AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti i mjedisorëve; Investimet në hidrocentrale me risk të lartë

Një raport i fundit i katër organizatave mjedisore ndërkombëtare sjell në vëmendje investimet e rrezikshme dhe në rritje të digave të hidrocentraleve në Ballkan, duke sugjeruar zëvendësimin e tyre me burime të kontrolluara të energjisë diellore apo të erës.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet pergatitore per hidrocentralin e Skavices_Photo_Andrey Ralev

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, organizat ndërkombëtare në mbrojtje të mjedisit dolën të mërkurën me një raport të ri, i cili hedh dritë mbi investimet e rrezikshme të digave të hidrocentraleve në Europën Juglindore.

Sipas raportit, në dy dekadat e fundit, qindra diga të vogla janë ndërtuar në rajon, kryesisht në zona të mbrojtura.

Përpjekjet për të ndërtuar diga më të mëdha të gjelbra kanë dështuar, duke rezultuar të mundura vetëm në Shqipëri dhe Slloveni.

“Prodhimi energjitik i hidrocentraleve në rajon po luhatet lart e poshtë për shkak  të ndryshimeve klimaterike, duke e bërë të kotë shtimin e digavë të tjera. Kjo është më e qartë në shtete si Shqipëria, Kroacia, dhe Bosnje-Hercegovina që varen së tepërmi prej hidrocentraleve”, tha Pipa Gallop nga Rrjeti CCE Bankwatch.

Raporti mbi rrezikshmërinë e investimeve në diga ka si autorë organizatat mjedisore Riverwatch, CEE Bankwatch, EuroNatur, dhe WWF Adria.

Sipas raportit, Shqipëria është pothuajsë 100% e varur nga hidrocentralet për prodhimin e energjisë së vendit, me hidrocentralin e Skavicës të listuar si një prej nëntë digave të cilat përbëjnë rrezikshmëri të lartë për mjedisin.

Gjetjet e raportit tregojnë se Shqipëria ka instaluar më shumë se 600 MWh në hidrocentrale të mëdha që prej vitit 2010, megjithatë prodhimi mesatar nuk rezulton të jetë rritur së tepërmi gjatë periudhës 2010-2020.

Amelia Huber nga fondacioni EuroNatur tha se vendet energjia e të cilave varet nga hidrocentralet do të kenë pasoja prej intensifikimit të efekteve të ndryshimit të klimës, si edhe prej shtimit të thatësirave dhe përmbytjeve.

“Ndërtimi i digave në të ardhmen do të bëhet akoma më i vështirë për shkak të ndryshimit të klimës, biodiversitetit të zonës, çështjeve ligjore, rezistencës së komuniteteve apo edhe vështirësive financiare”, citon raporti i mjedisorëve.

Shqipëria deklaroi emergjencën energjitike në Tetor të vitit 2021 dhe në muajin Mars 2022 uli prodhimin në 11 nga 13 hidrocentralet shtetërore të KESH-it, për shkak të thatësirave.

“Vetëm Shqipëria duket se së fundmi ka kuptuar rrezikun e të qënit kaq të varur prej hidrocentraleve, duke u përpjekur gjatë viteve të fundit të zhvillojë burimet për energjinë e erës dhe atë diellore”, thuhet në raportin e organizatave mjedisore.

Ndër të tjerash, risqet e ndërtimit të hidrocentraleve përfshijnë përmbytjen e shtëpivë të komunitetit, të fushave dhe të pyjeve përreth, dëmtimin e specieve që popullojnë zonën,  si edhe ndryshimin e mikroklimës së zonës.

Edhe drejtori ekzekutiv i organizatës Riverwatch komentoi në deklaratën për shtyp mbi disavantazhet e ndërtimit të hidrocentraleve.

“Përveç aspekteve energjitike kundra digave në lumenjtë e Ballkanit, qëndron dhe fakti se lumenj të tillë si Neretva dhe Drini kanë vlera të paçmueshme ekologjike”, tha Ulrich Eichelmann nga organizata mjedisore Riverwatch.

“Fatmirësisht, njerëzit po kuptojnë gjithmonë e më shumë vlerën ë lumenjve të Ballkanit dhe po luftojnë kundra projekteve të hidrocentrale në to, dhe në fakt po fitojnë në këto kauza”, përfundoi Eichelmann.

Etiketa: BosnjeCEE BankwatchdigaEnergjiaEuroNaturHidrocentraletKESHKroaciambrojtjeMjedisiMjedisitOrganizatat mjedisorepasojarajonraportRaportiRiverwatchshqipShqipëriShqipëriaSkavicësSlloveniUlrich EichelmannWWFWWF Adria
Tjetri
KPA shkarkon prokurorin Gjon Kodra

KPA shkarkon prokurorin Gjon Kodra

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.