AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të vjetra, të shëmtuara dhe jashtë përdorimit, antenat satelitore të Prishtinës janë pjesë e memories kolektive

Autoritetet në kryeqytetin e Kosovës duan që ato të largohen, por disa në Prishtinë hezitojnë të heqin dorë nga antenat satelitore të cilat e patën thyer bllokadën mediatike në vitet 1990.

Përparim IsufiArdita ZeqiringaPërparim IsufidheArdita Zeqiri
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Antena satelitore në Prishtinë. Foto: BIRN.

Ato mund të jenë të vjetra, të ndryshkura dhe, në shumicën e rasteve, të mos përdoren më, por zemra e Ismetit ende ruan një vend për antenat satelitore që i mbulojnë çatitë, ballkonet dhe fasadat nëpër vendlindjen e tij, kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

“Ishte një gëzim jo vetëm për familjen time, por edhe për shumë nga fqinjët e mi kur e instalova atë,” tha Ismeti, i cili nuk pranoi ta jepte mbiemrin e tij, për antenën satelitore të cilën ai e montoi në ballkonin e tij në fillim të viteve 1990, pasi autoritetet serbe, nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit i patën mbyllur mediat në gjuhën shqipe në Kosovë.

Televizioni satelitor ishte mënyra e vetme për shqiptarët e Kosovës për t’i shpëtuar territ mediatik të imponuar si pjesë e një goditjeje në fund të viteve ’80 dhe ’90 në Kosovë, atëkohë një krahinë jugore e Serbisë e populluar kryesisht me shqiptarë.

Kosova përfundimisht u shkëput në vitet 1998-99 dhe në fillim të viteve 2000 operatorët kabllorë erdhën për ta marrë dominimin mbi transmetimin televiziv, duke i bërë antenat satelitore të dalin nga përdorimi.

Në mars, komuna e Prishtinës u bëri thirrje pronarëve të shtëpive që t’i heqin ato, por ndërkohë që disa prej pronarëve iu përmbajtën afatit tre mujor, shumë prej tyre nuk e bënë një gjë të tillë. Autoritetet lokale thonë se nuk do të dorëzohen përballë kërkesës së tyre, mirëpo janë disa artistë dhe arkitektë vendas të cilët po bëjnë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje më kreative.

“Komuna duhet të koordinohet me të gjitha institucionet relevante që merren me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për t’i ruajtur dy ose tre objekte që i mbajnë satelitët më të mëdhenj në lagjet më emblematike, si Ulpiana, Dardania apo Bregu i Diellit”, tha arkitekti Arianit Bytyqi.

“Komuna e Prishtinës duhet ta ketë parasysh mesazhin që kanë transmetuar këto antena satelitore gjatë viteve 1990, për rezistencë, luftë çlirimtare dhe liri.

Thyerja e bllokadës mediatike

Antena satelitore në Prishtinë. Foto: BIRN.

Pasi e rrënoi autonominë e Kosovës në vitin 1989, në korrik 1990 policia e bastisi transmetuesin publik lokal, Radio Televizionin e Prishtinës, duke e shkëputur atë nga transmetimi; kur transmetimi u kthye përsëri, programet në gjuhën shqipe u kufizuan thjesht duke i imituar lajmet kryesore serbe. Një muaj më vonë, autoritetet serbe e mbyllën të vetmen gazetë të përditshme publike, Rilindja, dhe i pushuan nga puna punonjësit e saj.

Ishte një periudhë e “rezistencës pasive” në Kosovë nga shumica etnike shqiptare. Më pas, në vitin 1993, transmetuesi shtetëror në Shqipërinë fqinje nisi dy orë programe të përditshme satelitore, të përshtatura për një audiencë shqiptare të Kosovës.

Antenat satelitore “u shfaqën si kërpudhat pas shiut”, kujton Ismeti, i cili tani është 71 vjeç.

“Më kujtohet kur e instalova për herë të parë,” tha ai për BIRN. “Ishte viti 1994 dhe jo shumë në Prishtinë kishin një antenë satelitore, kështu që shumë fqinjë vinin në shtëpinë time çdo natë për të parë dy orë televizion shqiptar.

Arkitektja Eliza Hoxha, e cila i bëri homazhe antenave satelitore me një instalacion në Universitetin e Prishtinës dhe Bienalen e Venecias, tha se ato siguruan ushqim për shqiptarët e Kosovës në aspektin e kulturës dhe informacionit, por edhe si një “mburojë” kundër bllokadës së mediave të imponuara nga Serbia.

“Antena  satelitore u bë një element përcaktues i peizazhit urban,” dhe luajti një rol në luftën e shqiptarëve të Kosovës për mbijetesë, tha Hoxha, tani deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, PDK-së në opozitë.

“Komuna duhet të krijojë një mundësi për t’i mbledhur antenat satelitore dhe të jetë e hapur ndaj ideve kreative të komunitetit artistik për t’i kthyer ato në një vepër arti,” tha ajo për BIRN. “Unë do të punoja me kënaqësi për diçka të tillë.”

Komuna, megjithatë, tha se nuk ka plane për t’i ruajtur antenat satelitore duke shtuar se banorët kanë treguar “një vullnet të madh” për t’i larguar ato.

“Disa prej tyre nuk janë në lartësinë e duhur; ndërtimi i tyre nuk është i saktë, ndaj paraqesin rrezik për qytetarët kur ka erë të fortë apo stuhi”, thuhet nga komuna. “Për më tepër, shumica e tyre nuk janë më në përdorim. Ato do të largohen sipas afateve të përcaktuara nga inspektorati komunal.”

Largojini, por mos i harroni

Instalacioni me antena satelitore nga Eliza Hoxha në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Foto: BIRN

Në përgjithësi, kryeqytetasit duket se e mbështesin nismën për largimin e antenave satelitore që nuk janë në përdorim.

“Ashtu siç janë tani, po e shkatërrojnë estetikën e objekteve dhe të qytetit”, thotë Xhavit Miftari, banor i lagjes Dardania. “Unë besoj se shumica e tyre nuk janë më në përdorim.”

“Unë di disa raste kur banorët i kanë larguar vetë antenat satelitore. Por nëse nuk mund t’i largojnë, sepse janë vendosur në vende të papërshtatshme, ndihma nga komuna do të ishte më se e mirëseardhur.”

Në lagjen Ulpiana, një grua e moshuar, e cila na e dha emrin e saj si Feride, ka kërkuar që ato të largohen.

“Ato nuk i shërbejnë askujt tani,” tha ajo. “Mund të ruhen në një vend të veçantë, jo domosdoshmërish në ndërtesa.”

“Mirëpo komuna duhet t’i ndihmojë qytetarët t’i largojnë ato,” tha ajo për BIRN. “Ka njerëz të moshuar që nuk mund t’i largojnë ato.”

Për Ismetin, antenat satelitore janë emblematike e një epoke tjetër, jo vetëm në kuptimin politik.

“Para se ta instaloja, shkova te një fqinj tjetër për ta parë programin. Ishte solidaritet për hir të informacionit”, tha ai.

“Tani më mungojnë ndeja të tilla. As që i njoh fqinjët e mi. Gjeneratat kanë ndryshuar… edhe zakonet.”

Antenat satelitore duhet të largohen, tha ai, por jo pa një plan për t’a ruajtur disi kujtesën për to.

“Ato nuk shërbejnë për asnjë qëllim tani,” tha ai, por “ne duhet ta kemi një kujtim të tyre.”

“Shteti duhet të bëjë diçka. Ato tashmë janë pjesë e kujtesës sonë; antenat satelitore janë pjesë e historisë sonë të re.”

Etiketa: BanorëBIRNdeputeteKosovaKosovëLokaleMillosheviçParaPartisë DemokratikePDKPoliciaPunarrezikSerbiaSHshqipshqiptareSllobodan Millosheviç
Tjetri
Reduktimi drastik i numrit të gjykatave drejt finalizimit

Krijimi i një gjykate të vetme Apeli cenon shtetin e së drejtës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.