AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK largon nga detyra prokurorin Çlirim Sino

Komisioni vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino pas konstatimit të disa problemeve me pasurinë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:41 | 06/07/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Çlirim Sino pas vendimit të shkarkimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 6 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino. Vendimi për shkarkimin e prokurorit Sino u mor nga trupa e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 4 korrik, Sino u përball me barrë prove në lidhje me një bilanc negativ prej 2 milion lekësh në blerjen e një makine në vitin 2015, si dhe një bilanc negativ shkaktuar nga transaksionet mes llogarive të biznesit të bashkëshortes dhe llogarive të saj personale. Prokurorit iu kërkuan shpjegime edhe në lidhje me çështje të nxjerra nga një raport negativ i DSIK-së dhe kërkesa për shpjegime në lidhje me dosjet e hetuara prej tij.

Përfaqësuesja e prokurorit Sino, avokatja Antoneta Sevdari këmbënguli se disa nga pasuritë e subjektit të rivlerësimit nuk ishin objekt i vetingut për shkak të kohës kur ishin krijuar, megjithatë ajo theksoi se ishin sjellë prova edhe për këto raste. Ndonëse nga Sevdari u pranuan disa pasaktësi në deklarime, ajo arsyetoi se mënyra e deklarimit të kursimeve nga Sino dëshmonte pakësimin apo shtimin e pasurisë. Vetë prokurori dha shpjegime sa i përket dosjeve që kishte hetuar, ndërsa tha se KPK pas hetimeve kishte rrëzuar raportin negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Çlirim Sino e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2005 dhe e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Fier prej një dekade e gjysmë.

 

Etiketa: Antoneta SevdariDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKFierGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKOlsi KomicinprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit FierraportSHSinoVendimi
I mëparshmi

Ndalimi i mohimit të gjenocidit në Bosnjë frenon shkeljet, por ende nuk ka ndjekje penale

Tjetri

Leonard Filopati konfirmohet në detyrë

Tjetri
Leonard Filopati konfirmohet në detyrë

Leonard Filopati konfirmohet në detyrë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.