AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama tërhiqet tani për tani nga fasha 800 kWh, flet për pavarësi energjetike

Kryeministri shqiptar, Edi Rama njoftoi se qeveria e tij ka në plan të mos e zbatojë tarifimin ekstra për konsumin familjar mujor të energjisë elektrike mbi 800 kWh nga 1 tetori, duke deklaruar se situata është përmirësuar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 10 qershor 2020. Foto: LSA

Qeveria shqiptare hoqi dorë momentalisht nga një masë jopopullore që synonte të kursente konsumin e tepërt të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, ndërkohë që fatura e importit të energjisë elektrike mbetet në nivele të jashtëzakonshme, një masë që kryeministri Edi Rama e argumentoi se është rrjedhojë e “përmirësimit të situatës”, ndërsa shpalli planin për ta bërë Shqipërinë vend sovran dhe të pavarur nga pikëpamja energjetike.

Ndërkohë që Rama shpallte vendimin, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njoftoi blerjen e 75,500 MWh energji elektrike nga importi për muajin tetor, me vlerë totale prej 33 milionë eurosh dhe një çmim mesatar të ponderuar prej 455.24 euro për MWh. Me kursin aktual të këmbimit, një KWh energji elektrike e importuar kushton 53.3 lekë, shifër kjo 5.6 herë më e lartë se sa çmimi aktual pa TVSH i konsumatorëve familjarë që është 9.5 lekë.

Shqipëria pritet të paguajë 300 deri në 500 milionë euro këtë vit për importimin e energjisë elektrike, para këto që paguhen nga taksapaguesit përmes taksimit të përgjithshëm.

“Pas një diskutimi që kemi zhvilluar mbrëmë, kemi vendosur të shtyjmë për më vonë vendosjen e fashës,” deklaroi Rama në një video të vetëregjistruar në Facebook.

“Në 1 shtator, kur ne vendosëm fashën me çmim të mbrojtur deri 800 kWh, kërkesa për energji nga KESH ishte rreth 17,000 KWh, sot është rreth 11,000 KWh,” deklaroi ai, në shifra që nuk kanë kuptim dhe nuk përputhen me situatën elektroenergjetike të vendit.

Ai deklaroi më tutje se sipas tij, “tre vitet e fundit kanë qenë me rekorde negative në sasinë e rreshjeve,” deklaratë kjo që gjithashtu nuk përputhet me realitetin. Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria gjatë tre viteve të shkuara (2019-2020 dhe 2021), ka pasur dy vite të këqija dhe një vit të mirë, por vitet e këqija nuk kanë qenë “rekord negativ”. Ai deklaroi se Shqipëria mbulon “vetëm 75% të konsumit të energjisë me prodhim vendës”, deklaratë kjo që nuk përputhet me të dhënat statistikore, të cilat sugjerojnë se në periudhën 2017-2021, prodhimi në Shqipëri ka qenë 84.1% e konsumit.

Rama premtoi se Shqipëria do të prodhojë 100% të konsumit të energjisë elektrike “brenda këtij dhjetëvjeçari” ndërsa e konsideroi këtë si një masë që “do ta bëjë Shqipërinë një vend energjetikisht sovran, si dhe eksportues neto.”

Shqiptarët e kanë dëgjuar një premtim të tillë edhe më parë, gjatë një krize tjetër energjetike. Në vitin 2007, ndërsa keqmenaxhimi la vendin pa drita dhe faturoi qindramilionë euro energji të importuar në kurriz të taksapaguesve, kryeministri i asaj kohe shpalli planin për ta bërë Shqipërinë një “superfuqi të vogël energjetike”, pavarësisht se të gjitha faktet tregojnë se Shqipëria, nëse dëshiron të ketë një ekonomi të zhvilluar dhe me mirëqenie, nuk i ka mundësitë për të qenë eksportues neto, as i energjisë elektrike dhe as i energjive primare, për shkak se nuk ka burime të mjaftueshme energjetike.

Ndërsa Rama deklaroi se shtyrja e vendosjes së fashës i detyrohej përmirësimit të kushteve hidrike në kaskadën e Drinit dhe rënies së konsumit, kundërshtarët e tij politikë e konsideruan vendimin si tërheqje përballë frikës për protesta popullore.

Rama nga ana e tij u përpoq edhe një herë të bindë publikun se ai nuk është përgjegjës për krizën. “Unë dhe kjo qeveri do të bëjmë më të mirën,” tha ai. “Inflacionin e ka sjellë lufta dhe nuk e ka sjellë qeveria.”

Etiketa: Edi Ramaekonomienergji elektrikeEnergjiaenergjia elektrikeEuroFacebookInflacioniINSTATKESHKorporata Elektroenergjetike ShqiptarekrizeKryeministri Edi RamaLuftaMASParaprodhimProtestaQeveriaQeveria shqiptareRamashqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTVSHvideo
Tjetri
Komisionerja Publike kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Valdete Hoxhës

KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të gjyqtares Valdete Hoxha

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.