AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

PS projekton “lustracionin e kandidatëve” si kryefjalë të sesionit të ri parlamentar

Pas dyshimeve të ngritura ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend dy projektligje për verifikimin dhe ndalimin e kandidimit për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, ndërsa një pjesë e PD-së kërkon hapjen e plotë të dosjeve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:59 | 02/09/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konferenca e kryetarëve | Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Konferenca e  Kryetarëve miratoi të premten programin e punës dhe kalendarin e punimeve për sesionin e ri parlamentar, duke futur në rend dite dy nisma ligjore të PS-së që bëjnë të detyrueshëm verifikimin e figurës për kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë dhe rishikimin e certifikatave të pastërtisë nga Autoriteti i Dosjeve.

Nismat janë propozuar nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, dhe u nxitën nga debati i muajit gusht për pastërtinë e figurës së ish-presidentit Ilir Meta.

Një shkresë e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit fliste për indicje që mund të implikonin Metën si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit famëkeq të Shtetit. Vetë Meta i hodhi poshtë akuzat dhe bëri padi penale për falsifikim dokumentash për anëtarët e bordit drejtues të AIDSSH-së të enjten.

Por nismat Balla-Bushka kërkojnë ndryshime në kodin zgjedhor dhe në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve për të bërë të detyrueshëm verifikimin e lidhjeve me ish-sigurimin për çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiak.

“Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës, dhe që regjistrohet si kandidat për deputet, si kandidat për kryetar bashkie ose për këshillat vendor në organet përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve”- thuhet në draftin socialist për kodin zgjedhor.

Në nenet e tjera të draftit parashikohet dhe procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës duke i detyryar subjektet zgjedhore që 70 ditë para zgjedhjeve parlamentare apo vendore të kërkojë verifikimin e kandidatëve pranë autoritetit të dosjeve ”në lidhje me ekzistencën për të, të informacioneve në dokumente të ish-sigurimit të shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës”.

Autotitetit të dosjeve i jepet tagri që të kryejë procesin e verifikimit mbi bazën e listës zyrtare të kandidatëve pranë KQZ-së dhe nëse vetëdeklarimi i kandidatëve është i rremë ta përxjellë çështjen në KQZ dhe më tej në organet hetimore.

Projektligji tjetër i futur në kalendar po ashtu lidhet me kërkesën e AIDSSH-së për ndryshimin  e ligjit “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” duke i dhënë të drejtë autoritetit që të fusë në sitë çertifikatat e pastërtisë së dhënë nga komisioniet “Mezini” dhe “Bezhani”, të ngritur pas viteve ’90.

Nisma ligjore propozon shfuqizimin neneve që ndalojnë deri më sot Autoritetin e Dosjeve që të merrte në administrim kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga këto dy komisione.

E shkuara komuniste do të jetë pjesë e punës së Kuvendit në sesionin e ri dhe me disa nisma të deputetëve të Partisë Demokratike. Konferenca e kryetarëve ka përfshirë në kalendar dhe nismat ligjore të bëra publike nga kryetari i grupit të PD-së, Enkelej Alibeaj gjatë verës që lidhen me dekomunistizimin, hapjen e plotë të dosjeve dhe kthimin në muze kombëtar të kamp-burgjeve të  të Spaçit dhe Tepelenës, që regjimi komunist i Enver Hoxhës i përdori për të dënuar kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre.

 

Etiketa: AIDSSHAutoriteti i DosjevedeputetIlir MetakampkandidatëtKlotilda BushkaKQZKryebashkiakkryetarkushtetueseMetanismapadiParaPartisë DemokratikePDProjektligjiPSPunëPunëtorregjimi komunistshqipSpaçTaulant Balla
I mëparshmi

Qeveria sulmon pronat e Hysenbelliut dhe pretendon se media e tij po i bën shantazh

Tjetri

Pako postare: Trafikantët e vegjël importojnë kanabis ‘çokollatë’ nga Evropa

Tjetri
Pako postare: Trafikantët e vegjël importojnë kanabis ‘çokollatë’ nga Evropa

Pako postare: Trafikantët e vegjël importojnë kanabis ‘çokollatë’ nga Evropa

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.