AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohen 13 persona të akuzuar për 3 milionë euro mashtrimi me TVSH-në

Prokuroria e Tiranës njoftoi se kishte zbuluar një skemë mashtrimi me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me një dëm të llogaritur rreth 3 milion euro dhe njoftoi për arrestimin e 13 personave, ndërsa për 4 persona u miratuan masa sigurie më të lehta.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të mërkurën se gjykata kishte miratuar kërkesat e saj për masë arresti me burg për 13 persona të akuzuar si të përfshirë në mashtrim me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme, prokuroria bën me dije se kishte zbuluar një sërë subjektesh fiktive dhe kishte arrestuar drejtuesit e tyre të akuzuar si të përfshirë në skemën e mashtrimit.

“Sa më sipër, nga analizimi dhe studimi i të dhënave të shoqërive objekt hetimi, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, që shton se në zbulimin e skemës kishin bashkëpunuar edhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe policia e Tiranë.

Prokuroria po ashtu publikoi emrat e subjekteve fiktive, përfshinin “No-El Construction”, “G.S Construction”, “Fam Construksion”, “Tirana Universal Construksione, “Glob Construksion”, “Fredi 2021”, “Xhersi 2021”, “Aluku Grup”, “Joam”. Prokuroria identifikoi edhe 4 kompani që i cilësoi si “të lidhur ngushtë me subjektet përfituese”. Kompaninë “Mihola”, “E.L.2020 construksion”, “Amarildo Hasrama”,  dhe “Priam 20”.

Prokuroria thotë se kompanitë kishin prerë fatura fiktive me vlerë totale 1,2 miliard lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm finaciar në TVSH dhe tatim fitimi prej afërsisht 300 milion lekësh. Prokuroria thotë se faturat fiktive janë përdorur për të “rritur fiktivisht shpenzimet vjetore” dhe ulur normën e fitimit. Të arrestuarit sipas prokurorisë akuzohen për “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe “Bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Përfaqësues të kompanive të përmendura, një pjesë e të cilëve nga Italia, nuk qe e mundur të arriheshin.

Skemat e mashtrimit me TVSH-në janë bërë të zakonshme në Shqipëri në vitet e fundit. Por ndërsa prokuroria dhe tatimet kanë pretenduar zbardhjen e dhjetra rasteve, ata që janë dënuar kanë qenë vetëm pronarë fiktivë të kompanive fiktive, që në mjaft raste janë persona të panjohur.

Vetëm sëfundmi në një skemë e ngjashme u akuzua se u përfshinë kompanitë përfituese të parave publike në ngritjen e inceneratorëve në Tirqanë, Fier dhe Elbasan.

Një raport Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili analizon situatën e administrimit tatimor në Shqipëri, vëren se sektori i ndërtimit ai që pranon më shumë fatura të tilla të pavërteta, pasuar nga sektori i kromit.

 

Etiketa: blerjeBurgelbasanEuroFierGjykataInceneratorItaliaKodit PenalMASmashtrimMjaftPoliciaProkuroriaProkuroria e TiranësraportSHshqipShqipëriTiranaTiranëTVSH
Tjetri
Ervisa Hyka konfirmohet në detyrë

Ervisa Hyka konfirmohet në detyrë

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.