AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ pranoi tërheqjen nga dorëheqja të gjyqtarit Artan Gjermeni

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi ndërprerjen e procedurës së përfundimit të statusit për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Artan Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logo e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto:KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi të premten se kishte ndërprerë procedurën e përfundimit të statusit për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Artan Gjermeni, pasi ky i fundit u tërhoq nga kërkesa për dorëheqje e bërë më herët.

“Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së mbarimit të statusit ndaj magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, për shkak të tërheqjes nga kërkesa për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.

Dorëheqja është një masë e parashikuar në reformën e vitit 2016, që u mundëson magjistratëve largimin nga sistemi pa iu nënshtruar procesit të vetingut, por me masë përjashtimi prej 15 vjetësh nga sistemi. Mbi 86 magjistratë kanë dhënë dorëheqjen që prej fillimit të procesit të vetingut.

Gjyqtari Gjermeni, me një karrierë të gjatë në drejtësi është një ndër magjistratët më të përfolur në vend, kryesisht përshkak të akuzave të ngritura ndaj tij në vite prej ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka akuzuar si anëtar të bandës së Aldo Bares.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e Gjermenit nga detyra e gjyqtarit, por tentativa dështoi pas votës kundër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në të cilin Gjermeni ishte anëtar.

Gjyqtari u bë objekt i medias edhe pasi u raportua i plagosur në vitin 2018 dhe për një sërë vendimesh kontradiktore. Së fundmi ai u sulmua nga opozita sërish për shkak të vendimit të tij për të shpallur fajtorë deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, në të ashtuquajturën çështja “Babale”, në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.  Berisha akuzoi në fillim të korrikut se procesi i vetingut ndaj Gjermenit ishte bllokuar.

Etiketa: Artan GjermeniBabaleErvin SalianjiGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJMagjistratMagjistratëtMASOpozitaPartisë DemokratikeProcesi i vetingutSali BerishaSHTiranë
Tjetri
Të vjetra, të shëmtuara dhe jashtë përdorimit, antenat satelitore të Prishtinës janë pjesë e memories kolektive

Të vjetra, të shëmtuara dhe jashtë përdorimit, antenat satelitore të Prishtinës janë pjesë e memories kolektive

Inflacion më i lartë nga sa pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

‘Kështjellë mbi drejtësinë’: Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

07:46 | 18/07/2026
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

21:05 | 17/07/2026
Ilir Beqaj

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

16:40 | 17/07/2026
posta palase

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

09:01 | 17/07/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

17:07 | 16/07/2026
Biodiversiteti kërcënohet nga zhvillimi dhe keqmenaxhimi -thekson raporti

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16:59 | 16/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.