AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

‘Emergjencë kombëtare’, Kuvendi miraton kompensimin financiar për ndërtuesit

Akti Normativ i qeverisë që parashikon kompensim nga 5 deri në 30 përqind të vlerës së lëndëve të para për kompanitë kontraktore në punët publike u miratua me 75 vota të enjten në Kuvend. Opozita e kundërshtoi dhe akuzoi qeverinë se po shpërblen klientët e saj.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
19:26 | 30/06/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë një seance plenare. Foto: LSA

Kuvendi miratoi të enjten me shumicë votash pas disa orë debatesh aktin normativ të qeverisë “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Akti Normativ  parashikon kompensim financiar për rreth 300 kontrata publike kryesisht në infrastrukturë dhe në procesin e Rindërtimit me një faturë prej 6 miliardë lekësh. Ai ka hyrë në fuqi që në muajin prill.

Opozita i kërkoi qeverisë që të bënte trasparente listën e kompanive përfituese dhe ngriti akuza se ky kompensim financiar ishte një abuzim me buxhetin e shtetit.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi argumentoi në emër të qeverisë nevojën për këtë paketë kompensimi duke e lidhur atë me pasojat e luftës në Ukrainë dhe rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për materialet bazë të ndërtimit.

Ibrahimi tha se “akti është pjesë e paketës anti-krizë” duke e klasifikuar “si emergjencë kombëtare ndërhyrjen në këtë sektor”.

“Po i mbështesim që jo vetëm të vijojnë ciklin e tyre ekonomik, po që të mbajnë normat e punësimit që ndikojnë në mënyrë të pandreqshme në ekonominë e familjeve të tyre,” tha ajo duke shtuar se ka pasur një ngadalësim të investimeve publike.

Ministrja e paraqiti situatën në sektorin e ndërtimit në vështirësi dhe me kontrata të papërfunduara për shkak të krizës.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali pranoi se kompensimi ishte i detyruar pasi firmat e ndërtimit filluan të ndërpresin punimet apo të mos ndjekin grafikun e punimeve. Ajo tha se me këtë lëivizje, qeveria “mbron sipërmarrjen dhe veprat publike”.

Kompanive që nuk kanë zbatuar afatet e kontratave nuk do të penalizohen sipas këtij akti. Por për opozitën, kjo që po bën qeveria është abuzive dhe diskriminuese.

Deputeti Arbi Agalliu tha se mund të krijojë abuzime dhe trajtim jo të barabartë mes subjekteve”, pasi disa kanë vijuar punimet duke e përballuar me çmimet e rritura apo me kredi. “Ndërsa të tjerët kanë shkelur kontratën duke mos kryer punime.  Kjo lë shteg për trajtim të diferencuar për subjekte e kontrata të ndryshme,” tha ai.

Sipas deputetes Grida Duma, lista e përfituesve nuk është transparente duke akuzuar qeverinë se është vënë në shërbim të  disa personave që ajo i etiketoi si “aksionerë të peshqve të mëdhenj”.

“Jeni mbledhur këtu sot, që më të pasurit, ata që ulen në tavolina me shefin tuaj, aksionerët e peshqve të mëdhenj, të marrin rimbursimin e kontratave,” tha ajo.

Jorida Tabaku e cilësoi korrupsion në nivelin më të lartë. “Nga korrupsioni i banaqeve ka kaluar në korrupsionin politik, ku kompani të caktuara kërkojë këtu mbështetje dhe sjellin këtu rritje buxheti për to, ndërkohë që ky nder, ky favor, kjo mëshirë nuk i jepet as grupeve në nevojë, as pensionistëve, as familjeve të varfra dhe nuk i jepet askujt nga ata qytetarë që sot janë duke përjetuar rritjen e çmimeve, që është dy shifrore,” tha Tabaku.

Sipas relacionit shoqërues të dorëzuar nga qeveria, “ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51% apo me financim të huaj… që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, aluminit, bakrit dhe zinkut, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ”.

Po ashtu, akti parashikon që për vonesat në zbatimin e kontratave publike si dhe vonesat në zbatimin e kontratave në kuadër të procesit të rindërtimit, që janë në proces zbatimi nga data 1 janar 2020, nuk do të konsiderohen si shkelje e kushteve kontraktore dhe nuk do të aplikohen penalitete ndaj operatorëve ekonomike.  Vlera e kompensimit dhe kompanitë që do të kompensohen do të përzgjidhen nga autoritetet kontraktore.

Etiketa: abuzimAkti normativAkuzaArbi AgalliuBilalibuxhetiEdona BilalifinancimFondeGrida DumaJorida TabakukompensimKorrupsionKorrupsionikrediKuvendimbështetjeOpozitapaktpensionistëPunëQeveriaSHTreg
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha

Tjetri

Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën ‘ndërtime pa leje’ pas tërmetit

Tjetri
Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën ‘ndërtime pa leje’ pas tërmetit

Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën ‘ndërtime pa leje’ pas tërmetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.