AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Marshimi i vdekjes”: Gratë boshnjake kujtojnë arratisjen e tmerrshme nga Srebrenica

Mijëra burra boshnjakë ecën 100 kilometra nëpër terren të vështirë për t'i shpëtuar masakrës nga forcat serbe të Bosnjës pas rënies së Srebrenicës në korrik 1995, por kishte edhe gra dhe fëmijë që iknin me ta, të cilët vuajtën të njëjtat tmerre.

Azra HusaricNejra DzaferagicngaAzra HusaricdheNejra Dzaferagic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatima Ahmiç. Foto: BIRN.

“Nëse Zoti i dashur vendos që ne duhet të vdesim, le të vdesim të gjithë së bashku.”

Këto janë fjalët e Fatima Ahmiç, e cila po kujton se si u nis me dy djemtë e saj, Mirsadin dhe Seadin, dhe bashkëshortin e saj Hasibin nga Srebrenica pasi ajo ra në duart e forcave serbe të Bosnjës në korrik 1995.

“Nuk doja të ndahesha nga fëmijët e mi”, tha Ahmiç.

Ai u bë i njohur si “marshimi i vdekjes” – mijëra boshnjakë u larguan në këmbë përmes pyjeve nga Srebrenica, duke u përpjekur të shpëtonin nga forcat serbe të Bosnjës dhe të arrinin të sigurt në territorin e mbajtur nga Ushtria Boshnjake e udhëhequr nga boshnjakët. Ata ishin kryesisht burra, por shkuan edhe dhjetëra gra, si dhe fëmijë adoleshentë.

Ata ecën për rreth 100 kilometra nëpër terrene malore dhe nëpër pyje të dendura përpara se të arrinin në fshatin Nezuk, ku ishte vendosur Ushtria Boshnjake. Gjatë rrugës, shumë prej tyre u qëlluan, u zunë pritë, u kapën dhe u ekzekutuan.

Ahmiç kaloi 13 ditë në marshimin e vdekjes përpara se të mbërrinte në një vend të sigurt. Burri i saj dhe një nga djemtë e saj gjithashtu mbijetuan; tjetri, Mirsadi, jo. Ai tani është varrosur në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, ku zhvillohet përkujtimorja e përvitshme. Ahmiç jeton me burrin e saj në fshatin Voljavica, afër varrezave.

Ajo kujtoi arratisjen e saj të vështirë, kolonës së njerëzve në të cilën po ecte familja e saj iu zu pritë në vendin e quajtur Buljim. Mes të shtënave, ajo u nda nga të tjerët.

Mëngjesin më pas, ajo kërkoi për fëmijët e saj midis trupave të pajetë dhe pa një fëmijë që mendonte se ishte djali i saj Seadi. Ajo kaloi katër ditë me trupin e djalit, derisa vuri re se atletet që ai kishte veshur nuk i përkisnin djalit të saj.

Pas kësaj, ajo u ngrit dhe vazhdoi rrugën e vetme. Më pas ajo u takua me një djalë të plagosur dhe vendosi ta merrte me vete dhe të kujdesej për të.

“Mendova me vete, ai është i ri, nuk do ta lë. Nëse fëmijët e mi nuk janë me mua, të paktën mund të shpëtoj fëmijën e dikujt. Por ai kishte shumë hemorragji dhe më tha ‘mos më zgjo më’ dhe filloi të më bërtiste”, tha ajo.

“Ia grisa xhaketën prej lëkure, astarin, për ta fashuar. Dhe kudo që gjeja pak ujë, i laja copat e rrobës dhe i fusja në xhep. Lavdi Zotit ai shpëtoi.”

Gjatë këtyre 13 ditëve, Fatima as nuk hëngri e as nuk flinte. Ajo tha se nuk kishte frikë për veten e saj, por po lutej që të paktën një nga djemtë e saj të mbijetonte.

Seadi, trupin e të cilit mendoi se e kishte gjetur, ishte ai që shpëtoi. Burri i saj ia doli të mbërrinte në një vend të sigurt pas 66 ditësh në rrugë. Mirsadi u vra në Vlasenica dhe trupi i tij u gjet më vonë në një varr masiv.

“Ne ishim kafshët që i gjuanin”

Fatima Klempic-Dautbasiç. Foto: BIRN.

Gra si Fatima Ahmiç dhe shumë të tjera si ajo, janë fokusi i përkujtimores me rastin e 27-vjetotorit të gjenocidit këtë javë në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës.

“Ne besojmë se është historikisht e rëndësishme të pranohet fakti se gratë ishin pjesë e Marshimit të Vdekjes, se gratë ishin viktima të dëbimeve të detyruara dhe persekutimit pas rënies së Srebrenicës”, tha Qendra Përkujtimore e Srebrenicës në një deklaratë përpara përvjetorit.

Gratë kanë luajtur rol kyç si aktiviste dhe dëshmitare në sjelljen e autorëve të gjenocidit para drejtësisë në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë dhe në gjykatën shtetërore të Bosnjës. Shumë prej tyre kanë mbështetur gjithashtu kërkimin për djemtë dhe burrat që u zhdukën në korrik 1995 dhe trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur.

Në shkurt, BIRN dhe Qendra Përkujtimore e Srebrenicës hapën një dhomë përkujtimore të quajtur “Jetët pas fushave të vdekjes”, e cila përfshin dëshmi nga 100 të mbijetuar të gjenocidit. Ndër to është historia e Alma Avdiç, e cila u nis për të ikur me burrin e saj kur ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Pas një sulmi në kolonën e njerëzve në të cilën ajo ishte, ajo dhe burri i saj u ndanë. Ajo mbeti me vëllain e saj Hazimin dhe disa burra të tjerë, por të gjithë u kapën midis qyteteve Konjevic Polje dhe Nova Kasaba. E përlotur, ajo iu lut ushtarëve që ta linin vëllain e saj të ikte.

“U luta dhe u luta, bëra gjithçka, por … Njëri prej tyre më goditi. Isha pesë muajshe shtatzënë me djalin tim më të vogël. Dhe ai më goditi në bark me një qytë pushke”, kujton ajo.

“Qaja dhe përgjërohesha që vëllai im të lirohej, por ata nuk donin ta bënin. Madje nuk më lanë as ta shihja për herë të fundit”.

Fatima Klempic-Dautbasiç, e cila ishte mjeke gjatë luftës, u arratis gjithashtu nëpër pyje pasi vendosi të largohej një ditë para rënies së Srebrenicës.

“Ajo që mbaj mend ende sot është ajo etja që na kapi dhe na paralizoi mendimet”, tha Klempic-Dautbasiç.

Ajo kujtoi gjithashtu se si njerëzit u detyruan të kalonin pranë llogoreve të ushtarëve serbë të cilët ishin aq afër, saqë mund t’u shihnin fytyrat dhe të dëgjonin se çfarë po thoshin.

Kolonës së njerëzve ku ishte edhe ajo, iu bë pritë vazhdimisht. Në një moment ata u rrethuan dhe një numër boshnjakësh u masakruan. Klempic-Dautbasiç tha se gjëja më e vështirë për të si mjeke ishte se nuk mund t’i ndihmonte njerëzit përreth saj, klithmat e të cilëve ajo tha se mund t’i dëgjojë edhe sot.

“Ndienim një lloj përgjegjësie, por ishim të pafuqishëm. Njerëzit kërkonin dhe prisnin gjëra nga ne dhe ne nuk mund t’u siguronim asgjë përveç disa ilaçeve kundër dhimbjeve”, tha ajo.

Ajo mbijetoi, por shumë nga të afërmit e saj jo.

“Xhaxhallarët, djemtë e tyre dhe hallat, dhe djemtë e tyre, dhe dajat… Të gjithë u vranë. Gjatë gjithë rrugës që ecnim, ishte si një gjueti dhe ne ishim kafshët që ata po gjuanin.”

“S’kisha parë kurrë një burrë të qante ashtu”

Emin Omeroviç. Foto: BIRN.

Përveç burrave dhe grave, kishte edhe një numër të panjohur djemsh adoleshentë në marshim, prindërit e të cilëve druheshin se ata do të vriteshin nëse do të binin në duart e forcave serbe të Bosnjës, siç ndodhi me shumë të tillë gjatë ditëve të masakrave që pasuan rënien e Srebrenicës.

Një nga adoleshentët që u arratis ishte 16-vjeçari Emin Omeroviç, i cili u nis në pyll me babanë dhe vëllanë e tij, të cilët nuk besonin se trupat serbe të Bosnjës nuk do t’i vrisnin të gjithë burrat dhe djemtë, ose nuk kishin besim se paqeruajtësit e OKB-së do të garantonin sigurinë e tyre.

“Isha 16 vjeç, adoleshent, dhe nuk mund ta merrja dot me mend se çfarë na priste në atë udhëtim. Për mua, ishte një ekskursion – unë, babai dhe vëllai im po ikim, çantat e shpinës me vete, nisemi dhe s’do të na prekë njeri”, shpjegoi ai.

Ai kujton se si nuk e puthi as nënën e tij para se të largohej, sepse nuk e kuptonte vërtet se çfarë po ndodhte: “Nuk isha në dijeni se ku po shkoja, në cilën anë do të shkoja apo ku. Nuk po e mendoja këtë.”

Nuk kaloi shumë kohë dhe ai kuptoi se ky udhëtim do të ishte më i tmerrshmi i jetës së tij, pasi kolona e tyre e boshnjakëve të arratisur u vu nën zjarr.

“Thuhet se njerëzit frikësohen nga filmat horror. Kjo është qesharake sepse, nëse dikush mund të regjistronte tingullin atë natë… Nuk të duhet foto, vetëm tingujt e njerëzve – zëra, ulërima, rënkime”, kujtoi ai.

Omeroviçit dhe të afërmve të tij iu deshën 16 ditë për të arritur sigurinë në territorin e kontrolluar nga Ushtria Boshnjake.

“Një burrë erdhi tek unë dhe më përqafoi. Po qante si të ishte i afërmi im më i afërt. Nuk kisha parë kurrë një burrë të qante ashtu. Mendoj se duhet t’i jem dukur shumë keq”, kujton ai.

Në qytetin e Tuzlës, kur mbërriti për të raportuar te ish-drejtori i shkollës së tij për të filluar përsëri shkollën, ai kuptoi se sa pak nga bashkëmoshatarët dhe miqtë e tij nga Srebrenica kishin arritur të mbijetonin.

“Ai erdhi dhe pa se sa prej nesh kishim mbërritur, sa nxënës ishin ty dhe sa ishin gjallë”, tha ai. “Shifrat ishin shkatërruese. Shumë njerëz ishin vrarë në mënyra të ndryshme.”

Etiketa: adoleshentëbesimBIRNgjuetiGjykatëgraOKBpaktParaPYJeSHSrebrenicaUshtriavarrvarr masivviktimaZjarr
Tjetri
Ende i papërgatitur, Ballkani përballet me një tjetër sezon zjarresh

Ende i papërgatitur, Ballkani përballet me një tjetër sezon zjarresh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.