AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Për herë të parë në dy dekada, qeveria heq favorizimin e birrës vendëse

Nën presion nga Bashkimi Evropian, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka propozuar si pjesë e paketës fiskale 2023, heqjen e favorizimin fiskal për prodhuesit vendës të birrës, duke e barazuar në rritje akcizën me birrën e importit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:59 | 12/10/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Pixabay.

Ishte viti i largët 2001 kur fabrikat e birrës të trashëguara nga koha e komunizmit u privatizuan në favor të biznesmenëve dhe disa zyrtarëve publikë vendës duke krijuar në këtë mënyrë një grup interesi, i cili përgjatë dy dekadave që pasuan, “bindën” qeveritë e të dy krahëve, të PS-së dhe të PD-së, të bënin politika fiskale diskriminuese për birrën e importit në favor të “prodhimit vendës”. Ndërhyrja e fundit fiskale u deklarua disa vite më parë dhe synonte diferencimin e prodhuesve sipas sasisë: ata që prodhonin më pak se 20 mijë hl dhe ata që prodhonin më shumë. Ata që prodhonin më pak, d.m.th., prodhuesit vendës, paguanin 360 lekë akcizë për hektolitër. Ata që prodhonin më shumë, paguanin 710 lekë për hl.

“Ndryshimi i akcizës së këtij artikulli konsiston në unifikimin e tarifës së akcizës për birrën e bërë nga malto nga prodhues vendas e të huaj, ligjërisht dhe ekonomikisht të pavarur, me sasi më të vogël dhe më të mëdha se 200 000 HL në vit,” shkruhet në relacionin e Ministrisë së Financave në projektligjin për ndryshimin në ligjin e akcizës.

“Qëllimi i ndryshimeve të prezantuara në këtë projekligj lidhet me përmirësimin e politikave në fushën e akcizave, shpërndarjen më të drejtë të barrës fiskale dhe njëkohësisht realizimin e detyrimeve dhe angazhimeve që kemi në kuadrin e përafrimit gradual të legjislacionit fiskal me Direktivat e Bashkimit Europian në fushën e tatimeve,” shkruhet më tej në relacion.

Pas ndryshimeve, birra vendëse dhe ajo e importit do të paguajë 710 lekë akcizë për hl, ose 71 lekë për litër. Kjo pritet të sjellë një të ardhur shtesë neto për qeverinë prej 260 milionë lekësh në vit (rreth 2.3 milionë euro).

Tarifat diskriminuese të akcizës nuk  ishin ndërhyrja e vetme e suksesshme e prodhuesve të birrës në favor të vetvetes. Në vitin 2006, qeveria e kohës miratoi një sistem licencimi për importimin e maltos së birrës, lënda e parë për prodhimin e birrës, duke e kufizuar të drejtën e importimit në katër apo pesë operatorë, me argumentin se nëse do të kishte më shumë operatorë, atëherë do të rritej kontrabanda. Ky duket se është shkaku se pse në Shqipëri, ndryshe nga shumica dërrmuese e vendeve të botës, nuk ka prodhues të vegjël të birrës apo prodhues artizanalë, të cilët, normalisht ushqejnë industrinë turistike dhe krijojnë biznese të vogla.

Nga ana tjetër, relacioni i Ministrisë së Financave paraqet edhe një situatë të thjeshtë të tregut të birrës në vend. Sipas relacionit, konsumi i birrës në Shqipëri është rreth 100 milionë litra, nga të cilat, gjysma janë prodhuar në vend dhe gjysma janë të importuara.

Në fakt, evazioni fiskal në birrën vendëse është i dukshëm në pothuajse çdo dyqan apo lokal. Birra në Shqipëri shoqërohet me pullë akcize ndërsa një vëzhgim me sy të lirë nëpër supermarkete zbulon se në fakt, birrat vendëse në shumicë nuk kanë pullë akcize, ndryshe nga ato të importit.

Etiketa: Bashkimit EuropianBiznesmenEuroEvazioni fiskalKonsumiLigjPDPSQeveriaSHshqipShqipëri
I mëparshmi

KPK del me raporte pozitive për prokurorin Erjon Imeraj

Tjetri

Komisioni Evropian: Media në Shqipëri nën sulme denigruese nga aktorë të politikës

Tjetri
Komisioni Evropian: Media në Shqipëri nën sulme denigruese nga aktorë të politikës

Komisioni Evropian: Media në Shqipëri nën sulme denigruese nga aktorë të politikës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.