AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën ‘ndërtime pa leje’ pas tërmetit

Lëkundjet e tërmetit të vitit 2019 sollën një valë të re ndërtimesh pa leje në bashkinë e Tiranës si dhe rritje të procedimeve, ndërsa të dhënat gjyqësore tregojnë se të penalizuarit ishin shpeshherë të dëmtuarit nga tërmeti.

Françeska NdojangaFrançeska Ndoja
21:07 | 30/06/2022
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkivë: Shembja e banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë. Foto: LSA

Në qershor të vitit 2021, në një fushate të re kundër ndërtimeve pa leje në bregdet, kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët se do të ndëshkoheshin.

“Nuk mund të lëmë që për arsye të situatave të komplikuara, tërmeti, pandemia e të tjera, të bubrrojë përsëri, nën vështrimin indiferent të disa strukturave dhe policisë që e kanë për detyrë, aktiviteti i paligjshëm,” tha Rama në praninë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

“Është e pamundur, është e patolerueshme, është e pajustifikueshme,” shtoi ai.

Por të dhënat e siguruara nga Gjykata e Tiranës dhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në varësi të bashkisë tregojnë se ndërtimet pa leje lulëzuan pas tërmetit, duke sjellë penalizime ligjore edhe për të dëmtuarit.

Bazuar në statistikat e Gjykatës së Tiranës, numri i çështjeve penale me të akuzuar për ndërtim të paligjshëm u rrit me 25 për qind nga 138 në vitin 2019 në 186 në vitin 2020 dhe vijoi të rritej në 191 raste edhe në vitin 2021.

Edhe raporti vjetor për kriminalitetin i Prokurorit të Përgjithshëm vë në dukje rritje të procedimeve penale për ndërtimin e paligjshëm në të gjithë vendin, ku numri i të proceduarve u rrit me 11.8 për qind në vitin 2021. Tirana ka numrin më të lartë të procedimeve dhe zë 20% të totalit në rang vendi.

Të dhënat Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë ndjekin të njëjtin trend. Numri i ndërhyrjeve për të prishur ndërtime të paligjshme u rrit nga 347 në vitin 2019 në 543 në vitin 2021.

Avokatë penalistë që përfaqësuan në gjykatë të akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” i thanë BIRN se fajtorë për situatën ishin mesazhet kontradiktore të qeverisë pas tërmete të vitit 2019 si dhe burokracitë për të siguruar leje për riparimin e dëmtimeve.

“Familje të tëra mbetën pa strehë e si pasojë kjo solli shtimin e shkeljeve të ligjit për ndërtimet pa leje,” tha avokati Drisid Malaj, i cili ndër të tjera fajëson burokracinë e ngadaltë në dhënien e lejeve dhe shpesh nevojën urgjente të qytetarëve për të ndërhyrë.

Të dëmtuarit nga tërmeti u proceduan

Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme në shtator dhe nëntor të vitit 2019, të cilët shkaktuan dëmtime në rreth 95 mijë banesa dhe detyruan me mijëra veta të shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima.

Dëmtimeve nuk i shpëtoi as fshati Shëngjergj në periferi të Tiranës, i përbërë kryesisht nga shtëpi të vjetra dhe i braktisur masivisht nga të rinjtë. Në një dyqan që shet produkte ushqimore, e zonja e moshuar ankohet për largimin e të rinjve.

“Fshati është i bukur, ka ajër të pastër, ka çdo bukuri natyrore, por ne nuk kemi fëmijët këtu. Ato kanë vite që kanë ikur. Gjithë fshati nuk di a ka 150 banesa, edhe ato janë gjysma bosh,” thotë gruaja.

Durim Balla, një tjetër banor, përsërit të njëjtin refren.  “Unë merrem me bujqësi, jetesa këtu është e vështirë. Këtu banesat janë të vjetra dhe kryesisht jetojnë pleqtë e këtij fshatit,” shtoi ai.

Në Shëngjergj, Adile K., 80 vjeç, u përball me andralla pas përpjekjeve për të riparuar shtëpinë pas tërmetit të vitit 2019. Për të kryer riparimet, e moshuara kishte aplikuar për leje, por policia gjeti pas një inspektimi se ajo kishte ndërtuar një dhomë shtesë në tejkalim të lejes.

Avokati Drisid Malaj që përfaqësoi 80-vjeçaren në gjykatë i tha BIRN se ajo kishte pranuar fajësinë dhe se kishte rënë dakord me dënimin me kusht që ishte dhënë nga gjykata. Malaj thotë se klientët e tij fajësojnë burokracitë apo kostot që i shtyjnë të mos aplikojnë apo t’i tejkalojnë lejet e ndërtimit.

Në juglindje të Shëngjergjit, në fshatin Ndroq të Tiranës, një tjetër i moshuar ndan një një histori të ngjashme.

Sefer K., 82 vjeç, u dënua nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg të konvertuar me “qëndrim në shtëpi” në janar të vitit 2021 për veprën penale të ndërtimit pa leje.

Shtëpia e 82-vjeçarit ishte rrënuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe ai kishte filluar ndërtimin e saj nga e para pa marrë leje. I akuzuari pretendoi para trupës gjyqësore se kishte aplikuar për leje në Njësinë Administrative Ndroq, por i kishin thënë se ajo nuk ishte e nevojshme për shkak të tërmetit.

“Ai deklaron se është në listën e të dëmtuarve nga tërmeti dhe ka aplikuar online edhe për një leje bashkie, pavarësisht se i thanë se nuk ishte e nevojshme një leje e tillë,” thuhet në vendimin numër 131 të gjykatës, sipas së cilit 82-vjeçari kishte sjellë si provë kërkesat e tij, por jo miratimin e autoriteteve.

Ironikisht, të moshuarit gjykata i caktoi si dënim alternativ qëndrimin në shtëpinë për të cilën u arrestua pa e përfunduar.

Avokati Ergys Hysi i tha BIRN se situata pas tërmeteve dhe retorika e përfaqësuesve të qeverisë krijoi terren të ri për ndërtimet pa leje.

“Një pjesë tjetër është abuzimi nga tërmeti. Duke qenë se u lejua për të rehabilituar ndërtesat, nga ana e qytetarëve u abuzua duke ndërtuar më shumë,” tha Hysi.

Ndëshkim i dyfishtë

“Ndërtimi i paligjshëm” u përfshi në Kodin Penal në vitin 2008 pas një vale të madhe ndërtimesh pa leje në të gjithë vendin dhe u shoqërua edhe me një plan për legalizim të objekteve të ndërtuara dhe frenim të vijimit të fenomenit. Në vitin 2014, masa e dënimit për këtë vepër penale u ashpërsua, por këto dënime të ashpra pak zbatohen.

Siç del nga të dhënat e Gjykatës së Tiranës, fajësia është e lehtë të provohet në raste të ndërtimeve të paligjshme. Nga 471 vendime të dhëna në tre vitet e fundit, 458 ose rreth 97 për qind e vendimeve janë vendime fajësie.

Po ashtu, mbi 92% e dënimeve janë me kusht. Në mbi 50 vendime të gjykatës që BIRN shqyrtoi, dënime me kusht duket se lidhen gjërësisht me pranimin e përgjegjësive dhe me situatën ekonomike të ndërtuesve të paligjshëm.

“Duke qenë se janë qytetarë në gjendje të vështirë ekonomike aplikohen edhe dënime alternative,” tha avokati Hysi.

Megjithatë, Hysi mendon se ndëshkimi që marrin pronarët e këtyre ndërtimeve pa leje është i ashpër dhe se veç ndjekjes penale, qytetarët ndëshkohen edhe me gjoba.

Avokati thotë se ky ndëshkim i dyfishtë nuk është i drejtë, sa kohë zyrtarë që krijojnë pengesa burokratike apo që abuzojnë me lejet nuk ndëshkohen njësoj.

“Abuzimi nga qytetarët ështe i barabartë me atë të organeve shtetërore, sepse është edhe korrupsioni në mes,” thotë Hysi.

Duke iu referuar rasteve, avokati Hysi thotë gjithashtu se verifikuesit abuzojnë shpesh dhe një riparim e konsiderojnë ndërtim pa leje.

“Abuzohet edhe nga organet kompetente. Kur ka riparime të cilat nuk quhen ndërtim, i bëhet presion apo arrestohen shumë qytetarë,” përfundoi ai.

 

Etiketa: AdministrativeArtan LameBIRNBledi ÇuçibregdetBurgEdi RamaFamiljeGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqKorrupsioniKryeministri Edi RamaMasaNdertime Pa lejepandemiaParaPoliciaQeveria RamaRamaRaportiSHshqipShqipëriashtatorStatistikatTermeti i 26 nentorit 2019TiranaTiranëviktima
I mëparshmi

‘Emergjencë kombëtare’, Kuvendi miraton kompensimin financiar për ndërtuesit

Tjetri

Qeveria propozon legalizim të marijuanës “shëndetësore”, opozita e cilëson nismën “çmenduri”

Tjetri
PS injoron sanksionet amerikane për Aqif Rakipin

Qeveria propozon legalizim të marijuanës “shëndetësore”, opozita e cilëson nismën “çmenduri”

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.