AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dënohen me 122 vjet burg të pandehurit për grabitjet në Rinas

Gjykata e Posaçme i shpalli fajtorë shtatë të pandehurit e një grupi të struktuar kriminal, pas akuzave për grabitje të armatosura të sasive të mëdha të parave që udhëtonin drejt Rinasit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:59 | 05/10/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të Policisë Ushtarake, duke bërë roje jashtë njërës prej portave te pistes se aeroportit të Rinasit.Foto: LSA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të mërkurën më 5 tetor vendimin për dënimet e të pandehurve si të përfshirë në grabitjen me armë të një sasie të madhe parash në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019, kur gjatë tentativës për t’u larguar mbeti i vrarë njëri prej autorëve, Admir Murataj.

I arratisur nga një burg grek në vitin 2013 dhe prej gjashtë vitesh në ilegalitet në Shqipëri, Admir Murataj u akuzua se realizoi tre grabitje bankash dhe investoi miliona lekë në pasuri të patundshme, para se të mbetej i vrarë në goditjen e tij të katërt dhe më të madhe të 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.

Gjykata e Posaçme njoftoi përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Dinora Aleksi se 7 të pandehurit u dënuan me 122 vjet burg gjithsej për veprat penale “vjedhje me armë’; “mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

I pandehuri Klement Çalja është dënuar me masë përfundimtare me 20 vjet burgim, ndërsa vëllai i tij, Eldi Çalja dhe të pandehurit e tjerë, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, me nga 17 vjet burg secili.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ‘truri’ i grupit të strukturuar ishte Murataj, i akuzuar si përgjegjës për grabitjen e armatosur të rreth 7 milionë eurove në ngjarjet e 13 shkurtit 2015 pranë stacionit të Trenit në Tiranë, si dhe dy grabitjet e tjera të ndodhura në afërsi të Qafë Kasharit në dhjetor 2015 dhe shkurt të vitit 2017. Hetimi konstatoi se Murataj arriti të kryente grabitje të sofistikuara dhe të pastronte shuma të konsiderueshme parash, pa u diktuar nga institucionet e zbatimit të ligjit.

Etiketa: ArmëBurgDinora AleksiGjykataGjykata e PosaçmeGrabitjeMASParaprodhimRinasshqipShqipërivjedhje
I mëparshmi

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e Markelian Kuqos

Tjetri

Shqipëria e papërgatitur për rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike

Tjetri

Shqipëria e papërgatitur për rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.