hartimin e draftit të ri ligjor për zgjedhjet.

Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin  gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës. Ky raport i cilësoi të besueshme akuzat për blerje të votës.

Etiketa: BiznesmenblerjeDamian GjiknuriDashnor SuladeputetEdi RamaEnkelejd AlibeajGrida DumaKlotilda BushkaKomisionKomisioni i posaçemkryetarKuvendLSImarrëveshjeODIHROerd BylykbashiOpozitaOSBEOSBE-ODIHRParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPetrit VasiliPSPunëRamaraportRaportiReformaReforma zgjedhoreSHVendimVotazgjedhjeZgjedhjet
I mëparshmi

Të ardhurat buxhetore ngadalësohen, konsumi i karburanteve bie

Tjetri

KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

Tjetri
KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

KPA lë në fuqi sanksionin ndaj ish-këshilltarit ligjor, Selami Zalli

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.