AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

SHBA-ja duhet të ndihmojë Shqipërinë që t’i bëjë ballë sulmeve kibernetike

Pas sulmit masiv kibernetik të korrikut, me gjasë të organizuar nga Irani, SHBA-ja duhet të ndihmojë partnerin e saj të besuar të mbrohet, duke rritur aftësitë e saj të kundër inteligjencës.

David L. PhillipsngaDavid L. Phillips
4 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat speciale të policisë shqiptare hyjnë në mjediset e ambasadës së Iranit në Tiranë, pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike. Foto:LSA

Irani ndërmori një sulm masiv kibernetik kundër Shqipërisë më 15 korrik. Qeveria e Tiranës është kundërpërgjigjur duke dëbuar diplomatët iranianë dhe duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Hetimi i Shqipërisë, i ndihmuar nga forcat e zbatimit të ligjit dhe inteligjenca amerikane, përcaktoi se Irani ishte i përfshirë në këtë. Por pse Irani do të niste një operacion kundër një vendi të vogël në Ballkanin Perëndimor?

Irani i sheh vendet me lidhje euro-atlantike si armiqësore ndaj agjendës së tij islamike dhe si një kërcënim potencial për përfaqësuesit e tij terroristë, si Hezbollahu, Hamasi dhe milicitë shiite në Irak. Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, është një aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara dhe e komunitetit euroatlantik. Me urdhër të Uashingtonit, Shqipëria gjithashtu ofron strehë për armikun e Iranit, Muxhahedinët e Popullit Khalq, MEK, i cili ka luftuar për të rrëzuar regjimin për dekada.

Shqipëria është një partner i SHBA-së, duke marrë pjesë aktive në misionet e NATO-s. Kuçova, një bazë ajrore shqiptare, është kthyer në një qendër të NATO-s, duke mbështetur operacionet e furnizimit ajror të NATO-s, duke ofruar logjistikë, policim ajror, trajnime dhe stërvitje. Shqipëria shërbeu si një vendkalim i rëndësishëm për afganët që i largoheshin talebanëve, duke siguruar strehim të përkohshëm përpara se ata të zhvendoseshin për në SHBA dhe vende të tjera.

Shqipëria jo vetëm që është një anëtare e NATO-s, por ajo është gjithashtu një kandidate e fortë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Perspektivat e saj për anëtarësim në BE morën dritë jeshile në korrik 2022, kur Brukseli ra dakord të fillonte negociatat e pranimit.

Përtej pakënaqësisë së tij për afinitetet perëndimore të Shqipërisë, Irani shënjestron Shqipërinë për strehën që ajo i ofron MEK-ut. Rreth 3,000 anëtarë të MEK jetojnë në kampin Ashraf-3, një kompleks i fortifikuar në Shqipëri i mbushur me flamuj iranianë dhe i ruajtur nga sigurimi privat shqiptar.

Mullahët e Iranit e urrejnë MEK-un. Grupi u krijua në mesin e viteve 1960 në kundërshtim me regjimin e Shahut të mbështetur nga SHBA-ja. MEK mori pjesë në pushtimin e ambasadës amerikane në Teheran pas përmbysjes së Shahut, por u kthye kundër Ayatollah Khomeinit pas revolucionit, duke nisur sulmet kundër regjimit të ri dhe duke vrarë klerikët. Sigurimi iranian ekzekutoi dhjetëra mijëra ndjekës dhe simpatizues të MEK.

SHBA-ja fillimisht ishte ambivalente për MEK-un. Ajo e mirëpriti kundërshtimin e MEK-ut ndaj regjimit, por nuk fali lidhjet e tij me Sadam Huseinin e Irakut apo rolin e tij në kapjen dhe marrjen e pengjeve të ambasadës së SHBA-së. SHBA-ja e vendosi MEK-un në listën e Organizatave të Huaja Terroriste dhe vendosi sanksione.

MEK angazhoi amerikanë të shquar, përfshirë John Bolton dhe Rudy Giuliani, për të lobuar te qeveria amerikane për ta hequr atë nga lista e një grupi terrorist. U përfshinë edhe anëtarë të Kongresit Amerikan.

Në vitin 1994, MEK kërkoi gjithashtu ndihmën time kur isha President i Congressional Human Rights Foundation.

Përpara se të përfshihesha, këmbëngula të intervistoja lidershipin e MEK-ut në selinë e tij në periferi të Parisit për të vlerësuar nëse axhenda e tij progresive ishte e vërtetë. E kalova ditën në diskutime me komitete të ndryshme të MEK-ut. Vetëm pas lutjeve të mbrëmjes, më sollën në kompleksin e ruajtur mirë të Mariam Rajavit, e cila drejton krahun politik të organizatës. Ajo prezantoi Planin me Dhjetë Pika të MEK për Demokracinë në Iran. I thashë se mbështetja e saj retorike për të drejtat e njeriut dhe demokracinë ishte mbresëlënëse, por organizata duhej të provonte besueshmërinë e saj. MEK do të gjykohej nga ajo që bën, jo nga ajo që thotë. Përtej emërimit të grave në poste drejtuese, unë i dhashë asaj një udhërrëfyes veprimesh që do të çonin përpara qëllimin e MEK-ut për t’u hequr nga lista e Organizatave të Huaja Terroristë nga Departamenti i Shtetit.

MEK foli bindshëm. Megjithatë, premtimi i tij për të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave dhe të drejtat e grave nuk ishte një politikë. Këshilla ime u pranua, por u shpërfill. Megjithatë, MEK ia doli të hiqej nga lista e Organizatave të Huaja Terroriste në 2012.

Gjatë negociatave mbi marrëveshjen bërthamore me Iranin, zyrtarët amerikanë supozohet se i ofruan një lëshim Teheranit. Ai ra dakord të mbyllte bazën e MEK-ut në Irak dhe të transportonte anëtarët e tij në një vend tjetër. Teokracia iraniane donte që ata të vdisnin, por zhvendosja në një vend të largët ishte një alternativë e arsyeshme

Irani i mban mëri për Shqipërinë për ndihmën që kjo e fundit i dha MEK-ut. Ai operon një rrjet operativësh në Shqipëri nëpërmjet fondacioneve të kontrolluara nga inteligjenca iraniane. Zemërimi i tij ndaj MEK-ut doli në sipërfaqe me sulmin kibernetik të Iranit në korrik.

SHBA-ja është përgjegjëse për sjelljen e MEK-ut në Shqipëri, por nuk dëshiron të ketë të bëjë me të.

Pas sulmit kibernetik të sponsorizuar nga shteti, agjencitë amerikane ndihmuan Shqipërinë për të hetuar. Tani që informacioni mbi rolin e Iranit është publikuar, SHBA-ja mund ta ndihmojë Shqipërinë të parandalojë sulmet e ardhshme duke zhvilluar infrastrukturën e saj të kundërzbulimit, duke ngritur institucione dhe duke trajnuar zyrtarët për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet.

Sulmi i fundit kibernetik nuk është thjesht një operacion teknik kibernetik. Ai është pjesë e një operacioni shumëdisiplinor, duke përfshirë rekrutim për t’i shërbyer qëllimeve të mbrapshta gjeopolitike të Iranit kundër një vendi anëtar të NATO-s. Irani, Rusia dhe Kina të gjithë bashkëpunojnë për të minuar Shqipërinë. Në të kaluarën ka pasur edhe tentativa për sulme kibernetike të tjera, si dhe përpjekje për të minuar qeverinë shqiptare. Mund të pritet më shumë. Shqipëria duhet të intensifikojë bashkëpunimin me agjencitë amerikane dhe ekspertët privatë për t’u mbrojtur nga sulmi i radhës.

SHBA-ja e shpërfill përgjegjësinë e saj ndaj MEK-ut, por nuk duhet të shpërfillë detyrimin e saj të veçantë për të ndihmuar Shqipërinë të mbrohet përmes aftësive të zgjeruara të kundërzbulimit. Shqipëria është një partner i çmuar dhe ka nevojë për mbështetjen teknike dhe financiare të SHBA-së.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: afganBashkimin EvropianBEBIRNBrukseliDepartamenti i ShtetitdiplomatEuroHamasiIrakIranIraniJohn BoltonKandidateKibernetikeKinaKuçMEKMuxhahedinëNATOoperacionoperacionipresidentQeveriaRusiasanksioneSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareSigurimiSulmSulme kibernetiketalebanTerroristTiranë
Tjetri
Julian Xhengo jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe figurës

Julian Xhengo jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe figurës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.