AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjenerali serb i kohës së luftës zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

Bozidar Deliç, i cili komandonte Brigadën 549 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, e cila u përfshi në vrasje në shkallë të gjerë gjatë konfliktit në Kosovë, u zgjodh si një nga shtatë nënkryetarët e parlamentit të ri serb.

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bozidar Deliç.

Bozidar Deliç, një gjeneral në pension i Ushtrisë Jugosllave i cili ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar, e cila ishte përfshirë në disa nga sulmet më famëkeqe në fshatrat në Kosovë në vitin 1999, u zgjodh si një nga shtatë nënkryetarët e parlamentit serb të martën vonë.

Deliç u propozua për postin si kandidat i koalicionit të djathtë të opozitës NADA (Shpresa). Ai është një nga tre nënkryetarët e opozitës dhe u zgjodh me 197 vota, ku përfshiheshin vota nga partitë në pushtet dhe ato opozitare.

OJQ-ja Fondi për të Drejtën Humanitare publikoi një dosje në vitin 2013 që përmban dokumentacionin më të plotë deri më tani të tetë ofensivave ushtarake që përfshinin Brigadën 549 të Ushtrisë Jugosllave në fshatrat e Kosovës në mars dhe prill 1999, të cilat rezultuan në gjithsej 885 të vdekur.

Në një sulm në fshatrat Mejë dhe Korenicë më 27 prill 1999, trupat, policia dhe paraushtarakët, përfshirë ushtarë të Brigadës 549, vranë të paktën 377 civilë, 36 prej të cilëve ishin nën 18 vjeç.

Zyra e prokurorit serb për krimet e luftës i tha BIRN në vitin 2013 se Deliç ka qenë nën hetim më shumë se një herë. Ai nuk u padit kurrë.

Ai nuk e ka mohuar kurrë se ka qenë komandant i Brigadës 549, por ka mohuar të ketë kryer krime lufte.

“Unë e dija se çfarë po ndodhte në zonën time të përgjegjësisë. Kam qenë gjithmonë në vijën e parë të sulmit”, tha Deliç në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, duke pretenduar megjithatë se ai “nuk kishte njohuri për vrasjet masive të shqiptarëve”.

Duke folur për një sulm tjetër të Ushtrisë Jugosllave në fshatin Landovicë më 26 mars 1999, Deliç i tha Komisionit Serb për Bashkëpunim me GJPNJ-në se sulmi ishte nisur si përgjigje ndaj vrasjes së ushtarëve të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Unë urdhërova angazhimin e një skuadroni të tërë ushtrie… dhe urdhërova majorin Nikoliç të dërgonte një tank”, shkroi Deliç në një deklaratë për komisionin, duke shpjeguar se fshati ishte një bazë për “terroristët”.

Deliç doli në pension në 2005 dhe më vonë u bë anëtar i Partisë Radikale Serbe nacionaliste. Kur Tomislav Nikoliç dhe Aleksandër Vuçiç, të cilët të dy më vonë do të shërbenin si president i Serbisë, u larguan nga Partia Radikale dhe krijuan Partinë Progresive Serbe, Deliç ishte një nga njerëzit që iu bashkua atyre.

Megjithatë, ai u largua nga Partia Progresive në 2011 dhe u kthye në Partinë Radikale, por më pas u largua përsëri në 2020.

Ai ka qenë deputet serb disa herë që nga viti 2007 dhe dy herë ka shërbyer si nënkryetar parlamenti.

Ndërsa ishte në detyrë, presidenti Sllobodan Millosheviç nderoi Brigadën 549 për rolin e saj në luftën në Kosovë, duke i dhënë brigadës medaljen Hero i Popullit për “mbrojtjen heroike të vendit”.

Etiketa: BIRNdeputetdosjeGJPNJGjykatëHetimKosovëKrimekrime lufteLuftepaktPartiaPoliciapresidentSHSulmTerroristUshtriaVota
Tjetri
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Brunilda Malo (Orhani) për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Brunilda Malo (Orhani) për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.