AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Projekti i qeverisë për tekno-parqet pritet me debate në parlament

Deputetët e opozitës kundërshtuan një projektligj të ri të qeverisë që parashikon lehtësira fiskale dhe dhënien e pronave publike për ndërtimin e Parqeve teknologjiko-shkencore, një projekt që sipas tyre është i ngjashëm me ‘investimet strategjike”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:16 | 30/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni parlamentar i Çështjeve Ligjore gjatë një mbledhjeje. Foto: Blerina Gjoka.

Komisioni i Ligjeve miratoi të mërkurën me kundërshtimin e opozitës projektin e qeverisë “Për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, që parashikon lehtësira fiskale dhe administrative, dhënien e tokës apo aseteve publike në përdorim.

Projektligji, i ngjashëm me atë të “investimeve strategjike’, parashikon lehtësira administrative për kompanitë që aplikojnë si zhvillues të këtyre parqeve dhe dhënien e tokës publike në përdorim mbi 20 vite.

“Institucionet, entet dhe autoritetet publike trajtojnë kërkesat për leje dhe licenca nga zhvilluesi ose përdoruesi brenda 15 ditësh pune nga dorëzimi i kërkesës, sipas lehtësirave të ngjashme rregullatore të përcaktuara në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike””- thuhet në draftin e qeverisë.

Në lehtësirat fiskale parashikojnë zero tatim-fitim për 15  vite, zero taksa për pagat e personelit për një periudhë 10-vjeçare; përjashtim nga TVSH-ja mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”; përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastructure dhe taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare, si dhe rimburisim të kostove të trajnimit të stafit.

Deputetët e opozitës e kontestuan projektin dhe ngritën pikpyetje për zbatimin e tij duke e krahasuar me problematikat që lidhen me ligjin “për investimet strategjike”.

Enkelejd Alibeaj i quajti tekno-parqet “oaze me lehtësi fiskale” që mund të krijojë hapësira që të përfitojnë kompanitë e lidhura me pushtetin.

“A po hapim një mundësi tjetër për të futur në oaze fiskale biznese të lidhura me qeverinë? Çfarë garancish jep ligji se nuk do të krijohet një sferë korruptive ashtu siç ka krijuar ligji për investimet strategjike?”- pyeti ai përfaqësuesit e qeverisë.

Alibeaj e quajti ligjin si rastin tipit të “korrupsionit legjislativ”. “Të gjitha skandalet korruptive e kanë zanafillën tek këto lloj ligjesh”- tha ai duke kërkuar që projekti të rrëzohej pasi ishte antikushtetues dhe një “portë për të favorizuar biznesin politik”.

Edhe për Oerd Bylykbashin ligji në dukje mbështet mendjet inovative, por në të vërtetë do të shërbejë vetëm për disa individë që të marrin në pronësi tokën publike. “Kjo s’është për shumicën e njerëzve që kanë ide brilante. Në dukje është për mendje, por ligji e ka pikën e gravitetit në asete solide të vjetra”- tha ai. Sipas tij, ligji do të shërbejë që kompanitë zhvilluese pas 20 vitesh të mbajnë pronën që u ka dhënë shteti.

Zv/ministri i Financave Besart Kadia tha se “këto lehtësira jepen sepse ky sektor nuk është i zhvilluar” dhe sipas tij kompanitë që investojnë kanë risk të lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Koorporates se Investimeve Shqiptare, Ermal Frashëri, mbrojti projektin duke e krahasuar atë me masa të ngjashme që jepen në vende të tjera për këto lloja investimesh.

“Kjo ndodh rëndom, ku investimet në kërkim-zhvillim marrin lehtësira”- tha ai. Ndërsa dhënia e pronave publike në përdorim, sipas Frashërit, do të shërbejnë si “ekosistem” për të tërhequr kompanitë që investojnë në këtë fushë.

Deputetët e mazhorancës e mbrojtën projektin si nxitje të teknologjisë së inovacionit dhe i quajtën “paragjykuese” komentet e kolegëve të opozitës.

“Ka një brez të ri shumë të interesuar për këto investime, s’kemi pse e sofistikojmë situatën sikur këtu do të mbyllet hashash”- tha deputeti i PS-së, Pandeli Majko.

 

Etiketa: AdministrativedebatedeputetEnkelejd AlibeajHashashinvestimeInvestimet strategjikeKomisioni i LigjeveMasaPagatPandeli MajkoparlamentProjektligjiPSSHshqiptaretaksaTVSHzhvillim
I mëparshmi

SPAK kërkon gjykimin e Etleda Çiftjes për falsifikim dhe deklarim të rremë të pasurisë

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha

Tjetri
KPA i kërkon KLGJ-së të dorëzojë dosjen e procedimit  disiplinor për Enkeleida Hoxhën

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.