AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Shkarkimi i Simon Pashkut për probleme në kriterin e pasurisë u gjet i drejtë nga KPA

Ndryshimi i shpjegimeve nga ish-prokurori Simon Pashuku lidhur me burimin e pasurive pas kalimit të barrës së provës, vlerësohen prej Kolegjit si pasaktësi në deklarime. Subjekti dështoi të provonte edhe ligjshmërinë e burimeve të krijimit të dy pronave të paluajtshme dhe të likujditeteve.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish drejtuesi i prokurorisë Lezhë, Simon Pashuku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuara në prova dhe në ligj shkaqet e ngritura nga ish-drejtuesi i prokurorisë së Lezhës, Simon Pashuku duke lënë në fuqi shkarkimin e tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme në kriterin e pasurisë.

Vendimi i KPK për shkarkimin e prokurorit Simon Pashuku u bazua në mosjustifikimin e krijimit të dy pasurive dhe likujditeteve. Sipas Komisionit, subjekti nuk arriti të provonte me dokumente burimin e ligjshëm të një shtëpie të blerë në Shkodër për 60 mijë euro, të një objekti në fshat, si dhe të likujditeteve.

Vendimi i Komisionit u ankimua nga Pashuku i cili ngriti shkaqe për natyrën procedurale dhe pasurinë, duke pretenduar se është cënuar garantimi i paanësisë në gjykimin e çështjes së tij në Komision dhe se masa e shkarkimit nuk mund të merrej nëse nuk kishte deklaruar më shumë se dyfishi i aseteve të ligjshme që zotëron. Po ashtu, ai pretendoi se nuk mund të penaloziohej për pasuri të krijuara para fillimit të detyrës.

Kolegji i vlerëson të pabazuara këto pretendime dhe konkludon se nuk rezultojnë rrethana që tregojnë se vendimi i Komisionit për shkarkimin e Pashukut është bazuar në shkelje të rënda. Për rrjedhojë, gjykimi ka vijuar në dhomë këshillimi, ku pasi janë analizuar edhe shkaqet e ngritura për pasurinë, janë rrëzuar si të pambeshtëtura.

Lidhur me një apartament me sipërfaqe 120 m2 në Shkodër me vlerë 60 mijë euro, Pashuku ka pretenduar se burimi i këstit të parë 30 mijë euro ka qenë vetëm një kredi e marrë në vitin 2008 nëpërmjet së cilës janë shlyer huatë e marra nga dy persona me të cilat është kryer pagesa, si dhe dhurimet e pesë familjarëve në vitin 2008, në vlerën totale 41 mijë euro.

Në deklaratën “veting”, subjekti ka deklaruar pronësinë mbi këtë apartament dhe si burim ka shënuar kredinë 25 mijë euro dhe dhurime nga vëllai e motrat në vitin 2008. Në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2012, ai ka shënuar se pagesën e vlerës 60 mijë e ka realizuar me kredinë 25 mijë euro dhe dhurimet nga familjarët – përkatësisht 20 mijë euro euro nga vëllai F.P; 8000 euro nga motra N.P.; nga 5000 euro prej motrave M.B. dhe M.L.; si dhe 3000 euro nga vjehrri J.M..

Gjatë deklarimeve në Komision, subjekti ka shpjeguar se për të paguar këstin e parë të banesës në Shkodër kishte marrë një hua në shumën prej 1.4 milionë lekësh nga znj M.D., ndërsa kur është përballur me rezultatet e hetimit administrativ ka pretenduar se kishte marrë dhe një tjetër hua nga shtetasi E.R, në shumën 30 mijë euro.

KPA vëren se Pashuku nuk i ka pasqyruar huatë në deklaratën fillestare të vitit 2012 dhe në atë “veting”, por i ka pretenduar vetëm pas kalimit të barrës së provës.

Po ashtu, sipas KPA, Pashuku ka dështuar të provonte burimin e ligjshëm për tre nga pesë dhurimet. Kolegji vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën “veting” lidhur me burimet që kanë shërbyer për pagesën e këstit të parë.

Deklarim i pasaktë konstatohet edhe lidhur me burimet e krijimit të një pasurie tjetër në një fshat të Shkodrës, të përbërë nga një godinë me sipërfaqe 56 m2 dhe pistë me sipërfaqe 40 m2.

Në deklaratën “veting”, subjekti ka shënuar ndërtesën me sipërfaqe 56 m2 dhe pistën me sipërfaqe 40 m2 në proces legalizimi, të ndërtuar së bashku me vëllain, F. P..  Komisioni ka konkluduar se Pashuku nuk ka deklaruar vlerën reale të ndërtimit dhe nuk ka provuar burimin e ligjshëm të investimit.

Subjektit i është kaluar barrë prove për mosdeklarimin e vlerës së investimit; për mospërputhje të deklarimeve për bashkëpronësinë me vëllain, pasi ka rezultuar se aplikimi dhe e gjithë korrespondenca me ALUIZNI-n ishte kryer nga dhe drejt subjektit; se kishte mungesë të dokumentacionit provues ligjor për burimin e krijimit dhe pjesën takuese të investimit; si dhe kishte të dhëna kontradiktore në lidhje me sipërfaqen e saktë të këtij ndërtimi, investimin, si dhe vitin e kryerjes së punimeve.

Pashuku ka paraqitur si provë në një raport vlerësimi të vitit 2019, sipas të cilit vlera e punimeve të objektit me sipërfaqe 56.16 m2 dhe të pistës së betonit 50 m2 të ndërtuara në vitin 2001, ka kushtuar në total 318 mijë lekë. Por, nga përllogaritja e vlerës së investimit sipas standarteve të EKB-së për kostot e ndërtimit në vitin 2001, Kolegjit i ka rezultuar vlera rreth 1.3 milion lekë.

Nisur nga fakti se Komisioni ka konkluduar mungesë të burimeve të ligjshme, por pa përcaktuar një vlerë, Kolegji vlerëson se për këtë pronë duhet të konfirmohet vetëm qëndrimi që shkalla e parë ka mbajtur drejt deklarimit të pasaktë të subjektit. Në përfundim të analizës për këtë pasuri, Kolegji çmon se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë në deklaratën e pasurisë “veting”, pasi nuk pasqyruar vlerën në përputhje me detyrimin ligjor.

Pashuku ka dështuar të vërtetojë edhe pretendimet për ligjshmërinë e burimeve të likujditeteve. Si burim për krijimin e një depozite 20 mijë euro, një llogarie 10 mijë euro dhe gjendjes cash 1.2 milion lekë, subjekti ka deklaruar të ardhurat nga dhënia me qira e ndërtesës dhe e pistës për periudhën mars 2006 – dhjetor 2012, dhënë qiradhënësit N. P. për ushtrim aktiviteti tregtar.

Ai ka pretenduar se kontrata e qirasë me z. N. P. ka qenë verbale, e përtërirë viti pas viti dhe se për pagimin e detyrimeve tatimore, ka qenë i detyruar qiramarrësi. Subjekti ka pretenduar se nuk ishte në dijeni nëse qiramarrësi ishte regjistruar në organet tatimore apo të kishte paguar ose jo detyrimet. Po ashtu, Pashuku ka theksuar se i ka shlyer detyrimet tatimore për të ardhurat nga qiraja.

Kolegji konstaton se nuk qëndron pretendimi se ndërtesa ishte dhënë me qira për aktivitet tregtar, pasi qiramarrësi i pretenduar rezulton të ketë filluar aktivitetin në një kohë të mëvonshme, në vitin 2015.

Trupi gjykues i KPA konkludon se nuk gjendet asnjë gjurmë dokumentare e kohës që të provojë ekzistencën e marrëdhënies së qirasë, kohëzgjatjen apo shpërblimin për qiranë mujore të pretenduar, si edhe vetë përfitimin e shumës prej 40 mijë eurosh.

Faturat tatimore të shitjes së mermerit të blerë nga N.P. deri në vitin 2014, si dhe libreza e energjisë elektrike nga rezultojnë pagesa për periudhën 2009-2016, vlerësohen nga Kolegji se nuk përcaktojnë gjendjen e fakteve që kanë lidhje me marrëdhënien e qirasë së pretenduar në vitet 2006 – 2012.

Sipas KPA, nuk qëndron as pretendimi për mosdijeni lidhur me mosregjistrimin e qiramarrësit në organet tatimore, pasi të dhënat për çdo subjekt tregtar janë të hapura për publikun. Pagesa e detyrimeve tatimore në kohë të mëvonshme vlerësohet e pamjaftueshme për të vërtetuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të pretenduara nga qiradhënia e objektit.

“Kolegji vlerëson se pagesa e tatimit mbi qiranë në datën 24.10.2016, në shumën prej 501.000 lekësh, përveç se është kryer pa shkak ligjor, kjo pagesë është kryer tre muaj para dorëzimit të deklaratës vetting, vetëm për qëllime të procesit të rivlerësimit dhe për të justifikuar ligjshmërinë e llogarive bankare prej 20.000 eurosh dhe 11.054 eurosh, si dhe të gjendjes cash prej 1.200.000 lekësh, të deklaruara në deklaratën vetting”, vlerëson Kolegji dhe konkludon se pagesa e vitit 2016 e tatimeve nuk e shëron paligjshmërinë e të ardhurave nga qiraja.

Pretendimi i subjektit se këto pasuri janë krijuar para detyrës së prokurorit dhe nuk duhet ta ngarkojnë me përgjegjësi, është gjetur i pamjaftueshëm nga Kolegji për të ndryshuar vendimin e Komisionit, duke lënë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë.

 

Etiketa: AnalizëEurohuaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKostot e ndërtimitKPAKPKkrediLezhëLigjMasaParaprokurorProkuroria e Rrethit LezhëraportSHshkarkimiShkodërSimon PashukuVendimiVetingVetting
Tjetri
Voskopoja në kërkim të një shkëlqimi të dytë

Voskopoja në kërkim të një shkëlqimi të dytë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.