AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Cënon lirinë e shtypit” – Organizatat kritikojnë Prokurorinë e Tiranës për urdhrin e censurës

Organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias kritikuan një urdhër të para disa ditëve të Prokurorisë së Tiranës në lidhje me ndalimin e publikimit të materjaleve të rrjedhura pas sulmit kibernetik, duke theksuar se mediat dhe gazetarët nuk duhet të përballen me përndjekje penale kur publikojnë informacione me interes publik.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë, gjatë një konference për shtyp. Foto: BIRN

Tetë organizata ndërkombëtare të lirisë së medias kritikuan ashpër një urdhër të prokurorëve të Tiranës, të cilët synuan të bllokojnë publikimin e dokumenteve të rrjedhura nga emaili i ish-drejtorit të policisë Gledis Nano, duke paralajmëruar se një urdhër i tillë cënon lirinë e medias. Organizatat i bënë thirrje prokurorisë të mos ndërmarrin sanksione penale ndaj gazetarëve apo mediave ndërsa pranuan se brenda dokumenteve të rrjedhura gjenden materiale sensitive, të cilat duhet të trajtohen me përgjegjësi nga media.

Dokumentet në fjalë, disa mijëra që duket se janë shkarkuar nga emaili zyrtar i ish-shefit të policisë, u publikuan në rrjet nga një grup hakerësh që besohet gjerësisht se punojnë për qeverinë e Iranit dhe që kanë sulmuar infrastrukturën e shërbimeve online të qeverisë shqiptare përgjatë muajve të fundit. Prokurorët besojnë se të gjitha dokumentet e rrjedhura duhet automatikisht të klasifikohen si sekret hetimor dhe të ndalohen së publikuari, një vendim ky që ka ngritur pikëpyetje për vlefshmërinë ligjore dhe për prakticitetin.

Por ndërsa prokurorët kanë këtë mendim, kryeministri Edi Rama u përpoq të zhvlerësojë problemin e krijuar nga rrjedhja duke deklaruar në emisionin Opinion të enjten në mbrëmje se dokumentet në fjalë janë “komunikime josekrete”.

Gjithsesi, një analizë e dokumenteve të rrjedhura, sugjeron se ndryshe nga sa deklaron kryeministri, ka me të vërtetë informacion që bie në kategorinë e sekretit hetimor. Shumica e dokumenteve janë raporte ditore të cilat zyrtarët e policisë ia kanë dërguar drejtuesit të tyre dhe në shumë nga këto raporte, ka shënime që ndalojnë publikimin për efekt të sekretit hetimor. Në më shumë se një rast, shënimi thotë se materjali nuk duhet të publikohet në media për shkak se çështja po hetohet me metoda speciale. Materjali në fjalë gjithsesi mund të jetë i vjetër dhe si i tillë, mund të ketë humbur vlerën si sekret hetimor por mes dy qëndrimeve, ai i prokurorëve që shpall çdo gjë sekret, dhe ai i kryeministrit, që shpall çdo gjë si josekret, duket se ka një distancë të madhe.

Organizatat ndërkombëtare, të cilat janë: ARTICLE 19 Europe, Balkan Free Media Initiative, European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Free Press Unlimited (FPU), International Press Institute (IPI), Safe Journalists Netëork dhe Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa (OBCT), nxitën median shqiptare nga njëra anë që të tregojë përgjegjësi në menaxhimin e këtij informacioni dhe prokurorinë që të mos ndërmarrë masa represive ndaj gazetarëve apo mediave.

“Ne theksojmë se asnjë gazetar apo media nuk duhet të përballet me sanksione penale për publikimin e informacionit në interes publik,” shkruhet në deklaratën e organizatave.

“Ndërsa organizatat tona e pranojnë natyrën sensitive të dokumenteve të rrjedhura dhe nxisin të gjtihë median në Shqipëri që ta trajtojë këtë material në mënyrë etike dhe me përgjegjësi, është me rëndësi thelbësore që autoritetet shqiptare të veprojnë me kujdes dhe të marrin parasysh në mënyrë të plotë lirinë gazetareske të mbrojtur si nën ligjin vendës ashtu edhe nën ligjin ndërkombëtar,” vijon më tej letra.

Organizatat vënë në dukje rëndësinë që ka mbrojtja e jetës private të qytetarëve nga media apo çështje të sigurisë kombëtare, por vërejnë gjtihashtu se media dhe qytetarët kanë të drejtë të informohen për çështje me interes publik që mund të gjenden në këto dokumente.

“Reagimi i Zyrës së Prokurorisë së Tiranës dhe tentativa për të bllokuar në mënyrë të njëanshme të gjithë raportimin mbi materjalet e rrjedhura, pa marrë parasysh interesin e mundshëm publik, ngre shqetësime kyçe mbi shkelje të pajustifikueshme të lirisë së shtypit, e cila sakaq është shqetësim në Shqipëri,” shkruajnë organizatat.

Prokuroria nuk ka ndërmarrë masa represive deri më tani ndërsa një pjesë e medias ka lënë të kuptohet se do ta injorojë urdhrin e ndalimit si të pabazë. AKEP dhe AMA, dy institucione të cilat, sipas prokurorisë, duhet të bllokojnë materjalet e rrjedhura nga qarkullimi në rrjet apo nga publikimi në media, duket se nuk kanë fuqinë ligjore për ta bërë diçka të tillë.

Etiketa: AKEPAMAArticle 19ECPMFEdi RamaEFJEuropean Centre for Press and Media FreedomgazetarGledis NanoInternational Press InstituteIPIKryeministri Edi RamaLiria e MediasMasaMbrojtjaMediaprokurorProkuroriaRamasanksionesekretSHshqipShqipërishqiptareTiranëVendim
Tjetri
Shorti zgjedh Florjan Bjankun për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Arta Mandro zgjidhet me short anëtare e KLP

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.