AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqipëria rrezikon padi për dëbimin e turkut Ahmet Emre Olur

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit akuzohen sërish për injorim të kërkesave për azil në deportimin e një shtetasi turk, që sipas Ankarasë u refuzua nga Serbia dhe u krye nga Shqipëria vetëm pas komunikimit të dy ministrave të Brendshëm.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
12:44 | 04/10/2022
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ahmet Emre Olur (majtas) dhe Sedat Peker (djathtas). Foto nga llogaria në Twitter e Olur.

Më 18 shtator, Shqipëria dëboi Ahmet Emre Olur, një shtetas turk i njohur si zëdhënësi i Sedat Peker, një mafioz që u bë i famshëm pasi publikoi video të gjata me akuza ndaj zyrtarëve të lartë të partisë së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Olurit iu ndalua hyrja në Shqipëri sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit, përmes një procedure që Ministria e Brendshme e konsideron “normale”.

“Zgjodhi me vullnet të lirë kthimin në vendin e origjinës”, tha Ministria e Brendshme për BIRN në një përgjigje me shkrim.

Por pretendimet e Ministrisë së Brendshme kundërshtohen si të pabaza nga avokatët e Olur, të cilët paralajmërojnë padi ndaj Shqipërisë për shkelje të konventave ndërkombëtare në deportimin e shtetasit turk, pa marrë parasysh kërkesën e tij për azil.

“Sapo ka zbritur ka kërkuar azil,” tha avokati i Olur, Arben Llangozi duke iu referuar klientit të tij. “Nuk ka shanse të largohej me dëshirë. Ai e dinte ku po shkonte, e dinte që do shkonte në burg,” shtoi ai.

Pretendimi i Ministrisë së Brendshme bie ndesh edhe me pozicionin zyrtar të Turqisë për rrethanat e ndalimit dhe deportimit të Ahmet Emre Olur nga Shqipëria. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë turke, dëbimi i Olur ishte refuzuar të kryhej nga Serbia, por ishte pranuar nga Shqipëria pas një bisede mes ministrit të Brendshëm turk me atë shqiptar.

Pasi u dorëzua në Turqi, Olur u dërgua menjëherë në qeli me akuzat e “kërcënimit”, “lavdërim të krimit dhe një krimineli”, “fyerje”, “anëtarësim në një organizatë kriminale” si dhe “fyerje përmes mesazheve dhe lëndim personi”.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse ai kishte komunikuar me homologun turk dhe ishte përfshirë personalisht në dëbimin e Olur.

Pikëpyetjet e dëbimit

Që prej dështimit të grushtit të shtetit në vitin 2016, Turqia ka ushtruar presion mbi vendet e Ballkanit që të ekstradojnë kritikët e Erdoganit, por shumica e tyre i ka rezistuar presionit.

Megjithatë, Shqipëria ka dorëzuar në mënyrë kontroverse qytetarë turq të dyshuar si të lidhur me lëvizjen Gyleniste të klerikut në ekzil, Fetullah Gylen. Në 1 janar 2020, Shqipëria deportoi mësuesin Harun Çelik, pavarësisht thirrjeve të këtij të fundit për azil.

Më vonë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit tentuan të njëjtën procedurë me turkun Selami Simsek, por u detyruan të tërhiqeshin pasi rasti fitoi vëmendje mediatike. Të dyja procedurat janë gjetur me shkelje nga Avokati i Popullit dhe Gjykata Administrative e Apelit.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit refuzuan të vendosnin në dispozicion të BIRN procedurën e ndjekur në deportimin e shtetasit turk, Ahmet Emre Olur, por u mjaftuan me një përgjigje të shkurtër se gjithçka ishte kryer brenda rregullave.

“Në bazë të ligjit “Për kontrollin kufitar” dhe ligjit “Për të huajt”, shtetasit turk Ahmet Emre Olur, i cili udhëtoi drejt Tiranës me linjë ajrore, iu refuzua mundësia e hyrjes në Republikën e Shqipërisë, pasi nuk përmbushte kushtet e qëndrimit,” thuhet në përgjigje, pa shpjeguar mbi cilat nene bazohej dëbimi.

Ndryshe nga Ministria e Brendshme shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme për Siguri në Turqi e përshkruan me nota thrilleri kapjen e Olur në Shqipëri dhe deportimin e tij në Stamboll përmes një deklarate të publikuar më 18 shtator.

Autoritetet turke thonë se mësuan se Olur po lëvizte nga Shqipëria për në Emiratet e Bashkuara Arabe, por me ndërhyrjen e shërbimeve sekrete turke dhe ambasadës në Abu Dhabi, ai nuk u pranua dhe u dëbua nga vendi.

Policia turke thotë se e ndoqën dhe zbuluan se ai do të udhëtonte për në Serbi dhe i kërkuan Beogradit që ta ndalonte, por u refuzuan.

“Veçse duke qenë një pasagjer ndërkombëtar, Serbia nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë,” thuhet në komunikatë.

Shërbimet turke megjithatë e ndoqën Olur në Tiranë, ku ai zbriti të shtunën në 17 shtator. Ankaraja, që e kërkonte atë me urgjencë, i luajti të gjithë letrat.

Në komunikatë thuhet se veç Interpolit dhe komunikimit mes dy policive, pati një bisedë mes Ministrave të Brendshëm, që solli ndalimin e Olur në Rinas.

“Më 17.09.2022 ora 6:00 është arrestuar nga policia e Shqipërisë, kjo falë korrespondencës së dy Ministrave të Brendshëm,” sqarohet më tej në komunikatë.

Padi kundër deportimit

Ministria e Brendshme pretendon gjithashtu se ndryshe nga sa thotë avokati, Olur asnjëherë nuk kërkoi azil. “Shtetasi turk në asnjë moment nuk ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare tek autoritetet kuftare në Rinas,” thuhet në përgjigjen për BIRN.

Megjithatë, avokati Arben Llangozi i tha BIRN se ishte kontraktuar nga familja e Olur më 17 shtator së bashku me kolegen e tij, Orgesa Serani që të “ndiqnin gjithë procedurat për azil politik”.

“Familjarët më thanë që është shoqëruar dhe nuk e dimë për çfarë. Ata më kërkuan të aplikoja për azil”, tha Llangozi.

Llangozi tregoi se u përpoq ta dorëzonte kërkesën, por u përball me dyer të mbyllura. As policia në Rinas dhe as zyra të tjera ku trokiti, nuk ia morën në dorëzim letrën në të cilën kërkohej mbrojtje e veçantë për klientin e tij.

I gjendur përballë pamundësisë, ai thotë se i shkroi edhe portalit të famshëm të ankesave të qeverisë shqiptare “Shqipëria që Duam”.

“Edhe portalit Shqipëria që Duam i shkruam,  por nuk kemi pasur asnjë lloj përgjigje,” shtoi avokati.

Llangozi shtoi gjithashtu se ndonëse kishte kërkuar, nuk ka asnjë dokument që të tregojë se Olur ishte larguar me dëshirë. Ai po ashtu i tha BIRN se familja e të dëbuarit do ta padiste Shqipërinë për procedurën e deportimit.

E vënë në lëvizje pas deklaratave të avokatit Llangozi, Avokati i Popullit njoftoi nisjen e një procedure hetimi administrativ për dëbimin.

Avokatja Erinda Ballanca i tha BIRN se po kërkohej e gjithë procedura e ndjekur për të kuptuar ngjarjen. Ballanca tha se policia pretendonte që Olur nuk kishte kërkuar azil, por se kjo do të verifikohej.

“Sipas policisë nuk ka kërkuar, por po kërkojmë më shumë informacion e do kontrollojmë më shumë,” tha Ballanca.

 

 

 

Etiketa: Abu DhabiAdministrativeAkuzaAvokati i PopullitazilBIRNBledi ÇuçiBurgErdoganErinda BallancaFetullah GylenGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGylenHarun ÇelikmbrojtjeMinistria e Brendshmeorganizatë kriminalepadiPoliciaPolicia e ShtetitRexhep Tajip ErdoganRinasSedat PekerSelami SimsekSerbiSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorStambollTiranëTurqiTurqiavideo
I mëparshmi

Albert Meça e bindi KPK-në për një hua të deklaruar gjatë hetimit administrativ

Tjetri

Gjykata e Strasburgut gjen shkelje të konventës në vetingun e Besnik Canit

Tjetri
Anëtari i KLP, Besnik Cani sfidon legjitimitetin e dy anëtarëve të Kolegjit

Gjykata e Strasburgut gjen shkelje të konventës në vetingun e Besnik Canit

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.