AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkëmbim akuzash për sigurinë në plazhe pas vdekjes së 7-vjeçares

Thirrjet për përmirësim të sigurisë në plazhe, pasi një 7-vjeçare humbi jetën e vrarë nga një skaf, kanë sjellë një reagim të zemëruar nga kryeministri i cili këmbëngul se problemi po ekzagjerohet.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Plazh në Himarë, Shqipëri.

Shqiptarët bëjnë thirrje për siguri dhe mbrojtje më të mirë të plazheve pas një sërë aksidentesh dhe fatkeqësish, ku më i fundit është vdekja e një vajze shtatë vjeçare të martën, e cila u vra nga një skaf që po kalonte pranë vendit ku njerëzit po notonin.

Kryeministri Edi Rama e ka hedhur poshtë shqetësimin, por duke thënë se “deri dje ky ka qenë sezoni më i sigurt veror”.

“Ky është sezoni turistik më i organizuar, më i rregullt dhe më i pastër ndonjëherë falë punës së palodhur që filluam shtatorin e kaluar! Deri dje, ishte edhe sezoni më i qetë dhe më i sigurt, me plazhe publike dhe një rrjet vëzhguesish plazhi të organizuar si asnjëherë më parë!”, shkruan Rama në Twitter.

Megjithatë, një 18-vjeçar humbi jetën muajin e kaluar në qytetin e Durrësit, ndërsa shpëtoi nga mbytja vëllain e tij pesëvjeçar dhe shokun e tij. Një çift u godit edhe nga një skaf muajin e kaluar në plazhin e Jalit.

Adriatik Lapaj, një avokat dhe aktivist i shoqërisë civile, thotë se plazhet shqiptare “nuk janë më nën autoritetin shtetëror”.

“Mënyra se si po menaxhohet vija bregdetare po merr jetë, po largon turistët dhe po shkatërron mijëra e mijëra biznese që punojnë me ndershmëri dhe përkushtim”, shkroi ai në Facebook.

“Me skafet…menaxhohet aq keq sa njerëzit i shohin si mjete të rrezikshme, edhe pse ka qindra njerëz që punojnë me dinjitet dhe profesionalizëm me skafe, duke transportuar turistë. Shikoni vendet fqinje që kanë më shumë mjete detare dhe plazhe se ne, por ku aksidentet ndodhin shumë më rrallë”, shtoi ai.

Ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha për Euronews Albania se “plazhet e Shqipërisë duhet të kthehen në menaxhim publik, jo privat. Administrimi privat i plazheve i ka bërë ato magnet për të gjithë njerëzit e etur për para që nuk respektojnë asnjë parim”.

Një investigim i BIRN vitin e kaluar tregoi se Shqipëria po përballet edhe me probleme me mungesën e rojeve të plazhit, gjë e cila ka kushtuar jetë njerëzish.

Që nga maji 2014, një vendim i qeverisë detyron operatorët e plazhit të kenë kulla 3 metra të larta dhe roje plazhi për çdo 200-250 metra plazh për të garantuar sigurinë.

Moszbatimi i vendimit vijon të shkaktojë humbje jete në bregdet.

Etiketa: AdriatikAdriatik LapajAksidentetaktivistBIRNbregdetEdi RamaEuronewsEuronews AlbaniaFacebookInvestigimKryeministri Edi RamaKullambrojtjeParaplazhplazhe publikePunëRamashqipShqipëriashqiptareturistTwitterVendim
Tjetri
Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.