AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurorja Ervisa Hyka përballet pa probleme me vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk i kishte gjetur probleme në asnjë prej kritereve prokurores së Fierit, Ervisa Hyka. Trupa tha se kishte kërkuar shpjegime për disa ankime, për të cilat Hyka foli në seancë publike.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në KPK, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e Fierit Ervisa Hyka pas seancës në KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore me prokuroren e Fierit Erisa Hyka. Gjatë relatimit KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret edhe pse Komisioni kishte kërkuar asaj shpjegime për tre denoncime dhe njërën prej dosjeve të shortuara.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Roland Ilia, anëtar dhe Pamela Qirko relatore.

Ervisa Hyka përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Relatimi për Hykën ishin në pjesën dërrmuese pozitiv. KPK tha se nga hetimi i disa kursimeve cash nuk u gjetën probleme. Po ashtu Komisioni nuk gjeti probleme as me adresat e banimit të Hykës, shtëpi me qira në Tiranë dhe më pas shtëpinë e prindërve në Fier.

As prindërit e prokurores nuk rezultuan me probleme, pasi Komisioni kishte verifikuar pasurinë e tyre.

KPK tha se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte sjellë po ashtu përgjigje pozitive për Hykën dhe hetimet e KPK në këtë kriter nuk kishin sjellë ndryshime.

Hyka po ashtu u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin. Megjithatë KPK tha se kishte kërkuar shpjegim sëpari për një vendim pushimi që ishte anuluar nga eprori. Hyka në fjalën ë saj tha se ajo kishte qenë e bindur në vendimin e pushimit, por më pas me urdhër të eprorit kishte dërguar çështjen për gjykim. Ajo shpjegoi se Gjykata e Apelit kishte vendosur pafajësi për një nga të pandehurit e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe kishte pushuar çështjen për tjetrin.

Sa i përket denoncimeve Hyka shpjegoi se një prej tyre ishte hetuar dhe arkivuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i cili nuk kishte gjetur përgjegjësi të magjistrates sa i përket plotësimit të një kërkese të një pale të paditur për njohje me materialet e hetimit. Ankimi kishte të bënte mbi kostot administrative që duheshin paguar në këtë rast, por Hyka tha se ato ishin përcaktuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sa i përket një pretendimi për moskthimin pas të dy dosjeve përmbarimore të sekuestruara për një hetim, Hyka tha se ato ishin kthyer pas pushimit të çështjes, por i tregoi trupës se sekuestrimi ishte kryer me vendim të gjykatave dhe se ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë.

Hyka cilësoi “trillime dashakeqëse” pretendimet e një prej denoncuesve se ajo kishte pasur afrimitet me nënën e një prej të pandehurve, për të cilin kishte kërkuar dënim me tre muaj burg. Hyka tha se ishte zbatuar ligjin dhe se një pjesë e hetimit për këtë çështje vijonte.

Prokurorja në fund i kërkoi KPK, konfirmimin në detyrë, ndërsa tha se kishte vetëm “falënderime për punën e trupës”. Seanca e njoftimit të vendimit u caktua në 29 shtator në orën 9.45.

Etiketa: AdministrativeAnkimiBrunilda BekteshiBurgDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarErvis HykaErvisa HykaFierGjykataGjykata e ApelitgjykimGjyqHetimHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKPamela QirkoProkuroreProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e Rrethit FierPunëRoland IliaSeancaShpërdorim detyreshtatorVendim
Tjetri
KPA rifillon procesin për Markelian Kuqon

KPA rifillon procesin për Markelian Kuqon

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.