AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dhoma Amerikane: Amnistia duhet të tërhiqet, mund të shërbejë për pastrim parash

Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë bëri të ditur në një njoftim për shtyp se opinioni i saj është prerazi kundër nismës së qeverisë së kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale. “Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet!”, shkroi presidenti i Dhomës Enio Jaço.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Enio Jaço, President i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama ka thirrur konsultime me grupet e biznesit për planin e tij kontrovers të amnistisë fiskale pasnesër më 15 korrik, por Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë nuk priti këtë “konsultim” për të lëshuar një nga deklaratat më kritike në historinë e vet.

Pasi kreu një analizë ligjore, fiskale dhe ekonomike të projektligjit të propozuar nga qeveria, Dhoma deklaroi të mërkurën se opinioni i saj ishte prerazi që “nisma duhet të tërhiqet”.

“Amcham  rekomandon fuqimisht tërheqjen e projektligjit mbi Amnistinë Fiskale.  Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet! ,” deklaroi në Facebook presidenti i Dhomës Enio Jaço, ndërsa publikoi rezultatet e analizës së projektligjit.

“Projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do përjashtohen nga amnistia. Nëse miratohet, legjislacioni do minonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve, duke shpërblyer konkurrencën e pandershme,” shkruhet në deklaratën e dhomës.

Qeveria shqiptare pretendon se vendi ka nevojë për një nismë për amnisti fiskale me qëllim që të legalizojë paratë e mbajtura privatisht nga qytetarët që i kanë fituar përmes punësimit në të zezë apo evazionit fiskal.

Sipas qeverisë, këta individë do të mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro para të thata apo pasuri, me kushtin që të paguajnë një taksë që varion nga 5 deri në 10% si dhe të mos i largojnë paratë nga Shqipëria për së paku pesë vjet. Qeveria nuk ka shpjeguar se si ka dalë në konkluzionin se shqiptarët kanë një problem të tillë, pra që kanë fituar në kushtet e evazionit fiskal por me punë të ndershme deri në 2 milionë euro, të cilat nuk i vendosin dot në qarkullim.

E kundërta e kësaj duket se është e vërtetë; prona të panumërta blihen dhe pallate ndërtohen me para që nuk kanë një burim të ligjshëm të identifikuar.

Dhe ndërsa qeveria pretendon se projektligji ndalon personat e përfshirë në trafik droge apo korrupsion të përfitojnë nga ligji, ekspertët e Dhomës Amerikane si dhe Komisioni Evropian në Bruksel sugjerojnë se në fakt, nuk është e sigurt se trafikantët nuk do të përfitojnë.

“Dispozitat e këtij projektligji nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si droga, trafiku i qënieve njerëzore, pastrimi i parave janë të përjashtuar nga amnistia,” shkruhet në deklaratën e Dhomës.

Dhoma vëren gjithashtu edhe padrejtësinë që një amnisti e tillë mund t’i shkaktojë bizneseve të ndershme. Sipas vlerësimeve të dhomës, barra fiskale aktuale në Shqipëri është 32% e parave që mund të deklarohen për legalizim me përkundrejt një takse prej vetëm 5-10%. Kjo do të thotë se dikush që ka bërë 10 mijë euro kursime me punë të ndershme, ka paguar 32% taksa e tatime ndërsa një i dytë që ka punuar në mënyrë të pandershme, mund të përfitojë amnisti për një barrë fiskale shumë më të ulët.

Por problemi më i madh që thekson dhoma në deklaratën e saj qëndron te konkurrenca normale dhe e ndershme.

“Zbatimi i amnistisë do të sjellë konkurrencë të pandershme, duke favorizuar individë me aktivitete të shkuara të paligjshme,” vëren Dhoma.

Shqipëria sakaq është bërë një vend i vështirë për të bërë biznes normal, ndërkohë që paratë e pista krijojnë investime që konkurrojnë për nga niveli i luksit paratë e pakta që mund të fitohen me punë të ndershme, por situata pritet të bëhet akoma më e vështirë në rast se më shumë trafikantë gjejnë mundësinë që, jo vetëm që të investojnë paratë e fituara në aktivitete kriminale, por ta bëjnë këtë në mënyrë të ligjshme.

Dhoma vëren gjithashtu rrezikun që një nismë e tillë e Ramës të rrezikojë vetë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fund të qershorit, Komisioni Evropian ia bëri të qartë autoriteteve shqiptare në një takim ballë për ballë se projektligji ka shkaktuar “shqetësime serioze”. Në mënyrë të pazakontë, ky qëndrim i komunikuar në takimin e një komiteti mes Shqipërisë dhe BE-së që trajton problemet e tregtisë, industrisë dhe doganave, gjeti rrugën për t’u bërë pjesë e një deklarate për shtyp.

Zakonisht Komisioni Evropian duket se parapëlqen komunikimet private me shtetet kandidate në mënyrë që shqetësimet e kësaj natyre të mos ushqejnë forcat politike brenda vendeve anëtare që kundërshtojnë zgjerimin. Mesazhet bëhen publike vetëm në rastet kur komunikimet zyrtare nuk pinë ujë.

Etiketa: Amnistia FiskaleAnalizëBashkimin EvropianBEBrukselDrogaDrogeEdi RamaEnio JaçoEuroFacebookinvestimeKandidateKomisioni EvropianKorrupsionKryeministri Edi RamanatyrenismapallateParaPastrim parashPastrimi i paraveProjektligjipronaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretaksaTatimeTrafikTrafik DrogetrafikuTrafiku i qënieve njerëzore
Tjetri
Si funksionon skema e mashtrimit me TVSH-në?

Si funksionon skema e mashtrimit me TVSH-në?

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.