AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Media Watch

Organizatat kërkojnë gjykim të drejtë për gazetarin Isa Myzyraj

Shtatë organizata të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve publikuan një letër publike të martën duke u shprehur “shumë të shqetësuara” nga padia për shpifje që ish-prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj ka ngritur kundër gazetarit Isa Myzyraj.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari Isa Myzyraj gjatë një proteste.

Organizatat që janë pjesë e një grupimi për Reagim të Shpejtë për çështjet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, deklaruan të martën se janë shumë të shqetësuara për rastin dhe bënë thirrje për gjykim të drejtë.

“Organizatat firmëtare për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe sindikatat dhe shoqatat e gazetarëve janë shumë të shqetësuara nga padia për shpifje kundër gazetarit Isa Myzyraj, i cili punon për ora Neës, nga Elizabeta Imeraj,” shkruhet në deklaratë.

Ish kryeprokurorja e Tiranës, e cila u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në prill 2022, ka kallëzuar penalisht Myzyrajn duke pretenduar se ai ka shpifur kundër saj. Procesi gjyqësor ka nisur në Gjykatën e Elbasanit. Një seancë e planifikuar për të hënën më 12 shtator, u shty për në 16 tetor.

“Ne bëjmë thirrje për gjykim të drejtë në respekt të plotë të procesit të rregullt ligjor në të cilin rëndësia e lirisë së shprehjes dhe interesi publik në raportim konsiderohet siç duhet,” shkruhet në deklaratën e organizatave.

Imeraj kallëzoi Myzyrajn për shpifje pasi ky i fundit raportoi për kërcënime dhe frikësime që ai mori për shkrimet e bëra mbi procesin e vetingut të Imerajt. Në fund të marsit dhe në fillim të prillit 2022, Myzyraj komentoi mbi zhvillimet mbi procesin e vetingut. Gazetari kishte vënë re se kolegë nga media të tjera po vetë-censuroheshin, ndërsa shumë media kryesore nuk raportonin mbi këtë rast. Në të njëjtën kohë, media anonime në Shqipëri filluan të publikojnë informacione të pavërteta kundër anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në atë që Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin i karakterizoi si “fushatë e orkestruar shpifjesh”.

Heshtja e përgjithshme e medias në lidhje me procesin e vetingut nuk kaloi pa u vënë re edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Në një deklaratë në Tëitter, në qershor 2021, ambasadorja Yuri Kim shkroi: “A do t’i shërbejë media publikut dhe të raportojë mbi këtë çështje me integritet, apo do të marrë telefonata dhe do të bie dakord të qëndrojë në heshtje dhe e verbër? Është koha për të treguar kurajë dhe integritet.”

Myzyraj tha se investigimet e tij kanë gjetur se së paku tre nga këto media online kanë pasur lidhje me Imerajn dhe kanë publikuar këto akuza në Facebook dhe Tëitter. Imeraj kundërshtoi këtë deklaratë dhe dorëzoi kallëzim penal për shpifje në Gjykatën e Elbasanit.

“Ky rast shpifjeje është në kuadër të shqetësimeve serioze për lirinë e medias dhe kërcënimeve ndaj gazetarisë së pavarur në Shqipëri,” vërejnë organizatat.

“Ne do të vijojmë të monitorjmë rastin ngushtësisht dhe qëndrojmë në solidaritet me Myzyrajn,” shkruhet në deklaratë.

Deklarata është firmosur nga organizatat: ARTICLE 19 Europe, European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Free Press Unlimited (FPU), International Press Institute (IPI), OBC Transeuropa (OBCT), Reporters Without Borders (RSF) dhe SafeJournalists Network.

Etiketa: AkuzaArticle 19BEECPMFEFJElizabeta ImerajEuropean Centre for Press and Media FreedomFacebookgazetarGjykatëgjykimGjyqImerajInternational Press InstituteIPIIsa MyzyrajKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitLiria e MediasMediamedia onlineRSFSHShpifjeshqipShqipërishtatorSLAPPTiranëVetingYuri Kim
Tjetri
Radiografia e Tatimeve: Keqmenaxhim, paaftësi dhe vakanca

Qeveria shton rrogëtarët dhe koston në kurriz të taksapaguesve

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.