AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arta Mandro zgjidhet me short anëtare e KLP

Pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh të premten anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomisioni i Ligjeve që zgjedh kandidatët nga lista e trupës së pedagogëve.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:10 | 23/09/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënkomisioni i Ligjeve gjate hedhjes se nje shorti. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Mandro bëhet automatikisht anëtare e KLP-së, edhe nëse nuk merr votat e shumicës së deputetëve në seancë plenare. Emri i saj ishte përzgjedhur edhe në shortin e dytë të hedhur nga nënkomisioni i Ligjeve, por u rrëzua nga Kuvendi të enjten, ku mori 71 vota pro nga 84 që duheshin.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka hodhi në votim të gjithë emrat e kandidatëve të kualifikuar, por asnjëri prej tyre nuk u miratua, duke ia lënë zgjedhjen në dorë goglave.

“Kjo kandidaturë do t’i kalojë për votim seancës plenare të Kuvendit, nëse nuk arrihet shumica e kërkuar edhe këtë herë, ajo do të emërohet automatikisht anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,” njoftoi Bushka në përfundim të shortit.

Gjatë seancës dëgjimore që zhvilloi Komisioni i Ligjeve në fillim të procesit të përzgjedhjes, Mandro, tha se një pjesë të mirë të karrierës në Shkollën e Magjistraturës ia kishte dedikuar punës për formimin profesional të gjyqtarëve e prokurorëve si drejtuese e programit të trajnimit të vazhdueshëm.

Mandro paraqiti para deputetëve një platformë për forcimin e KLP-së, duke vënë theksin te nevoja për një bilanc të performancës së këtij institucioni pas 4 vitesh funksionimi.

Për vendin vakant në KLP u kualifikuan katër kandidatë nga lista e trupës së pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës; Arta Mandro, Kreshnik Myftari, Florian Bjanku dhe Juliana Bylykbashi.

Nga lista e kandidatëve u skualifikua Maksim Qoku, ish- nënkryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilit i mbaroi mandati në fund të vitit 2021.  Në raportin e hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, arsyeja e skualifikimit ishte mosplotësimi i kriterit të të qënit pedagog në një fakultet drejtësie në 5 vitet e fundit.

Në shortin e parë që hodhi nënkomisioni u përzgjodh kandidati Florian Bjanku, por Kuvendi e rrëzoi në votim.

Opsioni i zgjedhjes me short të anëtarëve të institucioneve drejtuese të drejtësisë po kthehet në një rregull për Kuvendin edhe pse ligji e ka parashikuar shortin si mekanizëm zhbllokues, kur nuk arrihet konsensusi politik. Në përzgjedhjen e fundit të vakancave në KLGJ dhe KLP Kuvendi dështoi të zgjidhte me shumicë të cilësuar anëtarët e rinj, duke ia lënë në dorë fatit.

Etiketa: Arta MandrodeputetEmriFlorianGjyqgjyqtarKeshilli i Larte i ProkuroriseKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlotilda BushkaKLPKomisioni i LigjeveKuvendiMaksim QokuParaprokurorPunëVotavotim
I mëparshmi

“Cënon lirinë e shtypit” – Organizatat kritikojnë Prokurorinë e Tiranës për urdhrin e censurës

Tjetri

Qeveria akuzohet se e mbylli shkollën e Gylenit nën presionin e Turqisë

Tjetri
Qeveria akuzohet se e mbylli shkollën e Gylenit nën presionin e Turqisë

Qeveria akuzohet se e mbylli shkollën e Gylenit nën presionin e Turqisë

photo 2026 06 27 22 19 00

Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund

15:57 | 28/06/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi në kërkim të një projekti bashkëjetese mes shkollës dhe sitit arkeologjik

07:43 | 28/06/2026
Katastrofa e pafundme e Gazës

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

07:33 | 28/06/2026
shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.