AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kriza energjetike zbutet, çmimet e gazit dhe elektricitetit bien

Përgjatë muajit tetor, çmimet e importit të energjisë elektrike në Shqipëri ranë nga 455 euro për MWh në 250-270 euro. Çmimet e gazit në tregun evropian, të cilat janë përcaktuese edhe çmimin e energjisë elektrike, kanë pësuar rënie edhe më të madhe, nga 350 në 150, duke sugjeruar se çmimet e energjisë elektrike duhet të bien edhe më tutje.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtyllë e transmetimit e energjisë elektrike

Çmimet e energjisë elektrike të importuar nga Shqipëria ranë me shpejtësi gjatë muajit tetor, ndonëse vijojnë të mbeten katër apo pesë herë më të larta se sa çmimet normale ndërkohë që kriza e gazit në Evropë, e cila ka ndikuar çmimet e elektricitetit, duket se po zbutet falë konsumit më të ulët dhe importeve të konsiderueshme në gaz të lëngshëm.

Ankandi i fundit i zhvilluar nga KESH për blerjen e energjisë në treg të hapur solli blerjen e 9,600 MWh energji me çmim mesatar 273 euro për MWh, ndërsa ankandi i fundit i shtatorit përfundoi me çmimin 455 euro për MWh. Rënia është e konsiderueshme por çmimet vijojnë të mbeten pesë herë më të larta se sa zakonisht. Përgjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka importuar energji me çmime që varionin nga 30 në 100 euro për MWh ndërsa çmimi tipik ishte 50 apo 60 euro për MWh.

Çmimi aktual i importit prej 273 euros është tre herë më i lartë se sa çmimi që paguajnë konsumatorët familjarë si dhe më shumë se dy herë më i ulët se sa çmimi që paguan biznesi i vogël.

Konsumatorët familjarë paguajnë aktualisht 9,6 lekë për kWh pa TVSH ndërsa bizneset e vogla paguajnë 14 lekë për kWh.

Pjesa më e madhe e energjisë së konsumuar nga shqiptarët prodhohet në hidrocentrale dhe kostoja e prodhimit është e papërfillshme. Por kostoja shtohet nga transmetimi dhe shpërndarja, ndërsa edhe vetë KESH numëron qindra të punësuar.

Aktualisht kostoja e energjisë së importuar, e cila këtë vit arrin në mbi 200 milionë euro, po mbulohet nga shqiptarët përmes taksimit të përgjithshëm.

Çmimet e gazit në rënie

Çmimet e energjisë elektrike në rajon dhe në Evropë përcaktohen në mënyrë indirekte nga çmimi i gazit, i cili ka qenë në luhatshmëri ekstreme për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia dhe frikës se gazi i importuar nuk do të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar kërkesën konsumatore në kontinent. Çmimi i gazit shënoi kulmin në gusht të këtij viti me 350 euro për MWh, kohë kur çmimi i energjisë elektrike arriti në mbi 500 euro për MWh. Së fundmi, si pasojë e konsumit më të ulët dhe furnizimit të Evropës me gaz të lëngshëm, çmimi i gazit ra në 150 euro për MWh.

Çmimi i gazit përcakton çmimin e energjisë elektrike në Evropë për shkak të skemës evropiane të tregut, e cila synon të nxisë investimet në energjinë e rinovueshme duke marrë për referencë çmimi burimin më të shtrenjtë për prodhimit e elektricitetit, pra gazit. Supozimi është që nëse çmimi final i paguar për energjinë është ai i energjisë së prodhuar me termocentrale gazi, atëherë aktorët e tregut do të nxiten të investojnë në burime të rinovueshme si më të leverdisshme.

Diskutimet mes politikanëve evropianë për të ndryshuar këtë skemë nuk janë konkluduar aktualisht por për momentin, kanë mjaftuar për të zbutur çmimet në treg.

Qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e jashtwzakonshme dhe planifikoi muajin e kaluar tw vendosw tarifim me dy fasha pwr konsumatorwt familjarw, duke pwrcaktuar ccmimin 9.6 lekw pa TVSH pwr konsumin deri nw 800 kWh nw muaj dhe 44 lekw pa TVSH pwr konsumin mbi 800 kWh nw muaj.

Skema të tilla janë të vlefshme për të shtrënguar qytetarët të kursejnë energji ose të zëvendësojnë energjinë elektrike me gaz për disa funksione, të tilla si ngrohja dhe gatimi. Por zbatimi i skemave të tilla është i vështirë pasi faturuesit duhet të vizitojnë familjet saktësisht në datën përkatëse në mënyrë që faturimi të bëhet për 30 ditë dhe jo, fjala vjen, një herë për 25 ditë dhe një herë tjetër për 35 ditë. Duke qenë se çmimi për konsumin mbi 800 kWh është stratosferik, familjet mund ta gjejnë veten me fatura thuajse të papërballueshme jo vetëm për shkak të konsumit të tyre por edhe për shkak të parregullsive në faturim.

Kryeministri Edi Rama vendosi të shtyjë tarifimin me dy fasha nga 1 tetori për në 1 nëntor ndërsa nuk ka marrë ende një vendim nëse do ta shtyjë sërish. Rama pretendon se gjendja e prodhimit në vend është përmirësuar si pasojë e rreshjeve ndërsa kritikët sugjerojnë se ai i druhet zemërimit popullor që mund të shkaktojë rritja e çmimit dhe për rrjedhojë, ka zgjedhur si masë më të butë pagesën e faturës përmes taksimit të përgjithshëm, ku qytetarët nuk e ndjejnë, pavarësisht se ata vetë e paguajnë njësoj.

Etiketa: Edi RamaEuroFinalgazKESHKrizaKriza energjetikeKryeministri Edi RamaMASPunëQeveriaQeveria shqiptarerajonRamaRusiaSHshqipShqipëriashqiptareTregTVSHVendim
Tjetri
PS mbron Xhaçkën nga kërkesa për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese

PD-PS me raporte të kundërta për Xhaçkën në Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.