AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kriza godet të ardhurat buxhetore

Të dhënat paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, tregojnë se muajt e artë të të ardhurave shtesë të shkaktuar nga rritja e çmimeve në tregun ndërkombëtar mbaroi ndërsa të ardhurat në muajin korrik ishin më të ulëta se sa korriku i vitit 2021.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Foto: LSA

Muajt e parë të vitit, qeveria shqiptare ishte nga ana e përfituesve nga dallga e rritjes dramatike të çmimeve të mallrave në tregun ndërkombëtar dhe në tregun e brendshëm, duke shënuar rritje dramatike në të ardhurat buxhetore. Por dasma e muajve të parë duket se ka mbaruar për shkak se çmimet e larta duket se kanë sjellë rënie konsumi, gjë që po përkthehet në rënie të të ardhurave buxhetore.

Ministria e Financave publikoi të mërkurën një njoftim për shtyp në të cilin theksoi se të ardhurat për periudhën shtatëmujore janar-korrik 2022 ishin 326.7 miliardë lekë, me një rritje mbresëlënëse prej 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ministria nuk i ka publikuar ende të dhënat statistikore të detajuara ndërsa njoftimi i saj për shtyp lë pa përmendur faktin se kjo rritje vjen si rrjedhojë i asaj që ka ndodhur në muajt e parë të vitit ndërsa tendenca e përgjithshme e rritjes ka ardhur në ngadalësim. Kështu, të ardhurat e muajit janar 2022 ishin 30% më të larta se sa në janar 2021 por të ardhurat e muajit shkurt ishin 22% në në larta. Ritmi i rritjes ra në mënyrë drastike në muajt në vijim pasi rritja e çmimeve nuk mjaftoi për të kompensuar rënien e konsumit. Në qershor 2022, buxheti arkëtoi 7.4% të ardhura më shumë se sa në qershor 2021 ndërsa në korrik, të ardhurat ishin 0.3% më të ulëta se sa korriku i vitit të kaluar.

Të dhënat statistikore të qeverisë nuk të mundësojnë të shohësh në mënyrë të detajuar se nga ka ardhur rënia, por ajo që vihet re është që importi i karburanteve për gjashtë muajt e parë të këtij viti ishte 260 mijë tonë, me një rënie 9% në krahasim me vitin e kaluar.

Shqiptarët u përballën me rritje dramatike të çmimeve gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar dhe pjesës së parë të këtij viti. Çmimet u rritën në tregun ndërkombëtar për lëndët e para, për transportin dhe për karburantet, ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson se vendi mund të përballet me të ashtuquajturën “valë e dytë” e inflacionit, pra rritjen e çmimeve indirekte të shkaktuar nga rritja e kostos së lëndëve të para.

Çmimi i naftës ishte 170 lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa këtë vit u rrit deri në 260 lekë për litër, para se të bjerë në nivelin aktual prej 221 lekësh për litër. Aktualisht çmimi i naftës është 30% më i lartë se sa një vit më parë ndërsa rritja shënoi kulmin në 53% në prill të këtij viti.

Rritja e çmimeve të mallrave kyçë si nafta ka efekt stagflacionues në ekonomi, gjë që do të thotë që njerëzit, përballë detyrimit për të paguar më shtrenjtë për mallrat e domosdoshëm, kursejnë duke mos blerë mallrat jo të domosdoshëm, apo shtyjnë për më vonë blerje të mëdha, duke sjellë rënie të përgjithshme konsumi.

Ecuria e konsumit dhe e të ardhurave buxhetore në muajt në vijim është i paqartë. Rënia e konsumit në të gjithë botën ka sjellë ndërkohë edhe rënie të çmimeve të shumë mallrave, përfshirë naftën, e cila sot në tregun ndërkombëtar kushton 91 dollarë për fuçi, nga 120-140 dollarë që shënoi në periudhën menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Rënia e çmimeve normalisht do të sjellë rritje të konsumit por çmimet gjithsesi vijojnë të mbeten shumë më të larta nga sa ishin një vit më parë.

Buxheti i shtetit mbetet gjithsesi me suficit buxhetor pasi qeveria është treguar vazhdimisht e paaftë për të realizuar investimet publike në kohë. Sipas njoftimit të vetë ministrisë, shpenzimet kapitale, termi me të cilin i referohen investimeve publike, u realizuan në shtatëmujor në masën 70% të planit. Për rrjedhojë, buxheti i shtetit kishte një suficit prej 16 miliardë lekësh në vend që të kishte një deficit prej 45 miliardë lekësh, siç ishte parashikuar në planin buxhetor.

Etiketa: blerjebuxhetiBuxheti i ShtetitCOVID19EkonomiaekonomiEkonomiaInflacioniKarburantetKonsumiKrizaMASMinistria e FinancavenaftaParaQeveriaQeveria shqiptareRritja e çmimeveSHshqipshqiptareStagflacioni
Tjetri
Kolegji konfirmoi balancën financiare negative në vlerë të madhe për Nevrie Dukën

Kolegji konfirmoi balancën financiare negative në vlerë të madhe për Nevrie Dukën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.