AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokurori shpjegon në KPA pasurinë e gruas dhe kontaktin me vëllain e ndjerë të deputetit

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Gjon Kodra dha shpjegime për deklarimin e pasurisë së bashkëshortes së tij italiane dhe kontaktin me vëllain e ndjerë të një deputeti, të dënuar në Itali për përfshirje me krimin e organizuar.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Gjon Kodra | Foto: BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të hënën seancën e radhës për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gjon Kodra.

Seanca dëgjimore u përqëndrua në paraqitjen e parashtrimeve të mbrojtjes nga avokati Plator Bilibashi ndaj analizës financiare të përgatitur Komisioneri Publik për pasurinë e subjektit të rivlerësimit, si dhe në pyetjet e përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, në lidhje me kontaktin e prokurorit Kodra me një subjekt me të shkuar kriminale, i cili rezultonte se ishte gjithashtu vëllai i një deputeti.

Kolegji njoftoi gjithashtu se ndaj subjektit ishte depozituar një denoncim i ri, por e hodhi poshtë këtë të fundit duke nënvizuar se nuk përmbante fakte dhe prova të vlefshme për procesin e rivlerësimit kalimtar.

Trupi gjykues që ka marrë në shqyrtimi ankimin Komisionerit Publik ndaj Kodreës përbëhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese, si dhe gjyqtarët Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi dhe Rezarta Szhuetz.

Për shkak të një sulmi kibernetik masiv që ka godituar Agjencinë Kombëtarë për Teknologjinë e Informacionit, AKSHI, seanca dëgjimore të hënën KPA ndaj prokurorit Gjon Kodra nuk mbajt me video konferencë, por me praninë e medias në sallë.

Kodra e ka filluar karrierën në vitin 1989 si hetues në Tropojë dhe në vitin 1995 është emëruar prokuror ushtarak. Prej më shumë se 20 vjetësh subjekti i rivlerësimit shërben si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokurori Kodra u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Olsi Komici relator dhe Xhensila Pine anëtare. Por vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa pasi ONM ngriti shqetësime mbi pasurinë e subjektit, profesionalzimin dhe integritetin e figurës.

Kryesuesja e seancës Albana Shtylla njoftoi se Komisioneri Publik kishte depozituar në KPA analizën financiare të pasurisë së subjektit dhe një kopje e saj i ishte dorëzuar palës mbrojtësë, e cila paraqiti në vijim parashtrimet e saj.

Në përgjigje të analizës financiare të depozituar nga Komisioneri Publik, avokati Plator Bilibashi depozitoi 11 faqje parashtrime me shkrim, të cilët i përmblodhi gjatë seancës dëgjimore. Ai theksoi se analiza e Komisionerit Publik i përmbahet analizës financiare të realziuar KPK dhe e vetmja çështje diskutimi lidhej me deklarimin e kursimeve të bashkëshortës së subjektit, nga puna e saj jashtë vendit në vlerë 35 mijë euro.

Avokati theksoi se subjekti i rivlerësimit nuk i kishte deklaruar në deklarimin fillestar në ILDKPKI këto kursime, për shkak të paqartësisë së ligjit në lidhje me pasurinë e personave të lidhur me nënshtetësi të huaj dhe mënyrën e deklarimit të të ardhurave të siguruara jashtë vendit.

Bilibashi theksoi se subjekti i rivlerësimit kishte dëshmuar nëpërmjet provave shkresore se të ardhurat e bashkëshortes ishin të ligjshme dhe deklarimi i tyre në ILDKPKI me vonesë në vitin 2006, përbënte një ‘pasaktësi’.

Sipas avokatit pasuria e bashkëshortes italiane të prokurorit kishte burim të ardhurat nga puna në Itali dhe Shqipëri, sipërmarrja private dhe pagesat e sigurimeve shoqërore pas vitit 2001. Ai theksoi se ato ishin deklaruar në vitin 2006, për shkak se ishte kjo periudha kohore kur subjekti kishte marrë fillimisht dijeni për ekzistencën e tyre.

Gjatë seancës dëgjimore, pëfaqësuesi i ONM-së Gerrit Sprenger  i drejtoi dy pyetje subjektit në lidhje me pastërtinë e figurës, të cilat lidheshin me kontaket e subjektit me shtetasin P.A – vëllai i ndjerë një deputeti i hetuar nga për trafik narkotikësh nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Midis subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit P.A në vitin 2008 është regjistruar një bisedë telefonike. ONM ka depozituar informacione dhe dokumente që vërtetojnë se P.A. ka qenë i dënuar në Itali për përshirje në krim të organizuar dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Subjekti ka depozituar në KPA një proceverbal të një seance gjyqësore të vitit 2001 kundër P.A të mbajtur një çështje për falsifikim dokumetesh, ku ai ka përfaqësuar organin e akuzës gjatë konkluzioneve përfundimtare. Kodra tha se kishte lexuar konluzionet përfundimtare në gjykatë pasi prokurorët e çështjes e kishin braktisur atë dhe ishte urdhëruar nga Prokurori i Rrethit për të përfaqsuar organin e akuzës.

I pyetur nga përfaqësuesi i ONM-së, subjekti rivlerësimit insistoi të komunkimi i tij me shtetasin P.A, në të shkuarën ishte rastësor dhe përmbajtja nuk i kujtohet pasi kishte ndodhur shumë vite më parë. Ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt tjetër me P.A – përveç telefonatë së vitit 2008 të raportuar nga DSIK.

Për sa i përket të dhënave të DSIK-së për marrëdhënien e subjektit me shtetasin P.A, KPA vendosi të verifikoj përmbajtjen e tyre në burim. Senca radhës ndaj prokurorit Kodra do të mbahet me 22 korrik 2022, në orën 8:30.

Etiketa: AKSHIAlbana ShtyllaAnalizëDenoncimDSIKEuroFlorianFlorian BallhysaGjon KodraGjyqgjyqtarILDKPKIItaliKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKKrimMimoza TasiNatasha MulajOlsi KomiciONMpasuriaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e Rrethit TiranëSeancaSHshqipShqipëriSokol ÇomoSulmi kibernetikTrafikValbonaValbona SanxhaktariVendimivideoXhensila Pine
Tjetri
Kreu i KLP kritikon Kolegjin për vendimarrje të gabuar në rastin e Dodajt

Kreu i KLP kritikon Kolegjin për vendimarrje të gabuar në rastin e Dodajt

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.