AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Edi Rama kritikon akuzat “e fabrikuara” për trafik organesh nga ish-luftëtarët e UÇK-së

Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi një rishikim të një raporti të Këshillit të Evropës të vitit 2011 që akuzoi luftëtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, duke këmbëngulur se akuzat për trafik organesh ishin të fabrikuara.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke dhënë deklaratë për shtyp. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Në një fjalim në Këshillin e Evropës në Strasburg të mërkurën, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se raporti i senatorit zviceran Dick Marty i vitit 2011 për Këshillin e Evropës, i cili bëri akuza për krime lufte kundër oficerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të shqyrtohet si “një çështje të vërtet dhe drejtësie”.

Rama tha se sugjerimi i raportit ngriti dyshime të rreme se figura të larta të UÇK-së kishin trafikuar organe dhe se aktakuzat e mëvonshme të ish-oficerëve të UÇK-së konfirmojnë se pretendimet ishin të pavërteta.

“Nuk ka asnjë fjalë të vetme që përmend qartë apo nënkupton çështjen e trafikimit të organeve njerëzore. Është një çështje që nuk ekziston dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot”, tha ai.

Ai shpjegoi se arsyeja pse Shqipëria po reagon tani ndaj raportit të vitit 2011 është se ishte në pritje të formulimit të akuzave nga Dhomat e Specializuara e Kosovës në Hagë.

“Dhe kjo është arsyeja pse nuk isha këtu një vit më parë, apo vit para atij. Sepse ne pritëm me durim për të parë nëse do të dilte diçka”, shtoi ai.

Ai i përshkroi pretendimet për trafikim organesh si një “fantazi të fabrikuar në Kremlin dhe në një mënyrë shumë, shumë inteligjente, të trafikuar dhe të kontrabanduar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe të sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut”.

Parlamenti shqiptar miratoi në korrik një rezolutë të propozuar nga Partia Socialiste në pushtet e Ramës që dënon raportin e senatorit zviceran Marty në vitin 2011 për Këshillin e Evropës dhe i përshkroi pretendimet e tij si të pabaza.

Rezoluta iu dorëzua Këshillit të Evropës më 12 gusht.

Pretendimet e Dick Marty u hetuan nga një task forcë e Bashkimit Evropian. Raporti i task forcës zbuloi se kishte baza për akuza për krime lufte, megjithëse nuk mund të vërtetonte pretendimet për trafik organesh. Gjetjet e tij çuan në themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në vitin 2015 për të gjykuar ish-guerrilasit për krime lufte.

Gjyqi i parë i një ish-luftëtari të UÇK-së të kohës së luftës në Dhomat e Specializuara të Kosovës filloi në vitin 2021. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi aktualisht është në pritje të gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar. Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.

Por e ashtuquajtura “Gjykatë Speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shumë shqiptarë të Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirimin nga sundimi serb.

Etiketa: AkuzadëshmitarëDhomat e SpecializuaraDick MartyEdi RamaGjyqGjyqiHashim ThaçiKosovëKremlinKrimekrime lufteLufteParaPartiaPartia SocialisteRamaRaportiRezolutashqipShqipëriaStrasburgTrafiktrafik organesh
Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e Bernina Kondit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.