AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Treg i ri, halle të vjetra: Investimi i bashkisë i lë të pakënaqur tregtarët e Durrësit

Tregu agro-ushqimor i sapondërtuar në qytetin e Durrësit u kushtoi taksapaguesve të qytetit bregdetar 60 milionë lekë të reja, por tregtarët ankohen se punojnë në kushte të papërshtatshme, pasi struktura e përcjell gjithë diellin brenda dhe malli “prishet gjysmë për gjysmë”.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
18:21 | 29/08/2022
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tregtar përpiqet të ruajë perimet duke i lagur ato me ujë. Foto: Eriola Azizolli.

Ora shënon 11:00 e paradites dhe në tregun agro-ushqimor të qytetit, që ndodhet në rrugën “Abaz Çelkupa” të Durrësit, të gjithë nxitojnë për të bërë blerjet e nevojshme dhe të largohen një minutë e më parë. Kjo për faktin se brenda në treg, temperatura është mjaft e lartë dhe gati e papërballueshme.

“Duhet të jetë më freskët. Për ushqimet që kanë të bëjmë me shëndetin duhet pak kujdes,”  thotë Fiqiri Kollçaku, një pensionist që bën pazarin që herët në mëngjes dhe largohet nga tregu me qeset në duar me shpejtësi, duke mos duruar dot vapën.

Ndërtesa e tregut të ri ka kushtuar rreth 60 milionë lekë dhe u inaugurua më 22 mars të këtij viti, pas gati një vit punimesh dhe protestash nga ana e tregtarëve për afatet.

Në tregun e sapondërtuar ushtrojnë aktivitetin 270 subjekte që kanë kontrata të rregullta me Bashkinë e Durrësit, ndërsa mbi 30 subjekte nënshkruajnë kontrata ditore që e çon në rreth 300 numrin e të vetëpunësuarve aty.

Megjithë dëshirën për një treg të ri, entuziazmi i tregtarëve për kushte më të mira u zbeh shumë shpejt.

“Tregu është bërë mirë për nga mënyra e konstruktit, por nuk është marrë parasysh çështja e ajrimit. Nga presioni i ajrit dhe i nxehtësisë në këto kohë, malli prishet gjysmë për gjysmë. Ne e marrim të mirë sot, nesër mbaron,” thotë për BIRN  Meleq Sinani, një nga tregtarët më të hershëm të këtij tregu.

Problemet me temperaturat e larta në godinë i konfirmojnë dhe ekspertët e ndërtimit, sipas të cilëve ato lidhen me të metat në projekt.

“Brenda tregut të produkteve bujqësore shqetësimi i tregtarëve është i drejtë. Unë e pashë vetë atë dhe aty ka vend për korrigjim. Të metat kryesore të projektit janë te nxehtësia e tejskajshme që prish edhe mallrat dhe produktet bujqësore në këtë periudhë të verës,” thotë   Abdulla Deliallisi,  inxhinier ndërtimi.

Fillimisht, tregtarët vendosën çadra dielli për të mbrojtur veten dhe mallin, ndërsa më pas shtuan nga polesteroli te kartonat. Megjithatë, ata kanë dështuar të krijojnë sadopak fresk dhe kushte për produktet e tyre.

Pjesa e jashtme e tregut të ri të Durrësit. Foto: Eriola Azizolli.

“Është vendosur polesteroli që të mbrojë diçka. Tregtarët nga ana e tyre. Kur godasin rezet e diellit, asnjë mall nuk ka për të nesërmen. Kjo ishte arsyeja që i vendosën vetë tregtarët,” thotë Meleq Sinani.

Besniku, një tjetër tregtar thotë se tregu duhej të kishte dritare që të mund të hapeshin për ajrim.

“Gjatë beharit, vapa na mundon shumë,” tha ai.

E pyetur për objektin e ri, Bashkia e Durrësit pretendoi se janë lënë dy hapje anësore që do të shërbenin për ajrimin.

“Organizimi i markatës dhe projekti i rikonstruksionit kanë parashikuar një mbyllje sa më të mirë të pjesës së mbulesës, e cila gjatë sezonit të dimrit shkaktonte shumë probleme me shirat, ndërsa për të bërë një ventilim sa më të mirë në periudhën e verës, në pjesën perëndimore të strukturës është lenë një hapje më e madhe në dy faqet anësore,” tha koordinatorja Vilma Hyseni në një përgjigje me shkrim.

Tregtarët pretenduan se hapjet e faqeve anësore janë të pamjaftueshme për këtë sipërfaqe të madhe.

“Nxehtësi e madhe, sa mos e pyet më. Ndikon vapa shumë. Malli prishet. Ka mundësi edhe i hedhim,” thotë një  tregtare tjetër që shet në hyrje të godinës, ku dritaret mungojnë.

Tashmë që objekti ka disa muaj që është inauguruar dhe ankesat e tregtarëve për vapën në objekt nuk janë marrë parasysh, bashkia thotë se ato mund të merren në konsideratë në të ardhmen për të instaluar rregullues të temperaturës.

“Për instalimin e pajisjeve që bëjnë rregullimin e temperaturës është një proces që mund të merret në konsideratë në vijim,  si kërkesë specifike nga ana e tregtarëve,” thotë Vilma Hyseni.

Por inxhinieri Deliallisi thotë se defektet e dala në dritë tregojnë mungesë planifikimi dhe shpërdorim të taksave të qytetarëve.

Sipas tij, nuk është hera e parë që investime të konsiderueshme në Durrës kërkojnë ndërhyrje pas pak vitesh nga përfundimi i punimeve dhe ai i druhet faktit se kështu mund të ndodhë dhe me tregun e ri.

“Çdo investim janë taksapaguesit e qytetit të Durrësit, të cilëve u rëndon mbi kurrizin e tyre dhe në qoftë se kjo punë do të vazhdojë kështu, taksat e qytetarëve do të shkojnë vazhdimisht kështu për të përsëritur punën… S’ka për t’u bërë kurrë qyteti, sepse nuk ndërtohet në këtë formë,” tha Deliallisi.

Inxhinieri thotë gjithashtu se godina mund të shkaktojë probleme edhe në dimër.

“Hapësirat e lëna për ajrosje nuk janë llogaritur mirë. Në shumë pjesë të godinës hyn shiu,  kishte pjesë të hapura që nuk përkojnë me një godinë moderne për të cilën është bërë ky investim,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Abdulla DeliallisiAKUBashkiaBashkia e DurrësitBIRNDurrësinvestimeMjaftPunëSHSHIUTaksatTregTregu
I mëparshmi

Shfaqja e yllit komunist në “Sunny Hill” shkakton debate

Tjetri

Bujar Memia u gjet me “shkelje të rënda profesionale” edhe nga KPA

Tjetri
Bujar Memia u gjet me “shkelje të rënda profesionale” edhe nga KPA

Bujar Memia u gjet me “shkelje të rënda profesionale” edhe nga KPA

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.