AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pandemia lulëzoi biznesin e laboratorëve, spitalet private vijuan me humbje

Tregu i shërbimeve shëndetësore private duket se përjetoi një rritje stratosferike gjatë vitit 2021, ushqyer nga pandemia e COVID-19, por spitalet vijojnë të jenë me humbje ndërsa fitime të shpejta u realizuan nga laboratorët e analizave.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Laborator | Foto ilustruese nga Pixabay

Shpenzimet e shqiptarëve për shërbime shëndetësore private arritën në së paku 137 milionë euro, me një rritje dramatike prej 46% në vitin 2021 në krahasim me vitin e mëparshëm. Të dhënat e bilanceve të kompanive kryesore që operojnë në këtë sektor pasqyrojnë rritje marramendëse në shitje dhe fitime për kompanitë të cilat, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit të ri, ofruan shërbime diagnotikuese, qoftë testime për COVID-19, qoftë analizat që nevojiteshin për të trajtuar këtë sëmundje.

BIRN analizoi të dhënat e dhjetë kompanive kryesore të sektorit, të tilla si Spitali Amerikan, Spitali Continental, apo International Hospital, si dhe kompanitë e shërbimeve të diagnostikimit Genius, Intermedica e të tjera. (Të dhënat financiare mund të gjenden këtu).

Të ardhurat totale të të dhjetë kompanive u rritën në 16.4 miliardë lekë në vitin 2021, nga 11.3 miliardë në vitin 2020 dhe 9.5 miliardë që ishin në vitin 2019, viti para pandemisë së koronavirusit të ri.

Rritja e të ardhurave është shumë më e fortë për kompanitë e laboratorëve se sa për spitalet. Spitali Amerikan, kompania më e madhe në treg që zë 44% të të ardhurave të operatorëve të marrë në analizë, shënoi rritje të të ardhurave të veta me 21% në vitin e kaluar duke arritur në 7.2 miliardë lekë. Kompania gjithsesi vijon të jetë me humbje. Ajo e mbylli vitin financiar me humbje në masën 181 milionë lekë.  Që kur u themelua, kjo kompani ka humbje të akumuluara në masën 1.45 milionë lekë.

Spitalet e tjera më të vogla njohën gjithashtu rritje masive të të ardhurave ndërsa një pjesë e tyre arritën të realizojnë edhe fitime, në një treg që përgjatë viteve të fundit është njohur si një sektor i vështirë për të realizuar fitime.

International Hospital, kompania që operon spitalin Hygeia, e cila është nën pronësinë e Spitalit Amerikan, realizoi gjatë vitit të kaluar të ardhura në masën 3.2 miliardë lekë, me rritje 17% kundrejt vitit të kaluar. Kompania gjithsesi mbylli një vit tjetër me humbje në masën 30 milionë lekë.

Spitali Continental, i cili tërhoqi vitin e kaluar vëmendjen e medias pasi u ble fillimisht nga fondacioni Firdeus i klerikut popullor mysliman Elvis Naçi dhe më pas, në fund të vitit, nga Kryegjyshata Bektashiane, duket se ka pasur më shumë fat në duart e besimtarëve nga sa kishte në duart e pronarëve të mëparshëm. Gjatë vitit 2021, kompania rriti të ardhurat e veta me 46% duke arritur në 342 milionë lekë. Kompania arriti të nxjerrë edhe fitime në masën 18.7 milionë lekë. Kompania gjithsesi ka humbje të stërmëdha nga vitet e kaluara.

Dy spitale të tjera më të vogla sa i përket të ardhurave, Salus dhe Spitali Europian, njohën gjithashtu rritje të konsiderueshme. Salus realizoi të ardhura në masën 755 milionë lekë me rritje 72% në krahasim me vitin 2020 ndërsa realizoi fitime në masën 73 milionë lekë, nga humbje në masën 35 milionë lekë që kishte dalë në vitin paraardhës. Spitali Europian realizoi të ardhura në masën 404 milionë lekë me rritje 129% në krahasim me vitin e mëparshëm. Kompania gjithsesi vijoi të dalë me humbje.

Laboratorët që ofruan shërbime diagnostikimi në periudhën e errët të pandemisë realizuan të ardhura dhe fitime marramendëse. Genius Lab njohu një rritje të të ardhurave me pesë herë në krahasim me vitin e mëparshëm ndërsa fitimet iu katërfishuan. Kompania realizoi të ardhura në masën 2.1 miliardë lekë dhe fitime në masën 1.16 miliardë. Me një normë fitimi mbi të ardhurat 56%, kjo rezulton kompania më e suksesshme në treg në periudhën e pandemisë. Ajo zotëron 13% të të ardhurave totale nga të dhjetë kompanitë e analizuara.

Intermedica Center njohu gjithashtu dyfishim të të ardhurave dhe të fitimeve. Kompania pati të ardhrua në masën 1.93 miliardë lekë dhe fitime në masën 591 milionë lekë.

Biocheck Diagnostic Center, një kompani krahësimisht më e vogël, shënoi rritje 77% në të ardhura. Pandemia e koronavirusit të ri filloi në mars të vitit 2020 por shënoi kulmin përgjatë vitit 2021.

Sipas statistikave zyrtare, deri më sot nga COVID-19 janë prekur rreth 332 mijë shqiptarë ose rreth 12% e totalit të popullsisë. Të dhëna indirekte sugjerojnë se shifra reale e të sëmurëve është disa herë më e lartë se sa kjo. Shpenzimet për analiza dhe për shërbime spitalore private duket se janë vetëm një pjesë shumë e vogël e shpenzimeve që shqiptarët paguan për të përballuar sëmundjen COVID-19, në kushtet kur shërbimi shëndetësor publik efektivisht nuk ofron shërbime diagnostikimi të mbuluara nga paratë e taksapaguesve.

Etiketa: besimtarëBiocheck Diagnostic CenterBIRNCOVIDCOVID-19EuroGenius LabHygeiaIntermedica CenterInternational HospitalMASpandemiaParaSalusSHspitaletSpitali AmerikanSpitali EuropianSpitali KontinentaltestimeTreg
Tjetri
Të pushtuar prej HEC-eve: Banorët e Kukësit kundërshtojnë ndërtimet

Rama vendos tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë elektrike

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.