AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Strategjia e re, mbrojtja ligjore nga diskriminimi mbetet e pazbatuar në Shqipëri

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi prezantoi Planin e ri Strategjik 2022-2026, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të institucioneve publike dhe private, për të siguruar zbatimin konkret të ligjeve dhe vendimeve në mbrojtje te të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
18:17 | 20/07/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Robert Gajda, përfaqësuesja e Këshillit të Europës, Jutta Gutzkow dhe ajo e BE, Fanny Svensen në prezantimin e Strategjisë kundër diskriminimit. Foto: Nensi Bogdani.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, KMD prezantoi të mërkurën planin e ri strategjik për vitin 2022-2026, në praninë e institucioneve të tjera të pavaruara publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të shoqërisë civile. Ky plan ka rishtazi si qëllim kryesor zbatimin e ligjit në fushën e mosdiskriminimit dhe barazisë gjinore në Shqipëri.

“Të gjithë jemi të prekshëm nga diskriminimi, prandaj të gjithë duhet të luftojmë në parandalimin e tij,” tha komisioneri Robert Gajda gjatë fjalës së tij.

Institucioni i KMD-së tashmë është aktiv prej 12 vitesh në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Plani strategjik për katër vitet e ardhshme është hartuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, dhe mbështetur prej Këshillit të Europës dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në thelb të planit të ri strategjik të KMD-së do të jenë monitorimi dhe analiza e planeve të tjera të qeverisë, për të shtyrë në zbatimin konkret të tyre dhe jo thjesht mjaftimin me një formulim abstrakt të planeve në letër.

“Monitorimi është proces tepër i rëndësishëm për të parë trendet dhe shkaqet se nga vjen diskriminimi”, tha komisioneri Gajda.

Një tjetër risi e këtij planit strategjik do të jenë dhe paditë kolektive, si një formë “presioni” ndaj institucioneve për të zbatuar praktikat kundra diskriminimit të çdo lloj forme.

“Paditë për interesat kolektivë do të jenë një shtysë për përballjen me diskriminimin e strukturuar,” shtoi ai.

“Ne gjithashtu do vijojmë punën për t’i shtyrë institucionet në zbatimet e disa VKM-ve shumë të mirëhartuara, por të pazbatuara,” tha Gajda.

Sipas komisionerit, sfida kryesore e institucionit që ai përfaqëson konsiston në dhënien e sa më shumë argumentave për rastet apo vendimet, shumica e të cilave shkojnë deri në Gjykatë. Ai shtoi gjithashtu se ndërgjegjësimi i institucioneve publike dhe atyre private mbetet faktori kyç në luftën kundër diskriminimit.

Roli i insituticionit të KMD-së pasqyrohet dhe në rritjen e shkallës së raportimeve, gjë e cila tregon besueshmërine e shtuar të qytetarëve në këtë institucion.

“Një rritje me 50% e gjeografisë së rasteve të raportuara dhe të trajtuara me sukses”, tregojnë të dhënat e analizës nga plani strategjik i kaluar.

Gajda theksoi se një tjetër iniciativë që planifikohet të merret në katër vitet e ardhshme do të jetë edhe përpjekja për konkretizimin e ligjit për barazinë gjinore. Gajda përfundoi duke cilësuar se përpjekjet e KMD-së do të shtrihen edhe në fushën e arsimit, mbi edukimin e rinisë që në moshë të hershme me frymën anti-diskriminuese.

Etiketa: AnalizëBashkimit EuropianKomisioneriMbrojtjambrojtjeMonitorimiPunëRobert GajdashqipShqipëriVendimetVKM
I mëparshmi

Prokurorit Alfred Sali i kërkohen shpjegime për paratë e fituara në baste

Tjetri

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku

Tjetri
KPK me dy qëndrime për prokurorin Florian Bonjaku

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.