AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

‘Njihej vetëm nga botanistët’: Shqipëria i kthen sytë nga kultivimi i tartufit

Tartufi ishte një kërpudhë e panjohur në Shqipëri deri në shfaqjen e gjuetarëve italianë në vitet 2000. Por tani, studiues dhe sipërmarrës po testojnë mundësitë e kultivimit të tij.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
12:47 | 27/08/2022
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tartuf i zi. Foto nga Didier/ Pixabay.

Të dielën e kaluar, Rami Kebej dhe katër qentë e tij e kaluan ditën për gjueti në malin e Dajtit. Kebej është një lloj i veçantë gjuetari – ai gjurmon rrënjët e pemëve të larta në kërkim të zhardhokëve të tartufit, një kërpudhë e çmuar e kuzhinës elitare.

“Kërkoj tartufin nëpër Shqipëri që nga viti 2009. Kur arrin ta gjesh një produkt të tillë, mund ta shesësh me çmime mjaft të larta, në varësi të llojit,” tha Kebej për BIRN.

Tartufi është pjesa frutore e kërpudhave të llojit Tuber, i njohur veçanërisht në traditën e kuzhinës franceze dhe asaj italiane. Në Shqipëri, tartufi njohu përdorim të vonë, ndërsa vlera e tij në tregun e kuzhinës iu prezantua vendasve nga “gjuetarët” italianë.

Edhe Kebej i ka hedhur hapat e parë si kërkues në shoqërinë e një “tartufari” italian, me të cilin thotë se ka eksploruar pyjet e Ballkanit e deri në Poloni në vitet 2000. Kebej thotë se asokohe dinte shumë pak “për kërpudhën e çuditshme me vlera të mëdha ushqyese dhe financiare”.

Shqipëria ka aktualisht një numër të kufizuar kërkuesish të ligjshëm si dhe mungesë legjislacioni për mbrojtjen e tartufit dhe mjedisit përreth tij. E megjithatë, sipërmarrje të caktuara po testojnë kultivimin e tij.

“Deri në vitin 1990, tartufi në Shqipëri njihej vetëm nga botanistët, pasi vendi ynë nuk e kishte traditën e përdorimit të tij në kuzhinë,” i tha BIRN Sokol Prroja, profesionist i pyjeve dhe pronar i një biznesi të bimëve medicinale në Durrës.

Sipas tij, investimi për kërkimin individual të tartufit është i madh, pasi  vetëm një qen i trajnuar kushton nga 7-10 mijë euro.

Prroja tregon se tartufi gjendet më së shumti në pyjet ku kombinohet ahu me lisin apo arra me dushqet – tipike kjo për pyjet e Burrelit apo Labinot Malit në Librazhd. Ai tha gjithashtu se një grup i përbashkët studiuesish dhe biznesi po punon për  të analizuar strukturën e tokës, aty ku mund të krijohen zonat e para të kultivimit në Shqipëri.

“…po punojnë për krijimin e parcelave, ku me mbështetjen e kolegëve nga Italia të mundësojnë injektimin me spore për varietete të ndryshme të tartufit,” tha Prroja, duke shtuar se kjo do ndikonte në mbrojtjen e tokës dhe shtimin e fondit të pyjeve.

Rafaele Tonon, një mercolog dhe shef kuzhine nga Italia, që jeton e punon në Tiranë prej 30 vitesh i tha BIRN se tartufi po fitonte gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në kuzhinë. Sipas tij,  mjeshtëria e gatimit lidhet edhe me përgatitjen e salcave të tartufit që mund të rezistojnë në frigorifer deri në 6 muaj.

“Shefat me kapelen e bardhë e quajnë tartufin “diamantin e kuzhinës”, tha Tonon.

Ai shtoi gjithashtu se falë interesit të klientelës, pjatat me përbërësit e tartufit po kthehen në atraksionin kryesor të restoranteve në kryeqytet.

Pavarësisht rritjes së popullaritetit në Tiranë, Kebej thotë se produktet e tartufit i shet kryesisht jashtë vendit, jo pa vështirësi.

“Megjithëse kam licensë për eksportin e tartufit, në doganën shqiptare na ndalojnë dhe na vonojnë, pasi nuk e njohin këtë produkt, ndërsa pala italiane për arsye se nuk jemi vend i Bashkimit Evropian,” tha ai.

Sezoni i “gjuetisë” për tartufin e bardhë fillon më 1 tetor, ndërsa tartufi bianchetto dhe tartufi i zi gjenden më së shumti mes muajve mars dhe maj.

“Tartufin duket ta mbledhësh kur ai është pjekur dhe kur krimbat mund ta shpërndajnë farën,” shton ai.

Kebej e përshkruan punën e tij si një proces vetmitar dhe ndonjëherë të rrezikshëm për shkak të gjarpërinjve dhe kafshëve në pyll.

“Në gjuetinë e tartufit shkohet vetëm i shoqëruar nga zagarët dhe përveç veshjes që të ruan nga nëpërkat, duhet të mbash me vete edhe setin farmaceutik për rreziqet që vijnë nga gjarpërinjtë helmues, e ndonjëherë edhe nga arinjtë,” përfundon Kebej.

Etiketa: BIRNDurrësEurogjuetarëgjuetiItaliaLibrazhdMjaftMjedisitParaPoloniPunëpyjetSHshqipShqipëriShqipëriashqiptare
I mëparshmi

Vendimi i KPK: Argumentet për statusin dhe shkarkimin e Bevis Shehajt

Tjetri

Maqedonasit dhe shqiptarët, në krye të listës së dëbimeve nga Gjermania

Tjetri

Maqedonasit dhe shqiptarët, në krye të listës së dëbimeve nga Gjermania

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.