AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vazhdojnë barrikadat serbe në veri të Kosovës

Barrikadat mbeten të ngritura në veriun e Kosovës me shumicë serbe, pavarësisht ofertës së qeverisë për të shtyrë zbatimin e “masave të reciprocitetit”, nëse rikthehet liria e lëvizjes.

Xhorxhina BamiPërparim IsufingaXhorxhina BamidhePërparim Isufi
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njësit të Policisë së Kosovës në komunën veriore të Leposaviqit me shumicë serbe, të dielën në mbrëmje, 31 korrik 2022. Foto: Adelina Ahemti/BIRN

Barrikadat e serbëve të Kosovës të përbëra nga kamionë të mbushur me zhavorr ende bllokuan rrugët për në dy pika kufitare me Serbinë të hënën, pavarësisht vendimit të qeverisë për të vonuar zbatimin e masave të ashtuquajtura reciprociteti me Serbinë për targat e automjeteve dhe letërnjoftimet, nëse barrikadat hiqen.

Oferta për shtyrjen e zbatimit pasoi një takim mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit amerikan Jeffrey Hovennier, të mbajtur pak para se veprimet të hynin në fuqi.

“Shpërndarja e dokumenteve hyrëse-dalëse në pikat e kalimit kufitar ka filluar, ndërsa pikat e kalimit në Jarinje dhe Bërnjak mbeten të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur aty nga strukturat ilegale serbe”, tha ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla.

Ai ka konfirmuar të hënën se shtyrja e vendimit do të zbatohet vetëm pasi të hiqen barrikadat.

“Ky vendim do të vazhdojë të zbatohet derisa të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Në momentin që do të hiqen barrikadat dhe pengesat, ky vendim do të pezullohet deri më 1 shtator”, tha Svecla në Facebook.

Policia tha të hënën se pikat e kalimit në Jarinje dhe Bërnjak mbeten të mbyllura… për shkak të bllokimit të vazhdueshëm të rrugëve që të çojnë në këto dy pika kufitare, të cilat janë bllokuar me mjete të rënda nga grupe të organizuara kriminale. Policia mbylli zyrtarisht pikat kufitare të dielën.

Agjencia e lajmeve Kossev, me qendër në Mitrovicën Veriore të drejtuar nga serbët, raportoi të hënën se furrat e bukës dhe ushqimoret në qytetin e ndarë janë hapur, por kafenetë mbeten të mbyllura.

Qeveria e Kosovës vendosi në qershor se çdo person që paraqitet të kalojë kufirin shtetëror duke përdorur letërnjoftime personale të lëshuara nga autoritetet serbe tani do të pajiset me formularë deklarimi të përkohshëm të vlefshëm për 90 ditë që zëvendësojnë dokumentin e lëshuar nga Serbia.

Vendimi i përgjigjet mosnjohjes nga autoritetet serbe të letërnjoftimeve të lëshuara nga Kosova, duke futur të njëjtën masë që Serbia zbaton ndaj qytetarëve të Kosovës.

Megjithatë, Petar Petkovic, kreu i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, i tha televizionit publik serb RTS të hënën se “qëllimi i qeverisë së Kosovës ishte të pushtonte veriun e Kosovës … dhe të merrej me popullin serb që po mbron lirinë e lëvizjen dhe të drejtën e tij për të mbijetuar në Kosovë”.

Ai shtoi se “nata në veri ishte e qetë, por në një atmosferë tensioni”.

Një ekip i BIRN ishte në terren të dielën në komunat veriore me shumicë serbe të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, por gazetarët nuk u lejuan të shkonin te barrikadat.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në disa lokacione në veri janë dëgjuar të shtëna “në drejtim të njësive policore”. Drejtori i policisë Samedin Mehmeti tha për BIRN se “nuk ka të plagosur”.

Por policia njoftoi gjithashtu se disa qytetarë shqiptarë të Kosovës raportuan se ishin “ndaluar dhe keqtrajtuar … duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale në automjetet e tyre nga persona të dyshuar se ishin pjesë e organizimit të bllokadës së rrugëve”.

Politikanë kosovarë dhe serbë kanë shkëmbyer akuza për situatën të dielën.

“Atmosfera është sjellë në pikën e vlimit dhe serbët nuk do të vuajnë më mizori”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç të dielën, duke pretenduar se kishte biseduar me liderët serbë të Kosovës.

“Për pak u gjunjëzova para tyre dhe iu përgjërova. Në fund mora një premtim. Situata është shumë më komplekse… Ne do të mundohemi ta ruajmë paqen me çdo kusht, kërkoj nga shqiptarët të vijnë në vete dhe serbët të mos bien pre e provokimeve”, tha ai.

Vuçiç gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “t’i kushtojë vëmendje ligjit ndërkombëtar dhe realitetit në terren”.

“Nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë, nëse guxojnë të fillojnë të persekutojnë serbët, të vrasin serbët, Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbrojti masat e planifikuara të reciprocitetit. Ai pohoi se lëvizja e Kosovës erdhi 11 vjet pasi Serbia bëri të njëjtën gjë me qytetarët e Kosovës kur ata hyjnë në territorin serb.

“Në Serbi ka politikanë dhe zyrtarë që janë liderë të frikës dhe kanosjes. Paqja, demokracia dhe shteti ligjor nuk kanë alternativë, ndaj unë uroj, besoj dhe punoj që nesër çdo gjë të shkojë mbarë”, tha Kurti.

“Nuk ka vend për tensione, nuk ka mundësi për destabilitet sepse po bëjmë diçka legjitime dhe ligjore. Ata që flasin për dhunë, bllokime, destabilitet dhe tensione flasin për veten e tyre, jo për ne”, shtoi ai.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, në terren që nga qershori i vitit 1999, me mandat për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, të dielën në mbrëmje tha se është “i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës”.

Etiketa: AkuzaAlbin KurtiBIRNdemokraciaFacebookgazetarJarinjeKFORKosovaKosovëLiriaMASMitrovicëNATOParaPoliciaPolicia e KosovësQeveriarajonSerbiSerbiashtatortensioneVendimVendimiVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Fundi i historisë bashkëkohore

Fundi i historisë bashkëkohore

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.