AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

‘Investitorë strategjikë’: PD kërkon heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën

Një kërkesë e firmosur nga 14 deputetë të Partisë Demokratike synon të vërë në lëvizje mekanizmin kushtetues për heqjen e mandatit të deputetes për ministren Olta Xhaçka për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Kërkesa erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:16 | 20/06/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike lajmëroi të hënën se kishte dorëzuar në Kuvend një mocion për “konstatimin e pavlefshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Sipas kërkesës, Xhaçka, aktualisht ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në qeverinë “Rama” ka përfituar drejtpërdrejt të mira publike nëpërmjet vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike në favor të kompanive në zotërim të bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi dhe familjarëve të tjerë të ministres.

Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë të kësaj partie dhe i referohet neneve kushtetuese që ndalojnë deputetin që të përfitojë të mira publike.

“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e PD.

Deputetët e PD-së arsyetojnë se bazuar në ligjin nr. 9367/2005 për konfliktin e interesit provohet se deputetja Xhaçka ka kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit.

“Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimisht në nenin 35 të tij se “në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit,” argumentojnë deputetët e PD.

“Për pasojë, përfitimet nga pasuria e shtetit që burojnë nga vendimi nr. 3/5, datë 29/03/2021 “Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e asistuar” për projektin e investimit “DREAMADES LUXURY SUITES”, janë përfitime të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhaçka,” shtohet në kërkesë.

Deputetët kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, i cili vendos për dërgimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese. Në kërkesën e tyre, deputetët e Partisë Demokratike citojnë dy precedentë të mëparshëm, ku Gjykata Kushtetuese vendosi papajtueshmërinë dhe heqjen e mandatit për Ilir Beqjen dhe Koço Kokëdhimën.

Mocioni për heqjen e mandatit u dorëzua vetëm disa orë pasi Konferenca e Kryetarëve rrëzoi me votat e mazhorancës një kërkesë të dytë të 35 deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha në një dalje për mediat se kërkesa u rrëzua pasi nuk plotësonte kriteret kushtetuese.  “Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e Gjykatës Kushettuese, e cila ka sqaruar rastet kur ngrihen këto komisione, nuk kërkohet hetim i një çështjeje të veçantë dhe mungojnë indiciet që justifikojnë një komisioni të tillë”- tha ai.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi vendimin një “aferë korruptive. “U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor,” tha ai.

Më herët, PS e kishte rrëzuar 2 herë radhazi një kërkesë të tillë me pretendime formale.

Çështja “Xhaçka” u denoncua të hënën në një konferencë për mediat edhe nga selia e PD-së. Deputeti Agron Shehaj, pjesë e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, po ashtu paralajmëroi se do të ketë një nismë ligjore për heqjen mandatit të deputetes.

 

 

Etiketa: Agron ShehajArtan GaçiBashkëshortideputetEnkelejd AlibeajGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësHetimInvestimet strategjikeInvestitor strategjikKomisioni hetimor parlamentarkryetarkushtetueseKuvendmbështetjeOlta XhaçkaPartia DemokratikePartisë DemokratikepasuriaPDPSPunëRamaSali BerishaTaulant BallaVendimi
I mëparshmi

KPK shkarkon inspektoren e KLGJ, Brunilda Çarçiu

Tjetri

Edi Rama do të dorëzojë në Strasburg një rezolutë kundër raportit të Dick Marty

Tjetri
Socialistët rrëzojnë hetimin parlamentar për investimet strategjike

Edi Rama do të dorëzojë në Strasburg një rezolutë kundër raportit të Dick Marty

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.