AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministria e Financave dështon të publikojë raportin e performancës së koncesioneve

Një dokument kyç që Ministria e Financave e ka detyrim ligjor ta dorëzojë në Kuvendin e Shqipërisë bashkë me raportin e buxhetit faktik të vitit të kaluar, mungon në relacionin përkatës dhe nuk është publikuar ende. 

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë konsultimit për amnistinë fiskale. Foto: LSA

Për herë të parë që nga viti 2019, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë duket se ka dështuar të publikojë një raport kyç, në të cilin duhet të bëhet transparencë mbi ecurinë e kontratave kontroverse të partneritetit publik privat – një detyrim ligjor për këtë ministri. Raporti nuk është publikuar në seksionin përkatës të faqes së internetit të Ministrisë së Financave, [Link], ndërsa te raporti i detajuar i projektligjit për buxhetin faktik 2020, i cili është aktualisht në shqyrtim parlamentar, [link] mungon shtojca e këtij raporti. Madje, raporti Mbi zbatimin e buxhetit vjetor dhe situatën makroekonomike dhe fiskale, [link] i referohet raportit të koncesioneve në faqen 57 duke shënuar se ky raport gjendet si shtojcë. Në fakt, vetë shtojca në fjalë mungon.

Zëdhënësi i qeverisë nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Detyrim ligjor

Qeveria shqiptare pranoi disa vite më parë kërkesën e përsëritur të Fondit Monetar Ndërkombëtar për transparencë në lidhje me kontratat e partneritetit publik-privat si dhe ecurisë së zbatimit të tyre. Kuvendi i Shqipërisë miratoi në vitin 2019 ndryshime në ligjin për koncesionet, duke i ngarkuar Ministrisë së Financave detyrimin e hartimit dhe publikimit të një raporti të detajuar mbi ecurinë e koncesioneve kryesore.

Një raport i tillë u publikua në vitin 2020 për ecurinë e koncesioneve deri në vitin 2019 dhe në vitin 2021 për ecurinë deri në vitin 2020. Duke theksuar detyrimin ligjor të Ministrisë së Financave për përgatitjen dhe publikimin e një raporti të tillë, raporti i vitit 2020 shkruan:

“Me qëllim rritjen e transparencës mbi zbatimin e koncesioneve/PPP, forcimin e disiplinës financiare, monitorimin e risqeve fiskale dhe buxhetore që burojnë nga kontratat e koncesionit/PPP, nga ana e Ministrisë përgjegjëse për Financat janë propozuar disa ndryshime të miratuara me Ligjin Nr.50 datë 18.07.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” i ndryshuar, ndryshime të cilat kanë përforcuar rolin e MFE-së në monitorimin e zbatueshmërisë së projekteve të dhëna me Koncesion/PPP në këndvështrimin e implikimeve financiare.”

Sipas vetë përshkrimit të Ministrisë së Financave, raporti duhet të përmbajë një “pamje e përgjithshme të portofolit aktual të koncesioneve”, “një përshkrim të performancës së portofolit”, etj.

Raportet e viteve të kaluara kanë vënë në dukje faturat e paguara nga buxheti i shtetit për këto kontrata si dhe, në raste të rralla, të dhënat mbi ecurinë e investimeve sipas kontratës të kryera nga partnerët privatë. Për shembull, në lidhje me koncesionin e fushës së plehrave të Tiranës, raporti i vitit 2020 shkruan: “Për vitin 2020, pagesat faktike janë realizuar në masën 100 % të planit vjetor.” Ndërsa në lidhje me investimet e planifikuara në kontratë, të cilat duhej të bëheshin nga partneri privat, raporti thotë: “vlera faktike e investimit kapital për vitin 2020 ka shënuar 2,947,277,153.38  Lekë. Arsyeja që ka çuar në mosrealizim të plotë të vlerës së investimit ka qënë koha e gjatë e marrjes së lejes së ndërtimit në KRT për objektet përbërëse të impiantit. Tashmë leja e ndërtimit është marrë me Nr.756/8 datë 24.11.2020, dhe ka filluar zbatimi i saj. Ndërkohë janë kryer dhe porositë e pjesëve përbërëse të impiantit të cilat nuk janë situacionuar ende, pasi situacionohen në momentin që vijnë në kantier. Vlera e investuar për porositë e këtyre pjesëve të impiantit është 30 milion Euro.”

Koncesione me fat të panjohur

Qeveria shqiptare po zbaton një dyzinë kontratash koncesionare kontroverse, të cilat i janë dhënë kryesisht kompanive vendëse me procedura me shkallë shumë të ulët konkurrence. Gjatë vitit të kaluar, këto kontrata përfituan sëbashku 11.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit si dhe një sasi jo të njohur të ardhurash të paguara nga shqiptarët jo përmes buxhetit të shtetit, por përmes tarifave të shërbimeve, të cilat ofrohen në kushtet e monopolit faktik.

Disa nga këto kontrata koncesionesh duket se kanë ngecur. Kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit duhej të kishte përfunduar me dorëzimin e rrugës në prill të këtij viti, por kompania sipërmarrëse Gjoka 87 pati mbetur prapa me planin e investimeve që në vitin 2020. Së fundmi u bë e njohur shtyrja me 17 muaj e afatit të dorëzimit të kontratës, një vendim i marrë ky që në vitin 2020.

Ecuria e kontratës së koncesionit “Për Ndërtimin e Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimin e Vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë” është gjithashtu e panjohur. Ministria nuk ka bërë të ditur nëse deklarata e saj në raportin e vitit 2020 se incineratori po pret 30 milionë euro pajisje, është materializuar apo jo.

Etiketa: BIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitdetyrimEuroFinancatGjokaGjoka 87KoncesionKoncesionetkonkurrenceKuvendiMASMFEMinistria e FinancavePartneritetit Publik PrivatPPPQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiSHshqipshqiptareTiranëVendim
Tjetri
KPA la në fuqi parimin e proporcionalitetit në çështjen e Marinela Osmanit

KPA la në fuqi parimin e proporcionalitetit në çështjen e Marinela Osmanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.