AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Grekët protestojnë kundër refuzimit të lirimit me kusht të anarkistit në grevë urie

Mbështetësit e anarkistit të burgosur Yiannis Michailidis u përleshën me policinë në qendër të Athinës pasi një gjykatë apeli refuzoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm nga burgu.

Eleni StamatoukoungaEleni Stamatoukou
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Yiannis Michailidis. Foto: Ekathimerini.

Pasi një gjykatë apeli refuzoi kërkesën e tij për lirim me kusht nga burgu, qindra njerëz protestuan dje në Athinë në shenjë solidarizimi me grevistin e urisë, Yannis Michailidis.

Anëtarë të partive të majta dhe grupeve të të drejtave të njeriut dhe qytetarë të tjerë u mblodhën në sheshin qendror Sintagma të Athinës ku u përleshën me policinë.

Media greke EFSYN raportoi se policia përdori granata trullosëse, gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestën dhe kreu 13 arrestime.

Grevisti Michailidis është transferuar ndërkohë nga burgu në spital. Agjencia e lajmeve Athino-Maqedonase raportoi se sipas mjekut të tij “gjendja e tij ka arritur në pikë të rrezikshme”.

Anarkisti 34-vjeçar ka qenë në grevë urie që nga muaji maj, duke kërkuar lirim me kusht, pasi ai pretendon se ka kryer më shumë se tre të pestat e dënimit të tij me 20 vjet burg. Gjykatat refuzuan lirimin e tij.

I njohur si “harkëtari i Sintagmës”, gjatë protestave në vitin 2011 ai vuri në shënjestër me një hark oficerët e policisë. Ai u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, por u la i lirë.

Në vitin 2013, së bashku me tre persona të tjerë, ai u arrestua në Kozani të Greqisë veriore, pas një grabitje të dyfishtë në një bankë dhe në një filial të Postës Helenike.

Katër të arrestuarit akuzuan policinë për torturë, ndërsa grabitjen e cilësuan si një zgjedhje të vetëdijshme që nuk kishte për qëllim pasurimin personal.

Ai u gjykua në vitin 2014 dhe u shpall fajtor për pjesëmarrje në tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në vitin 2011, grabitje të dyfishtë në vitin 2013 dhe posedim municioni. Ai u dënua me 20 vjet burg.

Në qershor 2019, ai u arratis nga burgu ku mbahej, por u arrestua sërish në janar 2020 nga policia antiterroriste. Gjyqtarët e bordit të apelit e refuzuan kërkesën e tij për lirim me kusht me arsyetimin e arratisjes së tij në vitin 2019.

Etiketa: ApeliarrestimeBurggazgjyqtarGrabitjeMediaPoliciaSHSpitalzgjedhje
Tjetri
Një provë e re solidariteti për BE-në

Një provë e re solidariteti për BE-në

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.