AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat protestojnë ndaj Ramës për “riedukimin” e gazetarit

Shtatë organizata ndërkombëtare e konsideruan vendimin e kryeministrit për të ndaluar gazetarin Klevin Muka nga konferencat për shtyp “arbitrar” dhe sjelljen e Ramës “emblematike” për problemet e vendit me lirinë e shprehjes.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët duke protestuar ndaj vendimit të Ramës. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Shtatë organizata ndërkombëtare i dërguan një letër publike kryeministrit Edi Rama të mërkurën duke i protestuar ndaj sjelljes së tij të përsëritur ndaj gazetarëve që i bëjnë pyetje nëpër konferencat e tij për shtyp. Letra e protestës erdhi pasi Rama deklaroi se do të “dërgojë për riedukim” gazetarin Klevin Muka të A2CNN pasi ky i fundit pyeti në mënyrë ironike nëse ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka respektuar apo jo kodin e etikës së qeverisë “Rama” gjatë takimeve me bashkëshortin e saj biznesmen, i cili rezulton përfitues indirekt i një parcele plazhi, dhënë për përdorim ekskluziv për 30 vjet nga qeveria “Rama”.

“Ne, organizatat firmëtare të lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, po të shkruajmë për të protestuar ndaj vendimit tuaj të fundit për të ndaluar në mënyrë të njëanshme gazetarët nga pjesëmarrja në konferencat për shtyp të qeverisë dhe kërkesës që ata t’i nënshtrohen “riedukimit” pasi të bëjnë pyetje sfiduese për çështje të interesit publik,” shkruhet në letër.

Organizatat thonë se këto kufizime arbitrare pengojnë rëndë aftësinë e medias për të bërë rolin e vet si qen roje për interesin publik dhe për të kërkuar përgjigje për çështje sfituese.

“Këto janë gjithashtu emblematike për problemet më të thella në lidhje me aksesin në informacion për gazetarët dhe pengesat e gazetarisë së lirë dhe të pavarur në Shqipëri, vendi që renditet në vend të 103 në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga RSF, një rënie vjetore me 20 vende,” nënvijëzon letra.

Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me ministren e jashtme Olta Xhaçka më 1 korrik, pasi kjo e fundit përballet me pikëpyetje nëse përfitimi në mënyrë indirekte i një parcele plazhi nga një kompani e lidhur me të, në shërbim të hotelit nën pronësi të bashkëshortit të saj, e vendos atë në kushtet e konfliktit të interesit dhe papajtueshmërisë me mandatin e deputetit.

Sipas kushtetutës, një deputet nuk mund të bëjë biznes me pronën e shtetit dhe as të përfitojë pronë publike. Socialistët duket se sugjerojnë se përfitimi i parcelës së plazhit përmes statusit të investitorit strategjik për një kompani nën pronësinë e një të afërmi të Xhaçkës nuk e bën teknikisht Xhaçkën përfituese. Megjithatë socialistët po përpiqen të pengojnë dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po lejojnë opozitën të ndërmarrë një komision hetimor parlamentar për përfituesit e statusit të investitorit strategjik, një politikë kontroverse e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Debati mbi përfitimin apo jo të Xhaçkës vjen në një kohë kur Rama ka hartuar një dokument të cilin e cilëson si Kod Etike për anëtarët e qeverisë, në të cilin shkruhet mes të tjerash se një ministër nuk mund të takohet me një biznesmen pa pasur në takim praninë e dy zyrtarëve të tjerë.

Muka e pyeti Xhaçkën nëse e ka zbatuar këtë nen të kodit gjatë takimeve me bashkëshortin, një lloj ironie të cilën Rama e cilësoi si “shkelje të kodit të etikës së gazetarit” ndërsa shpalli se gazetari ka nevojë “të shkojë për riedukim”, një term që duket se është huazuar nga koha e komunizmit, kur gabimet politike të intelektualëve dënoheshin me riedukimin e tyre të detyruar në ndërmarrje prodhimi, si fjala vjen, një mësues që gabonte dërgohej të punonte si zdrukthëtar apo hekurthyes.

“Në vlerësimin tonë, pyetjet e zotit Muka përfshinin një çështje legjitime me interes publik mbi Kodin e Etikës të Këshillit të Ministrave të sapokrijuar dhe konflikte të mundshme interesi që përfshijnë ministren në fjalë, dhe për këtë arsye justifikonin një përgjigje. Në vend të kësaj, ai tani përballet me një ndalim arbitrar prej tre muajsh nga konferencat për shtyp, gjë që do të ndikojë seriozisht në aftësinë e tij për të kryer siç duhet detyrat e tij profesionale,” vëren letra e organizatave.

“Me shqetësim, theksojmë se kjo nuk është hera e parë që një gazetar përballet me një kufizim të tillë. Gjatë një konference për shtyp jashtë selisë së Partisë Socialiste në mars 2022, ju i keni thënë gazetares së TV Syri.net, Ambrioza Meta se ajo kishte nevojë për “riedukim” dhe u ndalua nga konferencat për shtyp për 60 ditë, pasi ajo bëri pyetje me interes publik për arrestimin e një deputeti të Partisë Socialiste dhe një rast korrupsioni të lidhur me inceneratorët,” shkruhet më tej në letër.

“Në një shoqëri demokratike, nuk është roli i zyrtarëve të zgjedhur që të vendosin personalisht masa disiplinore ndaj gazetarëve si individ mbi ato që ata konsiderojnë – me të drejtë ose jo – si shkelje të pretenduara të etikës. Ndaj ju bëjmë thirrje që të hiqni menjëherë kufizimin ndaj Klevin Mukës dhe të përmbaheni nga vendosja e masave të tilla ndaj të gjithë anëtarëve të shtypit në të ardhmen,” rekomandojnë organizatat.

Letra u firmos nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), OBC Transeuropa (OBCT), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SJN).

Etiketa: A2CNNBiznesmendeputetECPMFEdi RamaEFJgazetarGjykatëInceneratorIPIKëshillit të MinistraveKomisionKomision hetimor parlamentarkonferenceKorrupsionikufizimekushtetueseLiria e MediasMasaMetandalimOlta XhaçkaPartisë SocialisteQeveriaRamareporterRSFSHshqipShqipëri
Tjetri
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

A me të vërtetë u zbulua naftë në Shpirag?

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.