AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministria e Drejtësisë keqinformon për negociatat me BE

Ministria e Drejtësisë njoftoi zyrtarisht nisjen e negociatave me BE për grupin e kapitujve themelorë, pavarësisht se ky proces nuk ka nisur dhe nuk dihet saktësisht se kur do të fillojë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke hyrë në Kuvend. Foto: LSA

Ministria e Drejtësisë shpërndau një njoftim zyrtar të mërkurën, përmes së cilit pretendonte se Shqipëria kishte nisur negociatat me Bashkimin Europian për grupin e kapitujve themelorë, me fokus kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.

I shoqëruar me një foto nga takimi i grupit negociator për çështjet e gjyqësorit me përfaqësues të Bashkimit Europian, njoftimi theksonte gjithashtu se negociimi i kapitujve themelorë koordinohej nga Ministria e Drejtësisë.

Por ndryshe nga ç’njoftoi Ministria e Drejtësisë, negociatat për grupin e kapitujve themelorë jo vetëm që nuk kanë nisur, por nuk dihet ende me saktësi se kur pritet të nisin.

Shqipëria ndodhet në fazën e parë të negociatave, fazën screening, e cila nisi me konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe parashikohet të zgjasë deri në 14 muaj para se të nisin negociatat për kapitujt.

Ndërsa takimi i lajmëruar nga Ministria e Drejtësisë është pjesë e takimeve shpjeguese për “Acquis”, që përgatisin vendin kandidat për përafrimin e legjislacionit me atë të BE. Kjo u konfirmua përmes një postimi në Twitter edhe nga zv.ministrja e Drejtësisë, Adea Pirdeni, e cila është njëherazi edhe negociatorja e Shqipërisë për kapitullin 23.

E pyetur nga BIRN mbi arsyet e mashtrimit të opinionit publik për ecurinë e procesit, Ministria e Drejtësisë nuk ktheu përgjigje deri në publikun e këtij shkrimi.

Ekspertë në fushën e integrimit europian thonë se nuk mund të ngatërrohen fazat apo terminologjia e përdorur për të përshkruar procesin e negociatave.

Gjergji Vurmo, drejtor programi pranë IDM-së, i tha BIRN-it se “aktualisht po bëhet screening, jo negociata”.  “Negociatat reale fillojnë në konferencën e dytë ndërqeveritare, pasi të përfundoje screening i kapitujve,” tha ai duke iu referuar njoftimit të ministrisë.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë luajtur politikisht me termat duke i paraqitur shpesh publikut arritje imagjinare në procesin e integrimit.

Shqipëria mori statusin kandidat në vitin 2014 dhe vetëm në korrik të këtij viti çeli zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, por qeveria kishte hapur disa herë shampanjën e çeljes së negociatave, duke përdorur raportet e Komisionit Europian që i sugjeronin Këshillit të BE-së këtë vendim.

Negociatat kalojnë nëpër tre etapa kryesore: Në shqyrtimin analitik të legjislacionit (Screening); në hapjen dhe zhvillimin e tyre për çdo kapitull të “acquis” dhe në mbylljen e negociatave për çdo kapitull dhe nënshkrimin e Traktatit të Aderimit.

 

 

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBIRNEdi RamaGjergji VurmoGjyqIDMKryeministri Edi Ramaministria e drejtesisenegociataParaQeveriaRamashqipShqipëriShqipëriaTwitterUlsi ManjaVendim
Tjetri
Politizimi i RTSH-së, PS e PD diskutojnë ndarjen e “tortës” në Këshillin Drejtues

SPAK shfryn akuzat e Petro Koçit për kapjen zyrtarëve nga krimi i organizuar në Fier

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.