AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Hetime të paplota”: Gjykata rikthen në SPAK hetimin pasuror për 7 ish-gjyqtarë

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e SPAK për pushimin e procedimit penal në ngarkim të 7 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të kallëzuar penalisht për “fshehje pasurie”, duke i caktuar detyrë të kryejë veprime të mëtejshme hetimore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:23 | 07/07/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Altin Hajri dënohet me burgim të përjetshëm për zhdukjen e Jan Prengës
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të enjten më 7 qershor kërkesën e SPAK për pushimin e një procedimi penal për “fshehje pasurie” ndaj shtatë ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u larguan nga sistemi i drejtësisë përmes vetingut ose dorëheqjeve.

Hetimi ndaj shtatë ish-zyrtarëve të lartë të drejtësisë nisi në prill 2020 pas një kallëzimi të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në adresë të 20 magjistratëve të niveleve të ndryshme, të cilët akuzoheshin për vepra penale që lidheshin me evazionin fiskal dhe fshehjen e pasurisë. Një referim i dytë me emra ish-gjyqtarësh u dërgua në SPAK nga policia gjyqësore. Materiali kallëzues u nda dhe çështjet për 10 magjistratë u dërguan për kompetencë në prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Me vendimin e datës 30 dhjetor 2021, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi pushimin e procedimit penal për ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-gjyqtarët Aleksandër Muskaj, Artan Zeneli, Besnik Imeraj, Edmond Islamaj, Gani Dizdari dhe Tom Ndreca. Në kërkesën për pushim, Musabelliu argumentonte se, megjithëse konstatohen pasaktësi të natyrës administrative në plotësimin e deklaratës “veting” të pasurisë, ato nuk përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 257/2 i Kodit Penal, në kuadër të deklarimit të rremë apo të fshehjes së pasurisë.

Kërkesa e SPAK nuk u pranua të mërkurën nga gjyqtari Erjon Bani, i cili ka konstatuar mungesë të hetimeve në harmoni me prakitkën e deritanishme të Gjykatës së Posaçme për subjekte dhe raste të ngjashme.

“Gjykata riktheu aktet për hetime të mëtejshme,” sqaroi për BIRN, koordinatorja për të drejtën e informimit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, Dinora Aleksi.

Në gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish-gjyqtarin Fatos Lulo, të cilët akuzohen për “fshehje pasurie”. Por, në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e ktheu mbrapsht çështjen e Bashkim Dedjes për ‘hetime të paplota’.

Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 16 korrik 2019, pasi nuk arriti të provojë mbulimin me burime të ligjshme për 4 pasuri të patundshme në Tiranë, se kishte deklarim të pasaktë të burimit të blerjes së një apartamenti në Durrës si dhe mungesë dokumentimi të pagesës së tatimeve për të ardhurat e përfituara nga qiratë në vitet 1999-2007. Bazuar në ankimin e Komisionerit Publik Florian Ballhysa, Kolegji mori në shqyrtim termin “evazion fiskal i ligjshëm” i përdorur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimarrjen për konfirmimin e Zaganjorit.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen më 31 janar 2018 për “arsye shëndetësore dhe personale”, por u referua në prokurori nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kolegu i Imerajt, Gani Dizdari u shkarkua nga detyra për shkak të kontakteve të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar si dhe për mosjustifikimin e pasurisë së personave të lidhur.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj u shkarkua pasi nuk pasqyroi 4.1 milionë lekë kursime në deklaratën “veting” për të shmangur kontrollin mbi burimin e tyre.

Ndërsa për ish-anëtarin tjetër të Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca, procesi i rivlerësimit nxorri në dritë mosdeklarim të pasurisë si dhe problemet e kunatit me ligjin. Ish-anëtari tjetër i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli u shkarkua për mosdeklarimin e heqjes së vizës nga ambasada e SHBA-së; mosdeklarim të huave nga persona të ndryshëm dhe probleme të tjera në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa Aleksandër Muskaj u largua me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë së bashku me katër anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.

Etiketa: AdministrativeAleksander MuskajAmbasada e SHBAArtan ZeneliBashkim DedjaBesnik ImerajBIRNDinora AleksiDoloreza MusabelliuDurrësEdmond IslamajErjon BaniFatos LuloFlorianFlorian BallhysaFshehje pasurieGani DizdariGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqgjyqtarhetimeImerajIsh-gjyqtarKodit PenalKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitkushtetueseMagjistratMosdeklarimPoliciaProcedimiProkuroriSHSHBASPAKTiranëTom NdrecaVetingXhezair Zaganjori
I mëparshmi

“Shkelje diskredituese”, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Taulant Tafa

Tjetri

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

Tjetri
Kastrati pagoi 2.37 milionë euro për 60% të Euronews, 6.5 herë më shumë se sa vlera nominale

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.